Janë kontrabanduesit e mëdhenj ata që po e gërryejnë për tokë buxhetin e Kosovës

Opinione

Janë kontrabanduesit e mëdhenj ata që po e gërryejnë për tokë buxhetin e Kosovës

Nga: Ragip Guraziu Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:58
Ragip Guraziu

Të gjitha  qeveritë e deritanishme totalisht kanë dështuar në të gjitha sverat sa i përketë resuseve shtetërore,sidomos  sektorin ekonomik e kanë shtrirë përtokë.
Ishte vet ish-kryeministri i Kosovës,pati deklaruar se nga  ekonomoia jo ligjore minimum 100 deri 500 milion euro nuk arkëtohen gjatë vitit në arkën e shtetit.
Ndrfyshe ,nënkryetari i Kuvendit,Xhavit Haliti, në fund te vitit të kaluar iu drejtua publikisht edhe kryeministri Haradinaj ; Z. kryeministër, t’u kisha lut’ me i kontrollue Doganat e Kosovës, jo me kamera, po me mekanizma me  serioze e te besueshme  , që të kontrollohen për mallrat që hyjnë ne kufi, e që kur ato hyjnë ilegalisht neper kufi, po ndalen kamerat, duke e ngritur  trarin e kalimit te kontrabandes. Cigaret, alkooli e sidomos  nafta janë kontrabanda më e madhe që po e gërryejnë per toke buxhetin e Kosovës”.
 
Dështim pas dështimi,të gjitha qeveritë e pas lufte....

Është e sigurtë se kanë dështuar të gjitha qeveritë e deritanishme qellimshem në luftimin e ekonomisë informale dhe luftimin e evazionit fiskal e kontrabandes tepër të madhe në baza të përditshme , e sidomos të mallërave me akcize? 

Edhe vete ish-kryeministri i Kosovës, pati thënë se nga ekonomia joligjore minimum 400 deri 500 milionë euro euro nuk arkëtohen gjatë vitit në arkën e shtetit. Nderkaq nenkryetari i Kuvendit,Xhavit Haliti, ne fund te vitit te kaluar iu drejtua publikisht edhe kryeministri Haradinaj ; Z. kryeministër, t’u kisha lut’ me i kontrollue Doganat e Kosovës, jo me kamera, po me mekanizma me  serioze e te besueshme  , që të kontrollohen për mallrat që hyjnë ne kufi, e që kur ato hyjnë ilegalisht neper kufi, po ndalen kamerat, duke e ngritur  trarin e kalimit te kontrabandes. Cigaret, alkooli e sidomos  nafta janë kontrabanda më e madhe që po e gërryejnë per toke buxhetin e Kosovës”.

Kurse nga zyrtarë tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, disa herë është pranuar se evazioni fiskal arrin në 35-38 për qind. Pse nuk po ben asgje qeveria Haradinaj per ta ndaluar evazionin fiskal dhe kontrabanden qe ka eskaluar dhe po kercenon e shkaterron shtetin jo vetem neper rruge dytesore e ilegale , por edhe neper kalime oficiele kufitare – diten dhe naten ?

Dhe kjo do ishte  arsyeja,se si po përfundojnë miliarda euro , gati sa një buxhet i tërë i shtetit, çdo vit në xhepat e nëntokës kriminale  dhe mafio-oligarkise në Kosovë?

 Dhe kështu po lejohet të kontrabandohet edhe një buxhet i tërë që e paguajnë rregullisht qytetarët dhe bizneset e ligjshme, por që para dhe gjatë kohës së mbledhjes së tij përmes kontrabandës e trafikimit dhe  evazionit të organizuar fiskal, dhe jo vetëm , pandalshëm e per çdo vit, çdo muaj, e çdo ditë, rrëmbehet e plaçkitet kundërligjshëm nga shoqëritë e afërta e të lidhura me pushtetet e gjertanishme, e që i bie të jenë shoqëri kontrabanduese e  trafikuese përmes formave korruptive, që përbejnë një rrjet të krimit të organizuar nëpër pikat kufitare, por edhe jashtë pikave zyrtare kufitare, sikur edhe në brendi të vendit?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat