Një ligj për bisedimet me Serbinë! - Bota Sot
Një ligj për bisedimet me Serbinë!

Opinione

E shtunë, 17 nëntor 2018

Një ligj për bisedimet me Serbinë!

Nga: Melihate Tërmkolli Më: 21 tetor 2018 Në ora: 19:50
Melihate Tërmkolli

Rezolutat në Kuvendin e Kosovës për bisedime me Serbinë dështuan, jo veç pse nuk u miratuan por edhe po të ishin miratuar, mund të konsiderohen të dështuara ngase rrallë herë respektohen nga institucionet të cilave iu drejtohen. Nuk respektohen, në radhë të parë sepse nuk kanë fuqi detyruese sa ligji. Mund të quhet e pazakontë, por askush nuk e ndalon Kuvendin e Kosovës të bëjë një ligj për bisedimet.

Me ligj të veçantë për bisedime do të mund të përcaktoheshin parimet bazë të bisedimeve, formati i bisedimeve në kuptimin institucional dhe përmbajtësor, përbërja institucionale e ekipit për bisedime, mënyra e zgjedhjes apo emërimit të tij dhe mekanizmave tjerë ndihmës, ekipe profesionale të ekspertëve etj.

Me ligj mund të përcaktohet kuadri brenda të cilit mund të zhvillohen bisedimet dhe të arrihen marrëveshje, përfshirë detyrimet ndaj Kuvendit. Në mungesë të një dokumenti për definimin e interesave nacionale të Kosovës dhe qytetarëve të saj, ligji i tillë do të ndihmonte në një masë në drejtimin e procesit të bisedimeve. Ligji mund i përgaditet nga Kuvendi ose me propozim të Qeverisë dhe do të duhej të përkrahej nga të gjithë, të miratohej me konsensus institucional politik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test