Ti je heroina ime - Bota Sot
Ti je heroina ime

Opinione

E martë, 13 nëntor 2018

Ti je heroina ime

Gjyla Çeliku Nga Gjyla Çeliku Më 17 tetor 2018 Në ora: 10:45
Vasfije Krasniqi-Goodman

Vasfije Krasniqi-Goodman ka thyer një tabu në shoqërinë shqiptare në Kosovë, pasi për herë të parë pas 20 vitesh flet hapur për dhunën seksuale dhe psikike që pësoi në luftën e Kosovës nga policia serbe. Vetëm shpirti i një femre mund ta ndjejë këtë femër viktimë e çlirimit të Kosovës. Ajo e vrarë denoncon rastin në UNMIK, kthehet në Amerikë ku martohet me një amerikan dhe “good man” dmth “burrë I mirë”, pasi mbiemrin e paska Goodman dhe unë i dhash konotacionin e burrit të mirë sepse vështirë që një burrë shqiptar do ta përballonte që:

-Të marrë për grua një vajzë të përdhunuar

-Të përkrahte dhe motivonte që ajo të vazhdojë të dojë jetën dhe bile të insirojë edhe femrat tjera

-Të jetë krenar me flijimin e gruas, sepse është një dëshmore e gjallë

-Të mos mërzitej për rrethin, por për shëndetin dhe karrierën e saj

Sa burra shqiptarë ka që kanë vepruar me gratë e tyre në këtë formë? Vjen amerikani dhe me krenari i dëshmon shoqërisë që kjo nuk është vetëm heroina ime të cilës i shpëtova jetën, por më shumë është e juaja sepse u flijua për ju. Si për fat të keq shumica e femrave të përdhunuara në luftën e Kosovës sot kanë marrë burra jo shqiptarë, ka nga ato që kanë marrë edhe burra afrikan, kanë ndërtuar jetën, vazhdojnë të kontribojnë për atdhe, por në fund përsëri paragjykohen nga rrethi. Shoqëri nuk e ndihmon një grua të përdhunuar, përkundrazi e shikon me syrin e inferioritetit dhe e nënçmon. Ngushëllimi i vetëm që jep “au përgjynah”, ngushëllim që të shkatërron pa vetëdije.

Krenaria maskuliste në shoqërinë tonë është pa arsye, tradicionale dhe egoiste. Shpesh dëmton femrën por edhe shoqërinë. Ato 20000 femra të përdhunuara ku janë sot?

Pse s’guxojnë? Si e kanë gjendjen shpirtërore dhe familjare? Shteti si i trajton? Në UNMIK pse nuk ekzistonte deklarata kur u kthye zonja nga Amerika? Pyetje që të bëjnë të dyshosh edhe në shtetin tënd, edhe në ndërkombëtarët. Situatë e tmerrshme dhe e dhimbshme, por me ndjenja krenarie dhe guximi, duke i dëshmuar shoqërisë që unë jam heroina juaj, por nuk jam e vetme ka edhe shumë të tjera që nuk guxojnë, ndaj përkrahni!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test