Toka e Kosovës është larë me gjak - Bota Sot
Toka e Kosovës është larë me gjak

Opinione

E enjte, 15 nëntor 2018

Toka e Kosovës është larë me gjak

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 22 tetor 2018 Në ora: 13:12
Faksimile e hartës së eciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817

Java që e lëmë pas u karakterizua me vazhdimin  e luftës verbale të Serbisë ndaj Kosovës. Patriarku Irinej, kreu i Kishës Orthodokse Serbe  pas vizitës në Malin të Zi më datë 18  tetor 2018 arrijti edhe në Kosovë ku qëndroi dy ditë, duke vizituar Patrikanën e Pejës, Graçanicën dhe Manastirin e Deçanit. Gjatë kësaj vizite Patriarku Irinej deklaroi se, “ Nuk mundemi dhe nuk do ta japim  atë që me shekuj  ka qenë e jona  e kurrë në histori  nuk u ka takuar shqiptarëve, pa marrë parasysh pse na është grabitur  dhe tani është nën pushtetin e huaj. Ky është qëndrim i njëzëshëm  i Këshillit  arqipeshkvor  dhe i shumicës së madhe  të besimtarëve”. Irinej më tej shtoi se, “  Kisha nuk përpiqet për konflikt  të ngrirë në Kosovë, por nuk është as për njohjen e aktit të kryer  të arritur me padrejtësi, agresion dhe krime”, duke theksuar se , “ rreth Kosovës nuk duhet vepruar  me shpejtësi dhe as me zgjidhje  provizore”.

Këtyre mendimeve  tejet të gabuara të këtij patriarku  vendosëm tu  japim përgjigje faktuese.

 Z. Irinej është shumë befasuese dhe irrituese që me   postin që keni të plasoni kësi mendime joreale e  kërcënuese, në vend që të shprehni mesazhe paqeje. Të mjerrët ata besimtarë serbë që u dëgjojnë. Ju  e dini shumë  mirë se tërë territori i Kosovës ka qenë tokë e  Ilirëve, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët dhe se kishat e manastiret  ekzistuese i keni ndërtuar në  trojet shqiptare të okupuara me ekspedita të përgjakshme, duke i dëbuar shqiptarët të cilët sipas të dhënave  të argumentuara historike kanë jetuar gjer në Qupërli (Qupri) përtej Nishit. Kosovën e kanë  grabitur  serbët  me padrejtësi, agresion e krime. Shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre nuk kanë okupuar as një pëllëmbë tokë të huaj, por gjithnjë kanë qene të sulmuar  dhe të okupuar nga serbët. Ekzistojnë  fakte të gjalla e të freskëta  se edhe në kohën që ne  po e jetojmë Serbia në shekullin e 20-të ka nxitur dhe filluar tre luftëra  të përgjakshme, shkatërrimtare e gjenocidale,  edhe atë në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë  dhe në Kosovë. I dini shumë mirë z. Irinej gjenocidet dhe terroret që serbët i shkaktuan në  Srebrenicë, Potoçare dhe Vukovar. E dini shumë mirë z. Irinej se  Serbia fillimisht në Kosovë suprimoi administratën, pastaj arsimin e të gjitha niveleve në gjuhën shqipe e pas kësaj e okupoi Kosovën me dhjetëra mijëra ushtarë  të armatosur  gjer në dhëmbë dhe me armatim të rëndë karshi popullit shqiptar duarthatë. Ushtria serbe në Kosovë vrau 15 mijë shqiptarë, dhunoi në mënyrë shtazarake 18 mijë femra shqiptare, krijoi  shumë varreza masive, dogji qndra mijëra shtëpi, shkaktoi   eksodin e 1 milin shqiptarëve, ndërsa  edhe sot e kësaj dite nuk dihet fati i 1860 shqiptarëve  të  pagjetur. Kjo don të thotë se Serbia e bëri Kosovën shkrumb e hi. Duke udhëtuar nëpër Kosovën e Pavarur edhe vetë i keni parë varrezat  e shumta përkujtimore anë e mbanë Kosovës të rregulluara e të sistemuara bukur ku prehen bijtë më të mirë shqiptarë  që  flijuan  jetën e tyre për çlirimin e Kosovës. Egzistojnë dëshmi të argumentuara  historike se serbët janë ardhacakë në Ballkan. Serbia nga një shtet miniaturë  i Beogradit i ka zgjeruar kufijtë e vet  me luftëra të përgjakshme, me vrasje dhe djegie  e më së shumti në dëm të shqiptarëve duke përfshirë gra, pleq e fëmijë. Hordhitë serbe me vrasje  i kanë  dëbuar shqiptarët nga këto vende  dhe i janë afruar edhe bregdetit të Shqipërisë, por në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, dhe në Konferencën e Paqës në Paris në vitin 1920, u vendosën këto kufij aktualë edhe pse në dëm të shqiptarëve. Në viset e okupuara serbët me shpejtësi  i kanë zevendësuar   toponimet vendase  me toponime serbe dhe i  kanë ndërtuar kishat dhe manastiret serbe.

Këto të dhëna  historike  i dëshmon  edhe Faksimili i hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, ku shihen  qartë  kufijtë realë të Serbisë në periudhën e viteve   1804, 1810, 1812, 1815, 1820, 1867 që janë shënuar në brendinë e kësaj harte. Kjo hartë e Enciklopedisë Ruse flet qartë se nuk është e vërtetë atë që thono ju se  Kosova me shekuj paska qenë e Serbisë. Kufijtë e sotëm të Serbisë  ku janë  përfshirë trojet shqiptare  janë arritur vetëm  nëpërmjet ekspeditave  të përgjakshme serbe ndaj shqiptarëve.

 Serbia në vitin 1999 në Kosovë pasi i suprimoi institucionet dhe arsimin në të gjitha nivelet në Kosovë, e nisi luftën e fundit  duke vrarë mijëra  shqiptarë në mesin e  tyre gra, pleq e fëmijë.  Dhunimet e femrave shqiptare nga ushtarët e paramilitarët serbë janë nga më trishtueset dhe më makabëre që njeh historia e njerëzimit. As për masakrat në kosovë dhe as për masakrat në Kroaci e Boanjë e Hercegovinë Ju nuk e folët asnjë fjalë të vetme qoftë edhe për keqardhje e jo më ti qortonit serbët për këto masakra që tronditën botën e civilizuar.

Gazetarja  Luljeta Selimi  është autore e librit me titull ”Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” të shkruar mbi rrëfimet autentike të femrave shqiptare të dhunuara në Kosovë nga  ushtarët e paramilitarët serbë.

Ja disa grimca nga  libri i Luljeta Selimit që ta zgjojmë sado pak ndërgjegjen Tuaj: “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më  dhunuan dhe  trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron  se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe  mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin,  mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Më dhunuan para syve të nënës”, “Më dunuan e ma prenë gjirin”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “Me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën  e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”,  “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tëtë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe  burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderruan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”. Këto janë të vërtetat që duhej ti dinit z. Irinej.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, siç njoftoi  Radio B92 në Ditën e Agjensionit Informativ të Sigurisë, gjithashtu  më 18 tetor 2018 deklaroi  se, “ Kosova është sfida më e madhe e sigurisë për Serbinë. Në atë pjesë të territorit po ballafaqohemi jo vetëm me faktin se atje dikush ka krijuar  pavarësinë, por edhe me sfidat e sigurisë për ekzistencë të popullit dhe me pjesëmarrjen  e konsiderueshme të faktorit ndërkombëtar,  i cili me politikën e aktiit të kryer  do të donte të na sillte  në pozitën se  nuk kemi çka të kërkojmë atje”, duke shtuar se, “ anëtarët e këtij shërbimi sekret serb  duhet ti bëjnë të gjitha  për ta siguruar paqen  dhe për tu mundësuar serbëve  të mbeten në kosovë  dhe aty të jenë vetvetja”. Ai më tej  tha se Serbia  po shenjohet si fajtorja  kryesore  për gjithë ato që kanë ndodhur  në hapësirat e ish Jugosllavisë” , ka thënë Vuçiq.

Z. Vuçiq pergjigja jonë është se të gjitha këto që po flisni janë  gjepura dhe  na habit fakti se shiteni si politikan i moderuar, ndërsa veprat tregojnë se po shkoni drejt rrugës së  Millosheviqit, i cili ishte kokëfortë dhe e dijmë si përfundoi. Është më se e vërtetë ajo që u thonë ndërkombëtarët, se ju nuk keni çka të kërkoni në Kosovën e  Pavarur e të lirë ku ekziston paqja dhe barazia për të gjithë duke përfshirë edhhe serbët,  sepse 5 përqindëshi i serbëve që jeton në Kosovë  i  gëzon të drejtat  që nuk i ka asnjë pakicë kombëtare  në botë. Krahasonoi të drejtat që i kanë serbët në Kosovë me të drejtat që i kanë shqiptarët  e Luginës së Preshevës që janë  nën Serbi.  Serbët në Kosovë i kanë të gjitha të drejtat, por është Beogradi që po i instrumentalizon për të përfituar edhe më shumë  nga Kosova. Më kot harxhoni energji negative kundrejt Kosovës së Pavarur e Sovrane. E vetmja gjë që mund të bëni është  që Lugina e Preshevës ti bashkangjitet Kosovës e asgjë tjetër. Ëndrat Tuaja që keni  për Kosovën janë shuar me Pavarësinë dhe çlirimin e Kosovës. E vetmja gjë civilizuese  që mund ta bënit do të ishte  të kërkonit falje publike për terrorin, dhunimet  dhe gjeënocidin që ushtria dhe paramilitarët serbë i bënë gjatë luftës së fundit  në Kosovë. Këtyre ditëve po dëgjojmë se jeni shqetësuar shumë për themelimin e ushtrisë së Kosovës. E keni shumë gabim sepse Kosova tani është shtet i pavarur dhe e ka të domosdoshme ta ketë ushtrinë e vet për ti mbrojtur kufijtë e saj dhe pragun e shtëpisë, e jo për ti sulmuar të tjerët.

Vojisllav Sheshel,  kryetari i Partisë Radikale Serbe dhe deputet i kësaj partie në  Parlamentin e Serbisë,  këtyre ditëve  në Televizionin  serb Happy,  u shpreh se, “ Planifikon të blejë  shtëpi në qendër të Preshevës se ajo e tëra do të mbetet në Serbi, se Kosova  në tërësi do të mbetet në Serbi, ajo do të ketë një autonomi  që mund të jetë kulturore  dhe se katër komunat serbe nuk vihen në pyetje. Aty  është prona homogjene serbe  përfshirë Gazivodën. Kopaoniku është i mbrojtur, Trepça nuk është  e tëra. Hyrja për dritrare është në anën e Serbisë  e ne  do të krijojmë qasje. Gjithsesi duhet të ketë  lidhje tokësore  ndërmjet fshatrave në Kosovë. Deçani do të duhej të kishte ekstra territorialitet . Kishat  dhe manastiret  serbe janë  shumë të rëndësishme . Komuna e Shtërpcës  duhet të ruhet  me të gjitha mjetet. Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, ato nuk debatohen”, ka thënë Sheshel.

Z. Sheshel për   këto mendime destruktive Tuaja  përgjigja jonë  është se, edhe pse  tashmë keni hy në moshën e tretë të jetës,  çuditërisht nuk keni evoluar aspak  në aspektin pozitiv njerëzor. Dëshironi  të bleni një shtëpi në qendër të Preshevës, por harroni fare se një albanofob siç jeni Ju nuk mund  të qëndrojë as disa orë në këtë qytet. Ju jeni të preokupuar nga ëndërat dhe  planifikimet e  sëmura  që i bëni për ta okupuar sërish Kosovën, që nuk mund të realizohen asnjëherë.

Libri i gazetares  Luljeta Selimi  me përmbajtjen e tij trishtuese por tejet reale, është argument i pakontestueshëm  për mbarë opinionin që të mësojë e dijë më shumë për gjenin shtazarak serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ky libër dhe librat  me përmbajtje të ngjashme  është më se e nevojshme të përkthehen në gjuhë të huaja dhe tu dërgohen ambasadorëve në OKB, në Unionin Evropian, në Këshillin e Evropës, në Grupin e Kontaktit dhe tërë burrështetasve tjerë. Një libër  i këtillë do të ishte gjë e qëlluar tu  dërgohet  edhe  bashkëshortes  dhe fëmijëve të Aleksanër Vuçiq që me fakte  të binden për rrugën e gabuar të tij ndaj Kosovës. Një libër të këtillë duhet ti dërgohet edhe  Frederika Mogherinit, komesares së lartë të BE që ndërmjetëson bisedimet  Prishtinë-Beograd në Bruksel,  Maja Kocijançiqit, zëdhënëses së BE-së, pse jo edhe  Ana Bërnabiqit, kryeministres së Serbisë. Në këtë mënyrë ato do të kuptonin më qartë se çfarë krimesh kanë bërë serbët në Kosovë, e sidomos ndaj  femrave shqiptare.

Unë gjer më sot kam shkruajtur disa tekste që janë botuar në media me rekomandim lidershipit kosovar, biznesmenëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në diasporë, që librat me kësi përmbajtje duhet  të përkthehen në gjuhë të huaja dhe të shpërndahen nëpër botë. Me një letër të hapur i jam drejtuar edhe Kongresit Mbarëshqiptar  në Botë të mbajtur nga vëllezërit Kuzhnini në Prizren dhe në Tiranë. Para disa muajve në media u botua edhe një letër e imja e hapur drejtuar Bexhet Pacollit, ministër i jashtëm i Kosovës, me të njëjtën kërkesë. Jam mëse i  bindur se një gjë e tillë do të ishte shumë dobiprurëse për Kosovën, sepse përmbajtja e këtyre librave flet më shumë se qindra ambasadorë  në të mirë të Kosovës, por për fat të keq këto rekomandime të mia gjer më sot kanë hasur në vesh të shurdhër.

Vasfije  Krasniqi-Goodman siç raportuan mediat kosovare më datë 18 tetor 2018, është dekoruar nga Presidenti Hashim Thaçi për rrëfimin  e guximshëm të dhunimit të kësaj femre shqiptare nga forcat paramilitare serbe. Presidenti Thaçi me këtë rast tha  se, “ Kam përjetuar momente  të rënda emocionale dhe të dhimbshme  në rast  të tragjedive  e masakrave nga ushtria serbe  drejt popullsisë shqiptare . Një  nga brengat  më të dhimbshme ka qenë  dhunimi i rreth 20 mijë grave  shqiptare nga forcat paramilitare serbe. Sot është një moment emocionues  dhe rrënqethës. Rrëfim që  thërret  për ndërgjegje  në Kosovë  dhe therret ndërgjegjen e  drejtësisë ndërkombëtare  se e vërteta  po thuhet, por drejtësia  nuk po zbatohet. Për heroinen e gjallë, Vasfijen,  për guximin e saj  të jashtëzakonshëm  ndaj Medalje  për trimeri e guxim”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq Vasfije  Krasniqi-Goodman  falenderoi presidentin duke ia kujtuar atij se për të dhunuarat  duhet drejtësi. “Ju  falenderoj për dekoratën  në emër të të gjithave. Neve  na duhet  mbrojtje  dhe drejtësi juridike”, ka thënë Vasfije  Krasniqi Goodman.

Vasfije Krasniqi-Goodman  të njetën ditë u prit edhe nga Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës, i cili në  Facebook  ka shkruar se, “ Të gjitha viktimat  e dhunës seksuale  e kanë mbështetjen e qeverisë dhe asnjëherë  nuk duhet të ndihen të vetme  në betejën  për drejtësi. Kryeministri ka thënë se  Vasfije Krasniqi e  ka mposhtur heshtjen duke u bërë model i shoqërisë sonë”.

Edhe pse me kaqë vonesë të madhe dhenia e medaljes për trimëri e guxim Vasfije Krasniqit- Goodman nga presidenti Thaçi dhe fjalët e tij me këtë rast janë për tu përshëndetur. Është për tu përshëndetur edhe pritja dhe qëndrimi i Ramush Haradinajt, kryeministrit të Kosovës lidhur me z. Vasfije Krasniqi- Goodman dhe viktimat etjera, por kjo nuk duhet të mbetet me kaqë.

Përshtypjet tona si gazetarë na  obligojnë ti drejtohem Presidentit  Hashim Thaçi duke përsëritur kërkesën se librat që bëjnë fjalë për dhunimet dhe terrorin serb në Kosovë duhet sa më parë të përkthehen në gjuhë të huaja e  të shpërndahen nëpër botë.

Ramush Haradinaj gjatë një debati të zhvilluar me datë 17 tetor 2018   me studentë në Tiranë, duke  folur për prapaskenat e  idesë për  ndryshimin e kufijve me Kosovës dhe Serbisë,  ka akuzuar  Serbinë  si sposorizuese  të kësaj agjende, e që fatkeqësisht  sipas tij,  ka depërtuar e ka gjetur mbështetje  edhe në Kosovë. Pse duhet të na imponohet  një debat i tillë, pasi prej 20 viteve  Serbia investon, ka hedhur para, ka bërë miq, kanë lobuar që debati  të përhapet edhe brenda nesh. Pse duhet të përballemi me teorinë e ndarjes. Edhe unë nuk kam bërë mjaftueshëm diskutime  me popullin tim  për ti treguar  se ku qëndron e vërteta. Ai ka folur për luftën e bërë, marrëveshjet ndërkombëtare  dhe vijën kufitare, duke thënë se nuk mund të bëhet kompromis me territorin”.

Përgjigja jonë lidhur me këto zhvillime do të ishte se, Ju President Hashim Thaçi dhe ju Kryeministër  Ramush Haradinaj po flismi fjalë të bukura  për Kosovën, por nuk jeni duke vepruar aqë sa nevojitet. E para që duhet ta bëni është ti përktheni në gjuhë të huaja librat e sipërpërmendura dhe ta organizoni shpërndarjen e tyre nëpër botë. E dyta është që të arrini një konsensus mbarëkosovar e mbarëshqiptar për sfidat që e presin Kosovën, sepse  i vetëm askush në botë nuk mund ti kapërdijë këto kafshata që Juve u duken  të vogla. E treta asnjë bisedë me Beogradin nuk duhet ta nisë pa u zbuluar personat e pagjetur dhe pa kërkuar Serbia falje publike për të gjitha  gjëmat  që ia ka shkaktuar Kosovës. E katërta për bisedimet Prishtinë-Beograd lypset të përgatitet një platformë cilësore e përmbajtësore. Ndryshe do të  mbeteni  lidershipi më i dështuar i Kosovës, e cila me sakrifica të mëdha u çlirua, u pavarësua dhe gjertani e kanë njohur 115 shtete. Keni mbështetjen ndërkombëtare dhe është dashur të bëni shumë më tepër. Populli nuk jua vlerëson gunën por punën që bëni. Vetëm në këtë mënyrë do të mund ti kundëviheni këmbëngulësisë dinake të Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test