Krimi i “veteranëve” në Kosovë, bartët edhe në Shqipëri

Opinione

Krimi i “veteranëve” në Kosovë, bartët edhe në Shqipëri

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 23 tetor 2018 Në ora: 11:54
Foto ilustruese

Ushtaraku Spiro Butka, kryetar i Shoqatës të veteranëve të UÇK-së, në Shqipëri, denoncon, dinjitetshëm e shqetësueshëm, falsifikimin e madh, shumëzimin e shumëfishuar të listës të veteranëve. Ai thotë se unë posedoj listën komplete emërore të ushtarëve shqiptarë në Luftën e Kosovës. Saktësisht, kanë qenë 186 ushtarë. Por, tani, rezulton të jenë 3.000 "veteranë"!!! Ky është krim dhe falsifikatorët janë kriminelë dhe armiq të Kosovës. Po t`i kisha 3.000 ushtarë, do ta kisha çliruar Prizrenin, - thotë oficeri i karrierës Spiro Butka.

Për makro-falsifikimin fajëson dallaveraxhiun intrigues të Kosovës, Faik Fazliun me shokë, duke i cituar me emër dhe mbiemër, i cili bënte dhe vazhdon të bëjë biznese, me sivëllezërit e tij në Shqipëri. Një "Brigadë" në Dukagjin kishte 27 ushtarë, por, janë shënuar 1.700 "veteranë"! Shtrohet pyetja: A është "brigadë" apo çetë?! Andaj, kemi edhe 300 "komandantë" në Kosovë!?!

Oreksi për zhvatjen e Buxhetit shtetëror të Kosovës është shtuar. Shkalla e rrezikshmërisë ka arritur alarmin - SOS -! Këtij krimi madhor i prijnë, hiç më pak se kryeministri Ramush Haradinaj dhe gjeneral Agim Çeku, me komandantët e tyre fort të inkriminuar. Magarxhinjtë e Shqipërisë, përkatësisht, të Kukësit dhe të Tropojës, (emërtesën - magarxhinj - e përdor në kontekstin pozitiv, sepse edhe unë, si bjeshkatar, jam shërbyer me gomerë, dikur), kërkojnë "statutin e veteranit!" 

Ata, magarxhinjtë, kanë bartur ndoca ngarkesa me armë dhe janë paguar majmër, për shërbimin e bërë. Por, tani duan pension të përjetshëm! Dhe, ky pretendim është skandaloz. Nëse nuk u intereson një - Mirënjohje -, atyre mund t`u dhurohen nga një apo dy krerë lopë, por, assesi të bëhen zhvatës të përjetshëm të buxhetit të lodhur të Kosovës.

Oficer Spiro Butka vazhdon: 

"Askush nga Kosova nuk na ka pyetur për luftëtarët e Shqipërisë! Dora e Beogradit ka përzier listat e veteranëve!"

Absurditeti s`ka fund. Mjerë Kosova për zyrtarët e saj kriminelë politikë dhe ekonomikë!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat