Letër publike Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj

Opinione

Letër publike Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj

Nga: Ragip Guraziu Më: 12 tetor 2018 Në ora: 08:58
Ragip Guraziu

Nuk jeni edhe aq të këqij,sa po dëshmoni vetë. Po ju jeni bërë si dy aktorë që u bëtë të famshëm me një rolë- dhe nuk keni sjellë në ekran asnjë rol tjetër për të qenë....

Është e vërtet që Kosova po kalon momente më të vështira që nga përfundimi i luftës së UÇK-së dhe 10 viteve të pavarësisë së Kosovës. Dhe a jeni në dijeni se bash ju dy në këto dy poste qytetarët e Kosovës i keni  stërlodhur që këto 20 vite në këtë shtet që e inkriminuat,shantazhuart e coptuar,e si më zi.

Po ju dy edhe në luftë keni qenë kështu...

Njëzet (20) vjet pas lufte nuk po mirri vesh se sa ushtar keni patur,shkatrruat dhe i përvetsuat shoqatat e dalura nga Lufta,shokët e juaj, komandant e ushtar i lat midis lëndine me gishta në gojë.  Tani në këto dy poste që mbani,njëri kryeministër e tjetri president,ju e dini vet sa dëme i keni bërë gjatë luftes,pas saj dhe tani edhe sot ku jemi këtu. Dhe këtë pavarësi po doni ta fundosni,apo ta cungoni me ndarje territoresh,që do të thotë një turp i ju dyve po ju përcjellë që 20 vite,po si nuk po marrohi pak para qytetarëve, apo bashkëluftetarëve të juaj!?mesazh për krerët e shtetit të Kosovës - po i shkelni sakrificat e dëshmorëve për lirimin e vendit

Për çdo vit kujtojmë të gjithë ata burra dhe gra që flijuan gjithë atë që patën në këtë botë po edhe jetën e tyre që ne sot të gëzojmë këtë liri, prandaj sakrificat e tyre ti shpërblej me të mirat. Ata flijuan atë që patën mundësi për një jetë më të mirë për neve për gjeneratat e ardhshme po ne ku jemi çfarë po bëjmë që sakrificat e shumë gjeneratave që kaluan dhe që ëndërruan ditën e sotme ta çojmë në vendin e duar, mos vallë ata sakrifikuan për këto çfarë neve po na ndodh, ku qytetarët e vendit janë të mërzitur në vendin e tyre ku qytetarët e Kosovës nuk janë aspak krenarë pse janë qytetar të Kosovës ku qindra kosovarë lëshojnë Kosovën për një jetë ma të lumtur, të vetmit pushtetarët dhe familjet e tyre po ndjen kënaqësi pse janë kosovar. Vallë këta pushtetarë me çfarë krenohen sot para të vrarëve të dëshmorëve çfarë bënë këta për Kosovën çfarë thonë ata para varreve të tyre pos hajnive dhe poshtërsive që kanë bërë për Kosovën, kur i tërë populli jetojnë në skamje dhe varfëri mos vallë për këtë gjendje sakrifikuan gjenerata e gjeneratat që populli të vuan për kafshatë buke që rinia ta lëshojë Kosovën dhe të merr rrugën e vendeve tjera. Deri kur do të vazhdojmë kështu kam frikë se do të na ndodh diçka e keqe si përbuzje e amanetit të tërë atyre burrave e grave që sot shkelët me të madhe.

Tani ne i kemi lodhë edhe familjet e dëshmorëve, që 20 vite rresht tu ju shkuar te dera..

Dëshmorët e kombit thuhet: ''dëshmorët e kanë të garantuar xhenetin, po ashtu edhe në këtë botë që po jetojmë, jo vetëm dëshmorët por edhe familjet e tyre janë të lartësuar e nderuar lart dhe me një respekt kombëtarë, që do mbahen mend dekada e dekada, kjo s’do koment.

Por, pse udhëheqësit tanë shtetërorë, sado pak bile në forma të ndryshme nuk vizitojnë këto familje në këtë ditë, kur dëshmorët në këtë ditë nuk i harrojnë kurrë bashkëluftëtarët e tyre. Si është e mundur kur disa ,siç presidenti i shtetit të Kosovës, të vizitoi, formalisht, dihet varrin e ish-presidentit, tani siç po e quajnë historik, Rugovës, e aq më keq të shkoi në Prekaz ti vizitojë varrezat e dëshmorëve, në krye me komandantin legjendar, Adem Jasharin, e të mos vizitoi familjen e Adem Jasharit, (kësaj radhe nuk di a ka qenë në familjen Jashari),por vitet tjera ka qenë i papërshtatshëm për këtë familje, presidenti Thaçi.

Tani, kur i kemi të gjitha këto parasysh dhe vizitat të krerëve shtetërorë të Kosovë, sa për sy e faqe, thotë-populli, atëherë këto komente  duhen llogaritur si reale me atë se si po veprojmë, punojmë, nderojmë dhe respektojmë, kur me njërën anë thuhen termet; ish-presidenti historik, Rugova e për Adem Jasharin legjendar e si do të quhen këta tjerë president?! Ndryshe unë në vitin 2013-14,isha në vizitë tek djemtë rrethin e Dortemundit,300 km rreth e përreth Dortmundit, jam interesuar shumë se si nderohen presidenti. kryeministri dhe një komandant lufte, kuptohet si Adem Jashari.

''Atëherë, neve na mbetet mos të keqpërdormi dëshmorët, familjet e dëshmorëve invalidëve të luftës, po t’i respektojmë ashtu siç duhet sepse tek e fundit ata veç janë të lartësuar e të nderuar përgjithmonë. ''Me rastin e 28 Nëntorit ditës së Flamurit Kombëtar shumë politikan po shkojnë tek varret e dëshmorëve thua që dëshmorët kanë nevojë për ta ,dëshmorët janë vetvetiu të lartësuar dhe nuk kanë nevojë për askënd të kësaj bote, por politikanët duhet të shkojnë tek familjet e dëshmorëve se ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit , fatkeqësisht tek familjet e dëshmorëve nuk mundë të shkojnë se nuk kanë bërë asgjë për ta, mjerim sa familje të dëshmorëve ende jetojnë në kushte të mjera kurse politikanët tanë nuk kujtohen për ta janë dhënë pas lukseve të tyre dhe kanë harruar gjakun e dëshmorëve turp turp turp..

Se zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë transparentë dhe temat e nxehta gjithmonë janë zbuluar nga të tjerët, siç po ndodh edhe me këtë rreth opsionit të ndarjes."Tani doli i përfshirë edhe kryeministrit Edi Rama në ndarjen e Kosovës, që thuhet se është tepër i involvuar në këtë lojë kriminale për Kosovën, bashkë me miqtë e tij mirë të mirë, Presidentin, Hashim Thaçin, Kryeministrin,Ramush Haradinaj dhe të paprekshmin, Behgjet Pacolli duke shfrytëzuar të gjithë këta,kontaktet e tyre direkt me presidentin serb Vuçiq dhe udhëheqsit tjerë shtetërorë të Serbisë.

Thaçit duhet t'i merret mandati i presidentit, derisa nuk ka mbërri deri te sakatimi i territorit të Kosovës!

Kështu po mendon dikush, shpëtimin nga sakatosja dhe defunksionalizimi i plotë i shtetit të Kosovës, përmes veprimit urgjent të Kuvendit të Kosovës që t'i merret mandati presidentit Thaçi. "Thaçit duhet t'i merret mandati i presidentit, derisa nuk ka mbërri deri te sakatimi i territorit të Kosovës. Thaçit duhet t'i merret mandati i presidentit pasi mund ta sakatojë e ta tradhtojë territorin për ambiciet e tij dhe frikën nga Specialja. Edhe pyetja ime për Thaçin do të ishte: pse po ngutesh Hashim Thaçi kaq shumë për të bërë pazar territorin e shtetit të Kosovës, a është arsyeja e vetme për t'i ikur e për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale , duke e caktuar tanimë takimin e radhës me Aleksandar Vuçiqin në Bruksel në fillim të shtatorit? Mirëpo, për mua është shqetësues fakti se si edhe opozita akoma po tregohet tërësisht indiferente, ndërkaq që edhe populli po duket se është shumë i habitur e nuk po reagon për rrezikun për ndarjen e Kosovës, e për çka flitej prej kohësh, pra për pazaret në kurriz të sovranitetit të vendit dhe integritetit territorial.

Përfundimisht e ndaj mendimin se nuk duhet t'i lejohet Hashim Thaçit për interesa personale, të lërë në harresë historinë e negociatave vërtet të dhimbshme që u kurorëzuan me planin 'Ahtisari', prej të cilit erdhi edhe pavarësia, me kushtëzime dhe privilegje të jashtëzakonshme për pakicën serbe, e cila, edhe pse përbën vetëm më pak se pesë për qind të popullsisë, gëzon të drejta edhe më të shumta edhe se shumica dërrmuese që është shqiptare. Kalimi përtej kësaj kornize është më shumë se tradhti kombëtare dhe për mua është tepër e habitshme se si po përpiqrendë të parë i kanë inatet e tyre që barten që nga lufta,dhe 20 vite i kanë stërllodhur qytetarët e Kosovës,dhe këta dy duhet të largohen nga politika dhe postet që mbajnë,sa nuk e kanë bërë ndonjë et që me mish e shpirt z. Thaçi t'ia sigurojë edhe territorin për akomodimin e mekanizmit puro-antikushtetues "Zajednicës", vetëm në këmbim të shpëtimit të vetes së tij nga Gjykata Speciale. Pavarësisht kësaj, unë mendoj që Kosovës nuk duhet t'i ngutet aspak për një marrëveshje të tillë të dëmshme, ndërsa Serbia vërtet e ka me ngut, sepse Serbia po merr e shpërblehet dhe pret benefitet e papara nga BE-ja.

Të njëjten gjë po e bënë edhe kryeministri Ramush Haradinaj por pak më ndryshe.

Kryeministri tani do i matë forcat me presidentin se cili këtu oshtë më i forti,që dihet mirë edhe vetë po dëshmojnë mu tani se në marri,që kishte me ndikuar edhe kombëtarishtë.

Është e vërtet që Kosova po kalon momente më të vështira që nga përfundimi i luftës së UÇK-së dhe 10 viteve të pavarësisë së Kosovës. Dhe a jeni në dijeni se bash ju dy në këto dy poste qytetarët e Kosovës i keni  stërlodhur që këto 20 vite në këtë shtet që e inkriminuat,shantazhuart e coptuar,e si më zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat