Kriminelë dhe qesharak!

Opinione

Kriminelë dhe qesharak!

Nga: Kimete Berisha Më: 22 tetor 2018 Në ora: 21:17
Kimete Berisha

1. 'Për fat të mirë gjinjtë e m'i janë të vegjël; e nuk të ngatërrohen me male';

Këto janë vargjet më bizare në historinë e pop muzikës, por mbasi Shakira e thotë të vërtetën, s'ka gajle.

Pasi ta bind pjesën jugore shqiptare që kalaja e Mitrovicës nuk janë gjinjtë e saj, për nevojat e serbëve Shakira do ta këndojë këngën 'Kukat nuk rrejnë'.

Sepse, nëse kukat, pra ijët nuk lëvizin, dmth nuk janë të gatshme për t'u dridhur, prandaj, gjuha kryesore e trupit sipas saj janë ijët, të cilat janë të vetmet prej të gjitha organeve të njeriut që nuk rrejnë
Ndoshta kjo e ka mirë po 
më mirë ne me pas ra shahadet a m'u kryqu, kush çka të mundet m'u lutë për m'u çel ura, se pas koncertit, Ura ka me t'u mbyll, me vargjet: 'nëse sytë e mi nuk shërbejnë bash për asgjë tjetër, së paku do të rrjedhin si lum kur të ndahemi ne dy'.

2. Shakira e mat të vërtetën 'me kuka', kurse Edi Rama e mat të vërtetën me gishtin e mesëm.
Gishti i mesëm përpjetë simbolizon penisin, kurse kur atë e çon Kryeministri, simbolizon penisin politik.
Dhe vet fakti që askush gati nuk u ankua pse Kryeministri ia çoi penisin popullit, do me thënë gjinja s'kanë gjë kundër, e meritojnë gishtin e mesëm të Edi Ramës dhe e mirëpresin.

Atje në Shqipëri, pa vullnet, se me na pas çu neve Ramushi gishtin e mesëm, ia kishin bë punën me hy kah u dalë. 
Anipse Ramushi ia bëri Xhavit Halitit pyetjen 'vdekjeprurëse' 'a je ra në gjumë' (se gjumi gjysma e vdekjes), Xhavit Haliti arriti m'u përmbajtë, pa ja 'nxjerr shpirtin' Ramushit, u mjaftua me fjalët 'këqyri punët t'ua', demek mos ma bëj punën me t'myt.

Ramushi ka guxu me nda Çakorrin, tokat e shqiptarëve me ua falë Malit të Zi, po, qe, Fredit me ja kthy fjalën s'guxoi.

3. Kryesore m'u duk bukur. E pa qenë i lumtur nuk mund të dukesh bukur. 
Si Smajl Latifi i shkreti që u përbuzë nga shoqëria, veç pse gishtin e vetë e kish pas shti në hundën e vetë me qëllimin më të mirë njerëzor, pastrim gjeneral nga mineralet dhe 'shkëmbinjtë'. 
Bre gubçi bre.

4. Ka të tillë si Mehmet Kraja që e vënë gishtin në kokë e mendojnë, dhe i thonë Armend Zemajt (shko shkollohu ti e mos fol për Fjalorin Enciklopedik, ec e prit në rend me folë me mu).

Le të pret valla se Mehmet Kraja është kokë, nuk e ka pas lehtë me zbulu titullin 'Edhe të çmendurit fluturojnë', se demek këta që janë normal gjithqysh fluturojnë, po Zoti ka pas rahmet edhe për të çmendurit ua ka mundësu edhe atyre me fluturu.

5. Është gjynah dhe joshkencore me thënë se çdo 'shkenctar' shqiptar është plagjiator, sepse s'ka shkenctar, qysh mundet me qenë njeriu plagjiator kur s'është shkenctar, ose të thuhet se asnjë matematicient s'është origjinal, sepse ka vetëm teoricienë, nuk ka krijues...

Ka edhe origjinalitet, 'Gu gu pici gu' është prodhim vendor, e edhe shprehja me përdorim të gjërë 'daba daba' është plotësisht origjinale. 
'Femra shqiptare te poezia e Çajupit' është e vdekur, normal pasi më parë ka qenë e gjallë. 
Kurse gruaja e Naim Frashërit e ka pas emrin Hatixhe, Rexhep Qosja e thotë të vërtetën për idolin e tij, Naimin.

Origjinale, s'është plagjiat as 'Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën' anipse s'ka asgjë të vërtetë në këtë fjali. 
Pra, me 'vjedh' rrena, si kjo, nuk prishë punë.

6. E Puna e xhenazes së Ibrahim Rugovës se kush e ka la e a e ka la, me ta çu kërdinë. 
Punë e madhe a ka qenë musliman a katolik, sepse s'ka qenë as musliman as katolik. 
Ibrahim Rugova ka qenë si krejt shqiptarët e ktyneherit, që kanë pasur jetë dhe 'Zot' të dyfishtë.

S'kanë pasur guxim të jenë ata që kanë dashur të jenë, nga frika e gjykimit të popullit. 
Muslimanët janë merklinjë
të dijetarëve, mundohen gjithqysh t'i përvetësojnë ata, se përndryshe kush nuk ka jetuar si musliman s'ka pse m'u varros si musliman.

Po u hy dallaverja gjithkund. Sidomos në Medrese nuk ish dasht m'u puth, sado që nxënsja i kish pas thur lavde puthjeve të hoxhës në fjalë, mos e lasht Zoti pa e marru, qysh puthet njeri n'orë t'mësimit.

7. I sheh fëmijët e këtyre hjanave e keiminelëve me xhipa shkojnë në shkollë, me drogë, me armë, e s'guxon Drejtësia m'i këqyrë me sy. 
Djali i Shpend Maxhunit, dynjaja e tij, me drogë e me armë, si gjyshi i tij që i maltretonte e i rrihte shqiptarët që i shihte me plisa. 
Familje që fluturojnë, si te Mehmet Kraja. 
I ka zenë gjaku i plisave.

8. Gjaku grek i ka zënë edhe mediat shqiptare, me disa përjashtime, krejt mediat shqiptare paskan qenë në shërbim të politikës antishqiptare greke.

Ani ajo 'gojëmadhja' Sonila, ajo manjakja që luante me tragjedinë e një vajze të mjerë e të keqtrajtuar, Eni Vasili, Ardit Gjebreja, që sillet si grua...mashtrues e të shitur për para. 
Serbofili i tërbuar dhe me parapagim Mustafa Nano. 
Me 1 milionë euro Greqia i ka ble gati të gjjtha 'kokat' e mediave shqiptare. 
Prostitutat në pension.

9. Pakënaqësi andej, pakënaqësi këndej, urrejtja vazhdon. Shqiptarëve edhe u vjen mërzi kur Vuçiçi i thotë 'vëlla' Erdoganit, e u vjen mërzi edhe kur Pacollii i thotë 'vëlla' Erdoganit. 
Hyp se t'vrava -zhdryp se t'vrava. As nuk e duan për vete Erdoganin, as s'pranojnë me ua marrë Serbia. 
Njerëz që fluturojnë. 
Nuk ka asgjë të keqe t'u thuash turqve 'vëllezër', 
bile është 'gjetje politike', që i mban turqit larg, larg nga dashuria.

10. Megjithatë është një thënie e Kadri Veselit më bizare se vargjet e Shakirës dhe se urrejtja. Ajo është 'Prizreni është Jerusalemi i PDK-së'. 
Në Jerusalem s'ka veç jetë, aty në 'Malin e Ullinjve' gjendet varreza më e madhe në botë, po ky muslimani kujton se m'u paraqit jahudi e fiton Prizrenin me muslimanë.

11. Angela Merkel u bë monotone prej së miri, u bë e padëshiruar për popullin e saj sherri mirësisë që pati për popullin e huaj. 
Dikush ia sheh sherrin veprave të mira, veç këtu te ne ndodh që me na fshi përpara hajnat dhe kriminelët.

P.S. 'Unë nuk të shoh, por të dua verbërisht'- 
Pablo Neruda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat