E kemi pritur...

Opinione

E kemi pritur...

Nga: Muhamet Belaj Më: 18 tetor 2018 Në ora: 19:12
Muhamet Belaj

Për të është menduar, punuar, sakrifikuar, është derdhur gjakë, dhe janë humbur shumë jetë.

E kemi pritur nga burrat e dheut, dalëzotësit e atdheut. E kemi pritur se ata, nuk do te harrojnë betimin e dhënë, e as amanetin e Deshmorëve.

E kemi pritur mirëkutimin, dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, Aleatit të përhershëm të Shqiptarëve. E kemi pritur, përkrahjen e Aleances së NATO-s dhe Europës.

E kemi pritur me plot optimizëm, duke qenë të 'bindur thellë se Kosova ka të drejten si çdo shtet i botës të ketë Ushtrinë e vet.

Kosova e ka merituar të radhitet në mesin e shteteve të sigurta të Europes e Botës, për t'i kontribuar paqes, sepse ka kapacitete, ka njerëz dhe ka popullin përparimtar që di, do dhe mundet.

Unë kamë besuar dhe vazhdoj t'besoj në forcen përparimtare dhe shpirtë-bardhsinë e popullit shqiptarë të Dardanisë, ashtu siq i besoj edhe fati, miqtë e paqes, dhe vullneti i Perendisë. Ushtria e Kosovës do t'i shërbej sigurisë së qytetarëve të vendit, stabilitetit dhe paqes, jo vetëm të Gadishullit Ilirik por edhe Europes e me gjërë.

Shqiptarët janë popull i paqes, i prosperitetit, dhe këtë e kan dëshmuar historikisht.

Urime Popullit shqiptar të Kosovës! Urime Çlirimtarëve, dhe gjithë vëllezërve shqiptar që punuan dhe punojnë ditë e natë për ndertimin dhe ruajtjen e paqes!

Lavdi Dëshmorëve të kombit, atyre që u shëndrruan në gurë-themel i, Paqes, Shtetit Lirisë, dhe Ushtrisë së Kosovës.

Bruksel 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat