Ramushi i dha mësim Hashimit

Opinione

Ramushi i dha mësim Hashimit

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 24 tetor 2018 Në ora: 06:34
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Harajdinaj,të dytë ishin mysafir të Adriatik Kelmendit në emisionin e shumë shikuar RUBIKON. Hashim Thaçi ishte mysafir para do ditësh, kurse Ramush Harajdinaj ishte mbrëmë. Për çka u dalluan:

-Hashim Thaçi në këtë emision e dhiu punën, e bani berllog. kurse,

-Ramush Hrajdinaj i dha mësim Hashimit edhe me dije, edukatë kulturë, por edhe më sjellje.

HASHIM THAÇI.

Derisa Hashim Thaçi ishte konfuz ne mendimet e tij, ishte i çorientuar totalisht sa që as vetë nuk dinte së çfarë po thotë, sillej rreth mullarit të tij, për korrigjimin e kufijve që as vete nuk e dinte se çka do te thotë kjo. E kish lidhë qykën rreth korrigjimit, ndarje apo copëtimit të Kosovës. Ishte totalisht i humbur, si dukej ky njeri është kurthu ne trekëndëshin Athinë-Beograd-Moskë, i kthyer kah sllavet për te a ba qejfin atyre me çkapjen e ndonjë cope të Kosovës. Nuk lëshonte pe, ngulte këmbë ne idenë e tij të çuditshme për copëtimin e atdheut, si duket dikujt ia ka dhanë "besën" së kështu do te veproi, anipse krejt bota është kundër idesë së tij.
Në emision ishte totalisht i humbur, u qartë krejt, u tranu, kur moderatori ia qiteke rrenat përledinë. U tregu arrogantë, pa edukatë dhe kulturë kur nise edhe ta sulmoje moderatorin Adriatik Kelmendin me fjalorin e tij te ulët duke i thanë: mos rrej, po rrene ,kallxoju te gjithëve së po rrenë, etj,etj.

RAMUSH HARADINAJ.

Ishte një kopje tjetër me dallim nga Hashim Thaçi. Lente përshtypjen e njeriut të qetë, folte vetëm atë për çka ishte i bindur së duhet të folë. Ishte i qetë, i kthjellët. Ramushi dallonte shumë ne koncepte nga Hashimi, derisa i Hashimi nuk kishte dertë për copëtimin dhe korigjimin e kufijve sikur Kosova të mos ishte e tij, por e huaj qe krejt ketë e lidhte diku me interesat e tij personale, kurse Ramushi ishte kategorishtë kundër idesë së ndarjes, copëtimin dhe korrigjimin e kufijve, duke i qu selam Thaçit për te satën herë së me kufijtë e Kosovës nuk ka te drejtë te luaj askush, se kufijtë janë te paprekshëm, të pacenueshëm.  Bile tha së na kemi luftu për qeta kufij dhe askush nuk ka te drejtë i prekë, dhe se nëse ka nevojë jam ne gjendje ti mbrojë edhe në paqë dhe se për këtë e ka përkrahjen e popullit dhe te gjitha partive politike, të vendeve me te fuqishme te botës si Amerika dhe Gjermania. Bile tha hapatax se me te rëndësishëm për mua janë kufijtë e Kosovës se sa pozita e ime e Kryeministrit. Pra, këtu ishte i vendosur stabil, i qëndrueshëm, në krahasim me Thaçin labil, të lëkundshëm dhe jo stabil ne idetë dhe qëndrimet e tij.

Por ajo së çka ishte shumë e rëndësishme Kryeministri Ramush Hrajdinaj ne emision u tregua me i përmbajtur, më i edukuar dhe më i kulturuar, sepse me asnjë fjalë nuk e fye e ofendoj moderatorin Adritatik Kelmendi.

Pra, këto janë dallimet konceptuale te Presidentit dhe Kryeministrit ne emisionin Rubikon te Adriatik Kelmendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat