Zeqirja Sait - Goli, ishte internisti i parë në Gjilan… - Bota Sot
Zeqirja Sait - Goli, ishte internisti i parë në Gjilan…

Opinione

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Zeqirja Sait - Goli, ishte internisti i parë në Gjilan…

Nga: Tefik Selimi Më: 16 tetor 2018 Në ora: 14:45
Zeqirja Sait Goli, tani i ndjere

Tash e 17-vjet më parë na mungon mjeku dhe internisti i parë i popullit në Gjilan, Zeqirja Sait – Goli. Na mungon dhe, mungesa e tij po ndjehet kudo në mjekësinë e Gjilanit e më gjerë. Ai ishte njeri i afërt i popullit. Punën e respektoi gjer në fund. Në Gjilan e në Anamoravë, Zeqirja Saiti ishte i njohur dhe emri i tij nuk harrohej asnjëëherë nga qytetarët e këtij qyteti. Zeqa, siç e quanin kolegët, punën e respektoi shumë. Në punë nuk pati mungesa dhe, ai gjithnjë vinte para kohe në vendin e punës. Jo vetëm kjo.

Zeqirja Sait Goli lindi më 1939 në Gjilan. Ishte nga një  familje bujare qytetare dhe shumë e respektuar. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm i kreu në Gjilan.  Fakultetin shumë të adhuruar e të pritur të Mjekësisë e përfundoi në vitin 1964. Dhe, pak më vonë, ai specializoi nga shëndetësia  në vitin 1970. Gjilanasit, i madh e i vogël e njihnin Zeqirja Sait Golin si mjek të dashur dhe shumë punëtor. Ai gjithnjë ishte me njerëz që kërkonin ndihmë shëndetësore. Zeqirja Saiti u doli në ndihmë, nuk kurseu mundin dhe nuk ndjeu lodhje as ditë e natën duke i shëruar qytetarët nga sëmundjet e brendshme. Ai qe internisti i parë dhe i merituar në Gjilan.

Në vitin1985 Zeqirja Sait Goli qe shef i repartit në fjalë. Kurrë nuk ndjeu lodhje në punën e  tij të përditshme. Ai i deshi njerëzit punëtorë. Thonë se, asnjëherë nuk mungoi nga orari i puës. Detyrën e mjekut e konsideroi si të shenjtë. Shih për këtë, ai qe i respektuar nga masa e popullit. E ndihmoi popullatën e Anamoravës. Në jetë qe bashkëthemelues i Shërbimit të Hemodializës. Një kohë, Zeqirja Sait Goli ka punuar si drejtor gjeneral në Qendrën spitalore të  Gjilanit. Është meritor për faktin se bëri rikualifikimin e punëtorëve të parë shqiptarë, të  cilët gjatë shërbimit në ish-AJ, kanë mbaruar shërbimin sanitar. Ai qe themeluesi i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan.

Kudo që punoi e veproi si mjek, Zeqirja Sait Goli la përshtypje të mirë në masën e popullit. Ishte njeri i urtë e shumë punëtor në profesionin e tij si internist. Gëzoi autoritet kudo që punoi e veproi. E deshën kolegët mjekë, por edhe  ai i respektoi dhe i çmoi. Ishte njëri prej mjekëve që pati virtyte të larta njerëzore.

Për Qendrën spitalore, në Gjilan, është një humbje e madhe.  Vdiq në moshën 64 –vjeçare, në vitin 2001 në Gjilan. Ai la pas vetes gruan dhe dy fëmijë: Sunën, motër medicionale dhe djalin, Zihajun. Andaj, tash e 17 vjet na mungon një mjek shumë i merituar i popullit. Mungesa e tij po ndjehet kudo, sidomos ndjehet në familjen e tij dhe në mesin ku ai punoi me përkushtim si mjek (internist) i parë në Gjilan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test