Prioritet mbi prioritet bashkimi kombëtar, jo “neo-osmanizmi”, nuk është çështje e shqiptarëve

Opinione

Prioritet mbi prioritet bashkimi kombëtar, jo “neo-osmanizmi”, nuk është çështje e shqiptarëve

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:41
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

*** Detyrë dhe përgjegjësi morale, profesionale dhe kombëtare e çdo shkencëtari,  studiuesi, analisti, publicisti dhe gazetari, është që të pohojë, të shkruajë  dhe ta mbrojë të vërtetën, jo ta shtrembërojë dhe ta sakrifikojë për interesa të ulta meskine personale, ideologjike, politike, mafioze, grupore, partiake, karrieriste dhe latifundiste. –Flerti me të vërtetën është tradhti dhe përgjegjësi ndaj së vërtetës, ndaj ndërgjegjës njerëzore, ndaj profesionalizmit, ndaj interesit të përgjithshëm kombëtar, si dhe ndaj humanizmit  dhe drejtësisë si vlera universale. 

JO stretegjisë së frikësimit dhe të dezinformimit të kombit shqiptar, me qëllim të shpërqendrimit nga sundimi i kolonializmit gjenocidal sllav (1878-2018) !

Duhet ta themi të vërtetën se pas përfundimit të Luftës së Ftohtë mes dy superfuqive botërore, SHBA-së dhe BRSS-së ( 1989-2018) shqiptarët ende nuk kanë pranuar kurrfarë oferte zyrtare nga politika dhe nga diplomacia e Anakarasë, që të mbështesin  strategjinë dhe doktrinën e  “neo-osmanizmit”. Mirëpo, nëse pranojnë një ofertë tillë për shqyrtim,  atëherë dihet se cila, do të ishte përgjigjja e Tiranës dhe Prishtinës,  një JO e Skënderbeut dhe e Ismail Qemalit, sepse shqiptarët përjetësisht   fatin e tyre e kanë të lidhur me Evropën Perëndimore dhe me Amerikën, JO me Turqinë, as me Rusinë, as me   satelitët e saj  të Ballkanit, të Evropës Juglindore, as me vededet e Afrikës  e as të Azisë.

Prandaj, nuk kemi pse të frikësoemi, të preokupohemi dhe të bëhem robër të propagandës zhurmuese sllave dhe filosllave të “neo-osmanizmit”, sepse ky fenomen nuk ka asnjë gjasë reale, që të ringjallet në katër vilajetet shqiptare, të cilat dikur ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane (1385-1912). Pra, mos u friksoni nga propagandimi i “neo-osmanizmit”, por nga kolonializmi dhe nga neokolonializmi gjenocidal sllav. Ky është rreziku permenant dhe varri i hapur i shqiptarëve të copëtuar dhe të aneksuar nga amalgama sllavo-bizantine (1878-2018). Ndërrimi i kësaj teze justifikon dhe legalizon politikisht dhe juridikisht kolonializmin dhe neokolonializmin gjenocidal sllav mbi gjysmën e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

-Po, supozojmë se, edhe sikur të ishte i shpërfaqur "neo-osmanizmi" (teorikisht  dhe praktikisht) hëpërhë  shqiptarët nuk janë superfuqi ballkanike e as evropiane, që të luftonin në pesë (5) fronte me pesë (5) kundërshtarë në të njëjtën kohë, sepse ky do të ishte epilogu tragjik për lirinë dhe për vetëvendosjen e  kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Mirëpo, pavarësisht nga spekulimet dhe nga dezinformimet  me “pompë” të  “politikës matematikore” të   qendrave të ndryshme kishtare dhe shtetërore të aleancës sllave ballkanike dhe të eksponentëve të tyre “kujdestarë” në përhapjen e strategjisë së frikësimit nga “neo-osmanizmi” as shqiptarët, as kroatët e as popujt e tjerë josllavë në rajonin ballkanik nuk kanë pse të frikësohen nga një “fantazmë” e tillë e paragjykuar, e ekzagjeruar dhe e dramatizuar  ( me qëllim që sa më parë shqiptarët t’i fusin në luftë me Turqinë, sepse kjo do të ishte strategjia  më e sigurt  dhe më e leverdishme politike dhe gjeopolitike, që Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia ta “konservonin” edhe më tej kolonializmin gjenocidal të tyre mbi gjysmën e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike), SEPSE  Ballkani nuk është më  zonë e kontrolluar vetëm nga Turqia si dikur para 600 vitesh, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga aleatët e saj të Evropës Perëndimore (Gjermania, Britania e Madhe, Italia dhe Franca), si dhe nga Rusia.

Prandaj, pavarësisht nga propaganda perfide sllavo-bizantine dhe kusilinge në “elektrizimin” dhe në provokimin  shumëtehësh të shqiptarëve, se gjoja “ka ardhur koha të dalin në mal për ta luftuar neo-osmanizmin”, ne nuk duhet të bijmë viktimë e kësaj propagande  serbo-greke antishqiptare, sepse realisht as në afat të shkurtër e as në afat të gjatë nuk ekziston asnjë shans më i vogël, që të vijë në shprehje “neo-osmanizimi” e as “sllavizimi” i Ballkanit mbase ky, tanimë është zonë e sferës së interesit  PERËNDIMOR (AMERIKA, GJERMANIA, BRITANIA E MADHE, FRANCA DHE ITALIA) dhe e atij LINDOR (Rusia).

Ndaj si politika, diplomacia, ashtu edhe propaganda masmediale shqiptare nuk preferohet, që të  “karrabythen” me të,  sepse nuk është detyrë e as përgjegjësi e tyre kinse  për “korrigjimin” e “neo-osmanizmit”, në asnjë fromë,  sepse,  nëse ky fenomen ekziston si i tillë ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme  të Turqisë, jo të Shqipërisë e as të Kosovës.

Prandaj, para së gjithash dhe, mbi të gjitha objektiv prioritar i interesit të përgjithshëm nacional, duhet të jetë shkolonizimi dhe ribashkimi  i Shqipërisë Natyrale, JO hapja e ndonjë konflikti eventual me Turqinë, sepse kjo do të ishte fitorja më e madhe e aleancës ortodokse sllave me Rusinë në krye ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Për krijimin e një konflikti të tillë mes shqiptarëve dhe Turqisë, qe më se një shekull janë duke punuar  intensivisht “fabrikat”  dhe “kuzhinat” politike dhe propagandistike të  kishave ortodokse të Athinës dhe të Beogradit, me qëllim që të fitonin aleatin e pestë-Turqinë për luftimin e shqiptarëve në Ballkan.

Mirëpo, shqiptarët nuk duhet të jenë aq naivë dhe mendjelehtë, që t’i fryjnë një zjarri të tillë serbo-grek (kinse për ta luftuar “neo-osmanizmin”), sepse do të digjeshin në flakën e tij sikurse më 1878,  1912, 1913, 1919, 1945, 1989 dhe më 1999, kur Slobodan Milosheviqi me ndihmën, me mësimet dhe me bekimin e Kishës Ortodokse  Serbe dhe të Kishës Ortodkse Greke, bëri 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Jo konflikt, por bashkëpunim dhe miqësi me Ankaranë

Deri tani kemi dëshmuar se ne  nuk duan kurrfarë konflikti me Turqinë, sepse  mjaft i kemi mbi kokë 4 armiq shekullorë sllavë ballkanikë, të cilët edhe sot mbajnë në sundimin e tyre kolonial mbi 3 milionë shqiptarë dhe më se gjysmën e Shqipërisë etnike (1878-2018). Ky është problemi  i shqiptarëve, JO “neo-osmanizmi” i imagjinuar  dhe i fabrikuar sllavo-bizantin  i “Unholly Alliance”  ortodoks i Beogradit dhe i Athinës.

Nëse Ballkani qenka në rrezik nga “neo-osmanizmi”, atëherë le t’i përgjigjet aleanca sllave ortodokse me Serbinë dhe me Greqinë në krye, sepse kanë në mbështetje Rusinë,  jo shqiptarët (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë), sepse më se 50% e tyre ende janë nën çizmen e kolonialzimit gjenocidal sllav. Zgjidhja e  këtij problemi jetik ka prioritet për kombin shqiptar dhe për Shqipërinë Etnike, Jo kurrfarë “neo-osmanizmi”  i Turqisë.

Gjenocidi  serb dogji Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, jo  “neo-osmanizmi” turk !

-Vërtet,“neo-osmanizmi” nuk e shkatërroi Jugosllavinë Socialiste të Titos (1945-1990), por Serbia e Madhe me 3 gjenocidet e saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, me ç’rast rrezikoi jo vetëm Ballkanin, por  edhe sigurinë dhe paqen e Evropës dhe të bashkësisë ndërkombëtare (1990-1999). Kjo ishte arsyeja pse  RFJ-ja (Serbia+ Mali i Zi)e drejtuar nga kryekkrimineli Slobodan Milosheviq, u bombardua nga forcat ushtarake të Alencës së Atlantikut Verior (NATO), jo më pak se 78 ditë (24 mars-10 qershor 1999).

Ndaj e gjithë amlagama slavofile, duhet ta ketë të qartë se Shqipëria Etnike Natyrale  dhe shqiptarët në Ballkan janë në konflikt të hapur më se njëshekullor (1878-2018)  me  kolonializmin gjenocidal sllav të Serbisë, të Greqisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Ky është problemi kyç që  prêt zgjidhje nga shqiptarët dhe nga aleatët e tyre ndërkombëtar, JO   shpallja e luftës  dhe propaganda mediale filosllave kundër Turqisë, gjoja për  ta luftuar “neo-osmanzimin” e saj në Ballkan, duke e harruar kolonializmn gjenocidal sllav ortodoks! Kjo nuk është “detyrë shtëpie” parësore e politikës, e propagandës as e diplomacisë  shqiptare, POR   ndërtimi i strategjisë së përbashkët konzistente, konsensuale dhe afatgjatë për luftimin e kolonializmit gjenocidal  sllav nga territoret e Shqipërisë Etnike.

Disa pyetje, që në asnjë formë nuk mund t'i atribuohen “neo-osmanizmit”, por kanë të bëjnë  me barbarizmin, me  gjenocidin, me terrorizmin, me shfrytëzimin, me korrupsionin, me terrorin, me krimin, me dhunën, me plaçkën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike

Së pari, për të hyrë in medias res në këtë “temë”, shtrohen këto pyetje: Kush janë ata, që pas përfundimit të luftës së ftohtë (1989-2018) po e rrezikojnë Ballkanin, janë turqit, grekët, shqiptarët, kroatët, myslimanët boshnjakë apo serbët me 3 gjenocidet e tyre (1990-1999)?   Kush bëri gjenocid ndaj Kosovës (1998/99)? Kush i vrau mbi 12.000 mijë shqiptarë në Kosovë? Kush i dhunoi mbi 20.000 mijë femra shqiptare në Kosovë? Kush i masakroi mbi 3.mijë foshnja dhe fëmijë në Kosovë? Kush i zhduku mbi  2.000 mijë shqiptarë nga Kosova? Kush i shpërnguli mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova? Kush e ndërkombëtarizoi veriun e Kosovës? Kush  po kërkon këmbimin e kufijve të Kosovës? Kush e varfëroi Kosovën? Kush e korruptoi sistemin e drejtësisë në Kosovë? Kush e legalizoi krimin  dhe plaçkën e organizuar?  Kush shkaktoi papunësinë mbi 40%, kush po nxit eksodin sistematik të shqiptarëve nga Kosova dhe nga Shqipëria , e cila, edhe pse nuk ishte përfshirë në luftën e Kosovës, përjetoi ekzodin sistemtik të qytetarëve të vet, ku prej vitit 1990 e deri më sot (2018) mbi 1 milion shqiptarë kanë emigruar në vendet e Evropës, në Amerikë dhe në Greqi? Kush e shndërroi  Shqipërinë në “livadhe” kanabisi?  Kush e korruptoi  sistemin e drejtësisë në Shqipëri?  Kush po vret për çdo ditë në Shqipëri? Kush i vrau heronjtë shqiptarë të UÇK-së në Shqipëri, më 1998 (kolonel Ilir Konushevcin, kolonel Ahmet Krasniqi dhe Dr. Hazir Mala) ? Pse institucionet dhe organet përkatëse  të drejtësisë në Shqipëri, që 20 vjet (1998-2018) ende nuk kanë zbardhur këto krime të terrorizmit politik?

Të gjitha këto dukuri  të zeza negative dhe shkatërrimtare janë prodhim i drejtpërdrejtë i politikave të gabuara të dështakëve korrupcionistë, miliarderë dhe mafiozë  politikë  të Kosovës dhe të Shqipërisë, JO presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, e as  kurrfarë “NEO-OSMANIZMI” i Turqisë, i shpifur dhe i trilluar nga kuzhinat tradicionale sllavo-biznatine të  industrisë  politiko-propagandistike serbo-greke sllave të djeshme dhe të sotme (1331-2018).

Fantazma e “neo-osmanizmit” makth për kolonialistët dhe për neokolonialistët sllavo-bizantinët në Ballkan

Derisa nuk ekziston asnjë fakt konkret për shfaqjen e “neo-osmanizmit” në Ballkan, me qëllim të mohimit të lirisë dhe të pavarësisë së shqiptarëve, si dhe të tëkurrjes së territorit të Shqipërisë Etnike, politika dhe propaganda shqiptare nuk duhet të bëhen robër  të këtij fenomeni të  “patentuar” dhe të përpunuar nga kuzhinat politike kishtare dhe shtetërore të Serbisë dhe të Greqisë   për të dominuar sllavët në Ballkan mbase  bashkëpunimi ekonomik, tregtar, kulturor, politik dhe diplomatik i Turqisë me vendet fqinje ballkanike,  në asnjë kuptim nuk mund të cilësohet si “neo-osmanizëm”, por  si bashkëpunim normal, i  vullnetshëm, reciprok, i ligjshëm, demokratik, miqësor dhe paqësor në frymën e standardeve  dhe të kritereve të axhendës së integrimeve të BE-së dhe të globalizmit.

Pse Turqia ka marrëdhënie të mira dhe të suksesshme  politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe të biznesit etj. me  të gjitha vendet e Ballkanit, kjo nuk mund  të paragjykohet dhe të akuzohet se, pas këtij bashkëpunimi të ndërsjellë dhe të  frytshëm fshihet   ndonjë “plaformë strategjike neo-osmaniste” e Turqisë për ta kolonizuar Ballkanin. Ky është nonsens, shpifje, dhe sulm i drejtpërdrejtë i “UNHOLLY ALLIANCE” i frontit të përbashkët të politikës së kishës ortodokse serbo-greke për ta destabilizuar bashkëpunimin, sigurinë dhe paqen në Ballkan, ashtu siç vepruan në dekadën e fundme të shekullit XX, me rastin e “bombardimit” dhe të shkatërrimit total të ish-RSFJ-së, ku Serbia me 3 gjenocidet e saj shkretoi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën (1990-1999).

Në këtë kontekst si politika, propaganda shtetërore, ashtu edhe kisha ortodokse e Greqisë luajti rol të madh, duke e mbështetur kishën serbe dhe politikën gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit kundër kroatëve, myslimanëve  dhe shqiptarëve në Kosovë, të cilët me qindra e mijëra u maskaruan nga makineria çetniko-fashiste  hitleriste e forcave militare, paramilitare dhe policore  të Serbisë, të përgatitura, të komanduara dhe të urdhëruara nga kryekriminelët Slobodan Milosheviq, Vojislav Sheshel, Arkan, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq etj.

Kjo luftë shfarosëse  nuk pati karakter të luftës civile, por thejsht, ishte një luftë me strategji dhe me përmbajtje  religjioze dhe të pushtimit territorial të kroatëve, të myslimanëve dhe të shqiptarëve në Kosovë.

Shqiptarët nuk duan luftë me Turqinë, sepse që 100 vjet jetojnë në paqe me të (1923-2018)

Vetëm ndonjë politikë e paekuilibruar sllavofile, do të mund t’i konfrontonte shqiptarët me Turqinë, me qëllim që t’ia lehtësonte darën  aleancës  sllave ortodokse në Ballkan si  “sundues legjitimë” të territoreve të kolonizuara të Shqipërisë etnike (1878-2018).

Mirëpo,  shqiptarët, duhe të kuptojnë se nuk janë në konflikt me Turqinë, por me aleancën  kolonialiste sllave ballkanike antievropiane  dhe antiamerikane.

Prandaj, shqiptarët nuk duhet të bijnë viktimë e propagandës së boshtit ortodoks sllav (Beograd-Athinë),  duke e mbështetur dhe  afirmuar strategjinë e “neo-osmanizmit” të tyre,  se gjoja  “Turqia po paraqet rrezikun më të madh për shqiptarët në Ballkan”, sepse kjo është vetëm një gënjeshtër e madhe dhe provokim serioz për t’i futur në grindje shqiptarët me turqit e sotëm, si dhe me partnerët  dhe me miqtë shpëtimtarë të tyre evropianë perëndimorë (Amerika, NATO dhe BE).

Prandaj, ne duhet të jemi aq largpamës, që të mos i bëjmë “argatë”  një politike dhe një propagande të tillë antishqiptare, antiturke dhe antievropiane  perëndimore  të  “Anshlusit Sllav”, që me çdo kusht po lufton  dhe po trumbeton me të madhe se gjoja “Ballkani është në rrezik nga ringjallja e neo-osmanizmit”. Kjo është rrena  dhe shpifja më  absurde, që nuk ka lidhje me realitet e krijuara në Ballkan (1990-2018), sepse  “neo-osmanizmi” nuk bëri asnjë luftë terroriste dhe gjenocidale ndaj Kroacisë, ndaj Bosnjës dhe ndaj Kosovës (1990-2018), por Serbia  fashiste, kolonialialiste, militariste dhe gjenocidale është ajo që i bëri 3 agresione gjenocidale mbi bazën religjioze, raciste dhe gjeopolitike për rizgjerimin e territoreve të Serbisë së Madhe (1878-1999).

Ky ishte dhe, edhe sot është “neo-osmanzimi” serbo-greko-sllav, i ringjallur  edhe si doktrinë, edhe si praktikë në “luftën e shenjtë” për shfarosjen e popujve josllavë të Ballkanit. Prandaj, mendja e shëndoshë dhe interesi i përgjithshëm kombëtar, shtetëror dhe territorial shqiptar e thotë që, si politika, diplomacia, propaganda masmediale shqiptare, me çdo kusht, duhet të distancohen  dhe t’i shmangen  një rreziku të këtillë serbo-grek antishqiptar dhe antievropian, cili ka për qëllim që Shqipërinë Etnike  dhe Turqinë, t’i shndërrojë në një Siri të dytë.  Prandaj,  ne, në asnjë mënyrë nuk duhet të jemi as  avoaktë, as gjykatës, as  “gardianë, as “lojtarë” e as luftëtarë të Aleancës Serbo-Greke Sllave, e cila  për t’i mbrojtur  edhe më tej të paprekura  kolonitë shqiptare, si rrjedhim i gjenocidit kolonial të saj (1878-2018), i apelon shqiptarët, që të ngrihen në luftë kundër të ashtuquajturit  “neo-osmanizëm” të Turqisë së Rexhep Taip Erdogan.

Mirëpo, ky apel serbo-grek sllav nuk është ndonjë novus, por, theshjt një reprizë e apelit të aleancës së vendeve sllave ballkanike të viteve 1912 dhe 1913, kur u  bashkun me kryengritësit shqiptarë në luftën e kundër sundimit të Perandorisë Osmane për çlimin e Ballkanit. Mirëpo, pas çlirimit të Ballkanit nga sundimi osman, Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria pushtuan territoret shqiptare të KATËR VILAJETEVE SHQIPTARE (Manastir, Janinë, Shkodër dhe Kosovë), të cilat edhe sot i mbajnë si plaçkë koloniale jolegale.

Prandaj, duhet kuptuar qartë dhe objektivisht se zhvillimi dhe bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, politik , kulturor, sportiv, diplomatik, si dhe marrëdhënet e mira e miqësore të Turqisë së sotme me vendet fqinje të Ballkanit, nuk mund të karakterizohen si “neo-osmanizëm” , sepse nuk përbëjnë kurrfarë rreziku për stabilitetin dhe për paqen në Ballkan. Përkundrazi, Turqia është faktor stabiliuzues dhe unifikues i të gjithë popujve të Ballkanit. Këtë e dëshmoi edhe mospërzierja dhe mosinvolvimi i saj në luftërat gjenocidale të Serbisë në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1990).

Fakte e as shembuj konkret të “neo-osmanizmit”  për gllabërimin e Ballkanit nuk ka, por ky është produkt i propagandës serbo-greke, i gatuar nga kisha serbe dhe nga ajo greke, që në dekadën e fundme të shekullit XX, kur si rrjedhim i ndikimit dhe i mbështetjes së tyre, edhe shpërthyen 3 gjenocide serbe kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Për t’iu shmangur keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve të gabuara dhe qëllimkëqia të propagandës mediatike serbo-greko-sllave dhe prosllave se gjoja “Neo-osmanizmi po paraqet rrezik për Ballkanin”, së pari, ? është  e domosdoshme, që masmediat shqiptare në Ballkan, si dhe ato në diasporë, në asnjë formë të mos ushqehen dhe të mos operojnë me burimet  dezinformuese të propagandës politike, publicistike, diplomatike shtetërore dhe kishtare serbo-greke, se gjoja  “Turqia e presidentit Taip Rexhep Erdogan po rrezikon Ballkanin me politikën e saj  për ringjalljen e osmanizmit”. –Jo,  Turqia nuk po kërkon asgjë specifike nga  partnerët fqinjë ballkanikë veç mirëkuptimit dhe bashkëpunimit recirpok në të gjitha fushat.

Këtë e provuan edhe tri gjenocidet e fundit të Serbisë në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-1999), jo “neo-osmanizmi” këto tri gjenocide nuk i bëri në asnjë pëllëmbë të Ballkanit. Përkundrazi, Turqia e sotme evropiane si anëtare e NATO-s,  e OKB-së dhe si aleate e Amerikës i denoncoi këto luftëra gjenocidale të Serbisë në Ballkan, ku trupat e saj morën pjesë edhe në kuadrin e OKB-së dhe të NATO-s në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë. Gjithashtu, Turqia është ndër shtet e para, e cila së bashku me Amerikën, me Britaninë e Madhe, me Francën, me Gjermaninë dhe me Italinë e njohu Republikën e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008).

Ballkonin po e kërcënon “Unholly Alliance” serbo-greke JO “neo-osmanizmi” e as Shqipëria Natyrale

Për ata që nuk e dinë dhe për ata që nuk duan ta dinë “neo-osmanzimi” është pjellë politko-propagandistike e “Aleancës jo të shenjtë” serbo-greke dhe e bishtave të  agjenturave të tyre, që punojnë për interest e shërbimeve të zbulimit  dhe të kundërzbulimit sekret  shtetëror, kishtar, policor, ushtarak, informativ, publicisitik, diplomatik dhe shkencor, me qëllim të dezinformimit dhe të indoktrinimit të njerëzëve të painformuar dhe  të atyre, që ushqehen me  përfitime të ndryshme materiale, financiare dhe karrieriste, gjithnjë të disponuar dhe të gatshëm për t’i mbështetur dhe justifikuar tezat, shpifjet, gënjeshtrat dhe akuzat e rënda paragjykuese dhe paranoide të “Aleancës jo të shenjtë” sllavo-bizantine, përkatësisht serbo-greke, se gjoja “Turqia e sotme evropiane me presidetin e saj, Rexhep Taip Erdogan në krye  po rrezikon Ballkanin” !?

Mirëpo, kjo është vetëm propagandë e zezë (me burime të panjohura) dhe e bradhë(me burime të njohura), që si mjet kryesor operativ politiko-propagandistik, diplomatik, shtetëror, kishtar, publicistik dhe informativ medial po përdorë “NEO-OSMANIZMIN” e trilluar, edhe pse nuk ekzistojnë fakte e as argumente të qëndrueshme se “neo-osmanizmi po rrezikon Ballkanin”.

Përkundrazi, që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë (1948-1989) e deri më sot, politika e jashtme, as diplomacia e as masmediat turke nuk kanë dëshmuar  asnjë fakt dhe asnjë argument se  Turqia e sotme ka  pretendime për “neo-osmanizimin” e Ballkanit. Kjo akuzë nuk qëndorn as në “tokë, as në qiell”, por është produkt strategjik afatgjatë  i Platformës  së Aleancës jo të shenjtë serbo-greke për ta serbizuar dhe greqizuar-kolonizuar në tërësi Ballkanin me popujt sllavë, duke i luftuar turqit, shqiptarët dhe kroatët nga teritoret e tyre autoktone sikurse këtu e shumë shekuj më parë, që nga car Dushani-mizori (1331-1355), e, edhe sot në shekullin XXI (2018).

Sa më sipër, politika dhe diplomacia shqiptare, duhet  të fokusohen në përzgjedhjen e prioriteteve të veta kombëtare dhe shtetërore, gjithnjë duke u mbështetur në  respektimin e parimit të interesave vitale, që përbëjnë kuintesencën  e mbrojtjes së interesit të përgjithshëm nacional dhe shtetëror gjithëshqiptar, sepse kjo është froma më e qëndrueshme dhe më oportune për të mënjanuar çdo formë agjitacioni, propagande dhe dezinformacioni, si dhe format e e tjera subversive të ndërhyrjes  në çështje të brendshme, me qëllim të “bombardimit” të sovranitetit dhe të pavarësisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, që të gjitha këo e pengojnë dhe e bëjnë të pamundur krijimin e atmosferës së mirëbesimit dhe të respektimit reciprok për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes popujve dhe shteteve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat