Bazilika paleokristiane në Studenicë të Istogut

Opinione

Bazilika paleokristiane në Studenicë të Istogut

Nga: Dedë Palokaj Më: 22 tetor 2018 Në ora: 22:52
Dedë Palokaj

Nga gjysma e dytë e shekullit IV e deri në fund të shekullit VI, në pjesën qëndrore të Dardanisë u ndërtuan një numër e madh i kishave, bazilikave monumentale krishtere iliro – shqiptare. Në bazë të toponimeve dhe përnjohjes së terrenit të Kosovës, janë evidentuar shumë gjurmë të rrënojave sakrale të shekujve të përmendur siç janë emërvendet: “ Kisha katolike”, “ Livadhet e kishës ”,  “Vorret e kishës“, “Lisi i kishës“, “Kisha romake“, “Varret katolike“, ”Kisha ilire“, “Kodra e kishës“, “Bregu i kishës“, “Kroni priftit”, “Vendi kishës” etj.

Në fshatin Studenicë afër Vrellës së Istogut, në platon e një kodre të rrepishme e cila me lartësinë e saj zotëron territoret për rrethë, gërmimet arkeologjike kan nxjerrur në dritë rrënojat e një vendbanimi të fortifikuar antik me dy kulla mbrojtëse. Pos gjetjeve të qeramikës, mbeturinave të ndërtimeve dhe gjurmëve tjera, në kuadër të këtij kompleksi, është zbuluar bazilika monumentale me një struktur të përbërë. Bazika është me tri nefe – aniata, me një apsidë gjysmë harkore dhe narteksin në anën perëndimore. Në anën veriore në strukturën e bazilikës është zbuluar një kript (gr. kripto - fshehur, mbuluar ) shumë e madhe në të cilën janë zbuluar mbi 30 varre mbi të cilat konsiderohet të ket qenë i ndërtuar një objekt kishtar.

Kripta në traditën e hershme të ndërtimeve krishtere shërbente për mbledhjen e krishterëve për t’i kryer sherbesat e veta fetare dhe për verrimin dhe ruajtjen relikteve të njerëzve të shenjtë. Në fillim të krishterimit kripta ishte gropë, korridor, apo dhomë këndrejtë nënë altar “ ad corpus “. Më vonë paraqitën kripta të tipeve të ndryshme në formë të katakombeve, të kapelave – kishëzave të vogla etj.[1] Nuk përjashtohet mundësia që në kripten e zbuluar në Bazilikën e Studenicës të ketë eshtra të martirve, ose objekti i zbuluar të jet ”martyrium ad korpus“ kishë e karakterit varrorë e ndërtuar mbi varret e martirve. Mbi themelet e Bazilikës së zbuluar, serbet në shkullin XIII e ndërtuan kishën e re. Pos objektit kishtarë, në këtë kompleks janë zbuluar edhe ndërtime tjera përcjellëse, si salla e ngrënjës, konaqet, sistemi i ujësjellësit etj.

Image
Istog: Bazilika në Studenicë (shek. VI pas Krishtit)

Gërmimet arkeologjike tregojnë se në këtë lokaltet kemi të bëjmë me disa periudha ndërtimi dhe me një rend të ndryshem kronologjik. Koha e ndërtimi e kësaj bazilike i përket periudhës së Justinianit (527- 565), e cila ka ngjashmëri me Bazilikën e Shën Florit dhe Laurit në qytetin e Ulpianës antike afër Prishtinës.

Mirëpo, gjatë shekullit IV dhe definitivisht pas rënies së Perandorisë Romake ( 476) treva dardane u bë pre e dyndjeve të shumta barbare, të cilët shkatërronin gjithçka që kishin përpara. Kështu para këtyre sulmeve shkatërruese, u gjunjëzua jo vetëm Dardania, por tërë Iliriku i cili përjetoj plaçkitje dhe rrënim të pamëshirshëm. Ja, si përshkruhen masakrat e barbarëve në Dardani: “...Me rrëqethet shtati kur mendoj të tregoj për shkatërrimet në kohën tonë. Në vazhdim të njëzet vjetëve...gotët, sarmatët, hunët, vandalët, sllavët dhe narkomanët shkatërronin, plaçkitnin, dhe grabisnin...Maqedonin, Dardaninë, Dakinë...Kudo zi, kudo afshe dhe hija e madhe e vdekjes.[2] Krejt kjo krijoj një situate të re dhe ndikoj në krijimin një sistemi të ri fortifikues në përputhje me nevojat mbrojtëse të vendbanimeve dhe qendrave urbane.

Dihet se në gadishullin Ilirik ardhacakët serb erdhën të paganizuar. Në këto hapësira ata e gjetën një popullsi kompakte, të formuar mirë në fenë monoteiste, por për dallim nga popujt tjerë, ata këmbëngulen me forcë në këto troje. Serbet shumë vonë pranuan krishtërimin dhe me pranimin e kësaj feje ndodhi përvetësimi i kishave tona katolike të cilave ua ndryshuan format dhe stilet dhe duke ia përshtatur kulturës së tyre ato i identifikuan si kisha serbe. Gjatë periudhës Nemanjide mbi themelet e kishave të vjetra katolike, ndërtuan kisha të reja të shekullit XIII – XIV të ritit lindoro – bizantin të cilat sot i quajnë: “ themelet, apo djepi i shtetit Serb ”.

Image

Nga pjesët e ruajtura të kishave katolike, filloj rindërtimi i kishave të reja serbe në të cilat futën elemente tjetërsimi, pa u përmendur asnjë argument dëshmues historik as arkeologjik mbi origjinen e tyre si dhe pa pasur argumente se ato janë kisha serbe. Këtë gjë nuk mund ta mohoj asnjë studiues serioz serb. Por, edhe për asnjë kishë tjetër në Kosovë qe i përket rrënjëve të lashtësisë krishtere, pra të ndërtimeve paraserbe, nuk ekziston asnjë argument se ato janë kisha serbe sepse të gjitha ato janë të periudhës iliro - bizantino – shqiptare, pra janë kisha katolike qe meritojnë përkujdesje  dhe hulumtim të veçantë.

Vlen t’i përmendim gërmimet arkeologjike në Patrikanën e Pejës gjatë viteve 1931- 1932, ku u zbuluan themelet e një kishe shumë më të vjetër se sa kisha e ekzistuese. Hulumtimet arkeologjike në Patrikanë na ofrojnë të dhëna se themelet e zbuluara jenë të dhënat e para qe flasin për themelet e një bazilike madhështore paleokristiane me tri aniata.[3]

[1] Dr. Antun Ivandija, Krscanska arheologija, Zagreb, 1975, f. 47.

[2] Luan Përzhita, “Lajm”, Kosova gjatë epokës së hershme mesjetare, 2007, f. 6

[3] M. Çanak – Mediç, Larchitecture de la premiere moitie de XIII eme siecle, II, Institut pour la protecion des monuments historique de la Republique de Serbie, Beograd, 1995, f. 16 – 29

70. Dr. Slobodan Çurçiç, Gracanica, historia i arhitektura, Beograd, 1988,f. 43- 50

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat