Diskurs filozofik: Emigrimi – Kur shqiptarët zhbëjnë njëri tjetrin

Opinione

Diskurs filozofik: Emigrimi – Kur shqiptarët zhbëjnë njëri tjetrin

Nga: Valon Alimi Më: 13 tetor 2018 Në ora: 09:08
Ilustrim

Historia e njerëzimit gjithmonë ka qenë e karakterizuar nga emigrimi dhe lëvizjet demografike që nga dëshpërimi politik dhe ekonomik kane kërkuar ardhmërinë dhe suksesin e tyre ne diasporë. Ambivalenca e sistemit kapitalist ku fitorja dhe fitimtari ne njërën ane gjithmonë supozojnë humbjen dhe humbësin ne anën tjetër, historikisht ka detyruar një pjese te madhe të popullsisë se varfër te braktis kombin për të shkuar në shtetet ku mbizotëron mirëqenia ekonomike. Pa dyshim shqiptaret nga spektri i popullatave të botes përbejnë popullin qe ndoshta me se shumti është përfshirë ne emigrim. Sigurisht, ambivalenca e lartpërmendur sot e kësaj dite është arsyeja kryesore qe çon shqiptaret drejte shtetet perëndimore dhe evropian pasi shqiptaret ne perspektiven ekonomike ndoshta edhe pos progresit ekonomik dhe socio-politik janë tërësisht te ndare.

Nuk është me si ne kohërat e kaluara ku kombi shqiptar ishte ekonomikisht homogjen dhe ku mazhoranca absolute jetonte ne varfëri absolute ne uri dhe ne ftohje. Ecja e kohës dhe çlirimi i shqiptarëve nga represionet te perandorisë serbe dhe osmane si dhe pavarësia e Kosovës ia ka mundësua një pakice te konsiderueshme te përparoj duke lëne mbrapa shumicën e vjetër që kërkonte liri demokratike por sidomos ekonomike nga zhvillimet politike. Sot shqiptarët ne fakt nuk luftojnë më kundër serbëve apo turqve por mes vete për burimet ekonomike siç janë paraja apo puna. Kjo luftë sidoqoftë dallon nga ato betejat me arme te historisë. Meqë ne histori te dy kundërshtaret kishin armët e tyre për t’u mbrojtur, ne luftën ekonomike qe zhvillohet ne Shqipëri njëra palë nuk ka mundësinë për vetëmbrojte. Kësaj pale i bashkohen te gjithë ata te cilët duhet te marrin borxhe për të mbijetuar apo nuk munden t’i paguajnë faturat. Janë ata te cilët nuk munden te arsimohen pasi u mungojnë paratë për te blerë fletoret apo librat e shkollës. Janë ata që nuk dinë se si do duket e nesërmja. Janë ata te cilët s’munden të përballojnë çmimet e bukës dhe ushqimit te përgjithshme dhe qëndrojnë pa bukë.

Thëne troç: Ata janë shumica e heshtur. Shumica qe margjinalizohet dhe neglizhohet nga politikanët dhe protagonistet te fuqishëm. Ndërsa luftërat, trazirat dhe komunizmi ne historinë shqiptare ishin arsyet për emigrimin e shqiptarëve sot e kësaj dite sot nënçmimi përbrenda rrjetit të shqiptarëve shkakton ikjen qe ne shpresonim me kalimin e kohës ta kishim shmangur përfundimisht. Sot armiku më i madh i shqiptarëve nuk është më turku apo sërbi por vetë shqiptari.

Gjendjen e shqiptarëve nuk e përcakton më sigurimi i kufijve nga ndërhyrje eksterne por zgjidhja i këtij ngërçi ekonomik ku shqiptari i pasur nga frika e humbjes se ekzistencës nënçmon shqiptarin e varfër duke ia pamundësuar përparimin qe ai kërkon. Kjo pabarazia qe shfaqet ne nënçmimin ekonomik shkakton ikjen duke ua lëne te pasurve terrenin kombëtar duke larguar ata te cilët ne këtë situata me se shumti kërkojnë një shtet te fuqishëm. Në anën tjetër shqiptarët e varfër qe mbesin ne shtetin e tyre me shpresën për përmirësim deklarohen idiota. Andaj, është tërësisht normale qe shumica e atyre pa shpresë largohet. Është normale por jo optimale apo ndryshe: Si ka mundësi qe ka degjeneruar ai komb qe njëherë ishte i famshëm për harmoninë e tij ne një subjekt politik ku patrioti qe është i gatshëm te japë maksimumin për kombin e tij nënçmohet nga bashkëkombësi dhe titullohet idiot se mban shprese tek mëmëdheu i tij.

Fatkeqësisht, emigrimi bën te vetën. Nuk kalon dite kur vala e ri me emigrantet shqiptar mbërrin ne Gjermani apo Angli. Nuk kalon ditë kur zbrazja e Shqipërisë nuk ndalet. Sot e kësaj dite nëse ende nuk e caktojmë si zbrazje demografike siç e bëjnë politikanet dhe qeveria atëherë me sinqeritet më te madh ne mund te themi qe Shqipëria është zbrazur ne mënyrë intelektuale. S’ka pasur ndonjë periudhe në historinë shqiptare, përfshirë trazirat serbe dhe turke, ku ka pasur aq shume njerëz intelektual jashtë vendit. Thënë troç: Atë qe nuk e përfunduan serbet dhe turqit e përfundojnë vetë shqiptarët.

Ndërsa politikanët tanë ende shahen dhe ofendohen ne radhët e tyre, ne çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, çdo jave, çdo muaj dhe çdo vit përfundon një biografi për të vazhduar diku tjetër. Shumë herë një biografi qe ndoshta do ndryshonte këtë situatë për shkak te papërgjegjësisë politike dhe te pasurve qe duheshin t’u ndihmojnë bashkëkombësve. Kjo nuk arrihet duke ofenduar njeri tjetrin siç bëjnë politikanet por me alternativa dhe ideja. Në ndërkohë ku politikanet ofendohen dhe nuk përmbushin detyrën e ligjvënies ne favor te stabilitet shoqëror te Shqiptarëve, te fundit e zgjedhin këtë “problem” siç i ka mësuar historia – me dhunë dhe forcë. Fatkeqësisht nuk e vërejnë qe armiket e vërtete janë ata qe zgjidhen çdo katër vjet dhe qe përdorin shqiptarët e varfër për interesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat