Dashuria ndaj shtetit, një prej tregusve të fuqisë dhe stabilitetit

Opinione

Dashuria ndaj shtetit, një prej tregusve të fuqisë dhe stabilitetit

Nga: Armend Halimi Më: 17 tetor 2018 Në ora: 19:59
Ilustrim

Për fuqinë e një shteti nuk është i vetëmi përcaktues investimi dhe zhvillimi ushtarak. Aspekti i kapacitetit ushtarak sigurisht që ka rëndësinë e pakontestushëme kur bëhet fjalë për pozicionin e shtetit karshi arenës ndërkombëtare, mirëpo, nëse marrim parasysh shtetet e fuqishëme përgjatë gjithë historisë, pjesa dërmuese e tyre janë shkatrruar jo nga rreziku apo sulmi i direkt nga jashtë, por nga brenda për brenda shoqërisë. Ky fakt vlenë sidomos nëse marrim për bazë vendet e lindjës, apo pak më larg Jugosllavinë, ku kjo e fundit dhe ato të parat janë shkatrruar pikrishtë nga konfliktet dhe luftrat me palë ndërluftuese për arsye të ndryshëme si njëra si tjetra i takonin dhe i takojnë të njëjtit organizim shoqëror e shtetror. Një konstatim të tillë e mbeshtes edhe në teorit bashkohore që objekt studimi kanë sigurinë, të cilat theksojnë se në botën bashkohore, shtetet më tepër rrezikohen nga brenda për brenda, sesa nga jashtë, për arsye se shtet demokratike nuk bëjnë luftë mes vete.

Andaj, stabilitet dhe qëndrushmëria shtetrore duhet të ketë pikë synim organizimin e brendshëm, sidomos krijimit të ndjenjës së dashurisë dhe unitetit të brendshëm, përkatësisht kulturës qytetare se shteti duhet respektohet dhe mbrohet, ngase ai ekziston dhe funksionon mbi bazën e interesit qytetarë.
Sigurisht që një kulturë e tillë që krijohet me politika shtetrore duke ndjek dhe qenë konform interesit qytetarë do të reflektoj edhe në fuqin e tij karshi diplomacisë apo politikës së jashtëme, duke u parë si shtet stabil dhe me unitet të brendshëm. E kundërta, ku paknaqësia qytetare përherë është e theksuar si rezultat i politikave të gabuara dhe keq menaxhimit, do të bëj që të zbehet fuqia e shtetit, kur kihet parasysh se as një politik shtetrore nuk gëzon përkrahjen e shoqërisë që i takon.

Ndërsa, në këndvështrim të vendit tonë, realiteti flet për një shqetësim dhe zhgënjim në të njëjtën kohë. Kjo për arsye se, çdo matës tregon se paknaqësia qytetare ndaj pushtetit dhe politikave shtetrore është jashtëzakonisht e nivelit dëshprues, krejt kjo për arsye të keq menaxhimit, keqpërdorimit, për çka edhe  fare pak ka arsye të ndryshohet situata për të mirë fatkeqësisht. Kjo bën që edhe politika ndërkombëtare të gjej më leht depërtim me anë të imponimit në çështjet e brendshëme të vendit, krejt kjo si rezultat i jo unitetit të brendshëme. Andaj, edhe duhet strategji e mirëfillt shtetrore duke qenë e ndërtuar pikërisht mbi bazën e interesave nacionale.

Autori është magjistër i sigurisë, diplomuar pranë UEJL, Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat