Të gjithë shqiptarët Ortodoks nuk u bënë serb as grek

Opinione

Të gjithë shqiptarët Ortodoks nuk u bënë serb as grek

Nga: Milazim Maraj Më: 23 tetor 2018 Në ora: 09:19
Milazim Maraj

Legjenda e Kishës ortodokse të Sudunicës (Studenicës)

Kjo legjendë është marr nga . Në vitin 1966
Adem Mustafë Maxharraj nga Studenica dhe 
Haxhi Mustafë Januzaj nga Lubozhda
.
Kisha e Sudunicës është e vjetër. Kjo kishë i takon kompleksit të kishave të Kasrtriotëve(Kastratëve). Kisha më kult të njejt ka që nga Kastrati afër Nishit. Livadhet e kishave të kastriotëve quheshin Jovane. Jovanet e kësaj kishe gjendën në veri të kishës, aty ku fillon lugu i Gerdhecit.
Kisha u shërbente këtyre familjeve:

Belaj,Stehaj,Bugojë,Maxharraj,Gorçaj dhe Gashi. Ishte kjo kishë shumë e lavdëruar për mirëmbajtje,shërbim dhe për mirëkuptim. Kishte një karakteristikë të veçantë. Pas skadimit të mandatit zgjidhej prifti nga këto familje dhe secilës familje i vinte radha. Pas kalimit të qendrës ortodokse në Turqi filluan ndryshime të renda. Turqia po përkrahte Rusinë që të i vejë nënë kontroll kishat ortodokse. Kështu që fillon okupimi i kishave ortodokse. Kjo fatkeqësi i gjeti edhe kishat ortodokse shqiptare. Në Sudunicë paskan ardhur disa njerëz dhe paskan takuar priftin, i cili kishte qëlluar i familjes Belaj. Udhëheqësi i këtij delegacioni kishte prezantuar planin. Prej tani e tutje kjo kishë do të ketë këtë pop, bënë më gisht kah popi rus. Por prifti shqiptar kundërshtojë. Pas disa ditësh ata erdhën edhe një herë , por, tani më kërrcnim. Këtë duhet ta besh më dëshirë apo pa te, i kishin thënë priftit shqiptar. Jo tha ky i fundit, këtu pyetem ne. Këtu nuk pranojmë njerëz të huaj. Në nuk e dimë gjuhën e tij. Mos kini merak tha kryesuesi i delegacionit; ju do mësoni të gjithë gjuhën e këtij dhe do të flisni të gjithë si ky. Por as prifti as këshilli që udhëhiqte fshatin nuk pranonin. Këshilli i fshatit përbëhej prej këtyre përfaqësuesve: Kastratit(Maxharraj) Gashit(Gashi-
Sadikaj),Morina(Stehaj-Zeqiraj)( Bugoja -Maksutaj)( Gorçaj-Gorçaj) dhe( Belaj-Belaj). Në mbrëmje nga njerëz të errësirës vritet prifti Belaj nga Sudunica. Popullata vendëse acarohet shumë. Njerëz nga Peja vinin pa ndalë duke ju bërë presion popullatës për ta pranuar popin. Fshati nuk e pranoj popin. Një ditë popin e kishin sjellur njerëz të armatosur dhe e kishin vendos në Kishë. Udhëheqja e fshatit kishin shkuar dhe i kishin thënë popit :” Shihe! dielli tash asht que ni konop samari nga lindja” më ba e më të nxanë prarimi i diellit në këtë vend ti nuk ki me u kthye i gjallë në Pejë. Prarim i thonë kur dielli hyn mbas kësaj kodre”, sqarojnë grupi udhëheqës i fshatit, duke i treguar Ishtedimin. Popi nuk kthehet dhe në mbrëmje vritet. Për një kohë shumë të gjatë Sudunica vazhdon më priftërinjtë e vet por Kisha nuk pranohej askund në administratën e kishave ortodokse. Presioni nuk ndalej sikur që nuk ndaleshin as shantazhet dhe vrasjet që i bëheshin Sudunicasve nga kishat tash më, të okupuara nga ruset në Pejë dhe Istog. Kisha e Istogut Gorrioqi Ishte Kishë që e kishin ndërtuar Bujupët. Vetem një familje nga Bujupt u ndan dhe pranuan popin rus. Kjo ishte familja e Lushëve më 

2.
vonë (Lushiqt). Sudunicasit për të u liru nga ky presion e prishën Kishën. Pas një Kohe kaluan në fenë Islame. Familja e parë në Sudunicë që ka kaluar në fenë islame janë familja Belaj. Edhe në Vrellë filloj konvertimi në fenë islame familja e parë që u konvertua ishte familja e Golanit. Jo pse donin por në këtë fe nuk kishte shumë presion për asimilim. Nuk pengohej gjuha sa do që njerëzit, që flisnin turqishten ishin më të respektuar .Pra këta njerëz në mes identitetit dhe fesë, zgjodhën identitetin e tyre. Ruajtën traditat, gjuhës ,veshjen, këngën,dasmën, vdekjen. verzat,ngjitjet në bjeshkë,zhdjergat, darkat e lamës, darkat e postermës, këngët, vallet, lojërat, mikpritjen, burrërinë,trimërinë,dashurinë për atdheun, familjen, pra traditën më të gjitha tiparet kualitative që bënin kulturën e tyre shumë shekullore. Martesat jashtë fisit,respektin ndaj mikut, bamirësinë, besën,humanizmin ,ndihmën për dobëtin dhe të varfërinë etj. Njerëzit që shkuan në kombin tjetër i quajtën të shkuar shkurt. Shka. Kjo fjalë si duket ka origjinë nga dialekti shqip i Pollogut: Ka shka për të shkuar. Pra fjala shka nuk është fjalë për të ofenduar dike. Kjo fjalë u dedikohet shqiptarëve që e kanë lëshuar kombin e vet dhe kanë shkuar në një kom tjetër. Populli ka nevojë për klerik shqiptar. Hoxhet që si profil të Hoxhes nuk e kanë Hoxhë Tasinin, Koto Hoxhin ,Mula Idrizin,Hoxhë Januz Zejnullahin ,Mulla Zekën, dhe shumë të tjerë që i njeh historia jonë dhe i kujton më shumë respekt nuk duhet të gjejnë vend në ballin e oxhakut të shqiptarëve. Pa marr parasysh përgatitjet e tyre teologjike. Priftërinjtë po ashtu duhet të jenë të profilit të Gjergj Fishtes, Ndre Mjedës, Shtefen Gjeqovit, Jani Vretos, Xhon Buzukut, Pjeter Bogdanit, Pjeter Budit, Frank Bardhit etj.

Shqiptaret kanë nevojë dhe i shkollojnë Hoxhët shqiptar dhe priftërinjtë shqiptar të besimit katolik apo ortodoks. Për të u shërbyer shqip dhe më interes shqiptar. Në as një mënyrë nuk mund të lejohet Hoxha shka apo prifti shka të predikojë të shqiptaret për interes të dikujt tjetër dhe në dëm të tyre. Këtë e shpjegon më së miri legjenda e Kishës së Sudunicës. “Kemi Bajram dhe pashkë por Shqipërinë e kemi bashkë”.(GJ .F). Si të dallohet hoxha apo prifti shka? Nga përvoja e kaluar shqiptaret që shkuan në mesin e kombit të rij ishin të përbuzur. Për të i shpëtuar përbuzjes dhe urrejtës ata duhej të paraqiteshin shumë më të zellshëm dhe servil së amviset e tyre. Kështu këta dilnin armiq të pa mëshirshëm ndaj vëllazërive të vet. Më këto sjellje donin të shpëtonin injorimit që iu behej duke i quajtur shiftari ose arrnauti. Por jo gjithmonë kjo behët deklarativisht. Për të i dalluar ata që shkuan nuk është vështirë. Ata mohojnë vetveten , fyejnë vlerat e veta kombëtare, kulturën e vet, historinë, figurat historike më të cilat krenohemi si Skenderbeu, Nënë Tereza, fytyrat eminente të Rilindjes tonë kombëtare. Mohojnë historinë dhe monumentet kulturore dhe historike, vlerat kombëtare etj. Ata predikojnë martesën më të afërm si vajzë të hallës ,tezes etj. Kjo dukuri ka filluar tani në disa vende edhe në Istog.

Rusia dhe Serbia ndajnë fonde të majme për të fut farën e keqe në popullin tonë. Ata e panë rrezikun kur një popull din të bashkohet. Tani përçarjen ton e shohin të suksesshme për mes të religjionit. Ata që nuk kanë fije nderi pranojnë këto fonde. Kjo nuk po ndodh për herë të parë në kombin tonë Andaj edhe përvoja për këtë sherr këtë të keqe nuk mungon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat