Shtetësia pa sovranitetit

Opinione

Shtetësia pa sovranitetit

Nga: Bekim Rexhepi Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 23:07
Bekim Rexhepi

Komandantët kanë zaptuar jetën publike e pastaj edhe atë politike në vend, më këtë kanë deformuar drejtësinë dhe barazinë e përgjithshme, prej së cilës nuk mund të ketë zhvillim. Për këtë fakt Kosova stagnon, por nuk mund të tolerohet faktori politik ndërkombëtar që kritikat ndaj këti pushteti aversivë nuk i praktikon me sanksione.

Dilemat e brendshme politike

Nuk ka dilema se mos njohja e politikës dhe artit të saj dëmton interesat politike të një vendi, të një shoqërie. Nuk është e thënë se në politikë duhet të jenë vetëm një individ nga një office politik, ay mund edhe të mos jetë office politike, por megjithatë njohës i mirë i çështjeve politike. Pra, në politikë patjetër duhet të jetë njohja e çështjeve politike, sepse ato janë mbi të gjitha detyra të përditshme dhe më të përgjegjshme sepse dihet që përmes efekteve dhe afekteve të politikës, zhvillohet dhe ngecet një vend a një shoqëri e tërë. Në vendin tonë nuk kemi as edhe një office politike, njerëzit që përfaqësojnë politiken sot janë një komplot ushtarak, ata vijnë nga një krah i gueriles pa njohje elementare ushtarake, pa njohje të strategjisë ushtarake, e të tjera. Këto mos njohje në të shumtën e rasteve në luftë kanë sjell fatalitet popullatës, kjo mbase do të mund të thuhet sot si e vërtetë. Pasi kjo e vërtetë e pa thënë do të mund të marri kohë të tjera, e të mos thuhet nga historian e njohës ushtarakësh. Ngacmimi i agresorit pa njohje dhe pa strategji ushtarake nuk ka se si të kuptohet ndryshe veçse një blof, prej të cilit ka pësuar më se shumti popullsia e pafajshme. Ndërsa, ndryshimi i gjendjes në luftë (si fitorja) nuk mund të jetë një ngushëllim për popullatën dhe një amnisti për blofmenët ushtarak.

Lufta e Kosovës nuk ka pasur një akter të vetëm, më i rëndësishmi ishte roli i NATO-së, pa të cilën nuk do të kishim rezultat të ndalimit të konflikteve (luftës), sepse bombardimet e NATO-së mbi caqet ushtarako-policore serbe e detyruan Serbin agresore të tërhiqet nga territori i Kosovës. Të dy faktorët e tjerë në konfliktin e hapur të pas 90-tave, mund të cilësohen manipulativë politika e Serbisë në Kosovë përmes politikës se saj agresive donte të shfrytëzonte të gjitha rrethanat e volitshme për të kryer gjenocid për të nderuar strukturën e popullatës në Kosovë dhe pastaj të demoloj agjendën politike ndërkombëtare në dobi të shqiptarëve dhe përmes saj të fut në këtë konflikt politik të dy superfuqitë Amerikën dhe Rusinë. Ana tjetër e medaljes ishte se Serbia po ushtronte gjenocid, i cili nuk mund të tolerohej nga faktorët civilizues ndërkombëtar e sidomos të ati faktori që parandaloj konfliktin (luftën), Humbja e Kosovës me dhunë e gjenocid ishte një mashtrim politik i elitës politike serbe që i servonte popullatës serbe, ky është perceptimi aktual serb.

UÇK-ja, përmes ngacmimeve guerile ndaj instalimit të dhunshëm të forcat ushtarako-policore serbe, kishte një qëllim në vete që përmes tyre të tregonte se shqiptaret nuk janë të paorganizuar dhe se nuk janë të paarmatosur. Këto ngacmime në fakt, nuk i krijonin luks forcave serbe për tu shtrirë rehatshme në tërë Kosovën dhe i shkaktonin dëme në forca duke i vrarë ushtaret dhe policët serb. Kjo është njëra anë e medaljes së UÇK-së e cila nuk mund të mos jetë e pavëmendshëm ne të gjitha analizat, por siç kam të drejtën të ngre dyshimin a ishte e mjaftueshme kjo në kohë, dhe a ishte e dëmshme e gjithë kjo kur dihej se forcat serbe e shfrytëzonin këtë për ta dëmtuar popullatën. Unë nuk jam përgjegjës adekuat për ta nxjerrë konkludimin e saktë. Ka një thënieje tonën popullore që thotë se “lufta nuk është një dasmë qejfi“!. Askush nuk ka bërë qejf atë ditë lufte, përveçse kriminelët dhe profiterët e luftës. Ata mbase duhet identifikuar dhe dënuar me ligje ndërkombëtare. Mos identifikimi dhe mos dënimi i kriminelëve dhe profiterëve të luftës, na ka lënë shtrofulla të tjera për shumimin e tyre, sot kriminelët dhe profiterët janë “edhe” të paqes.

Dilemat e jashtme politike

Është provuar që problemet e brendshme të një shteti janë edhe probleme të jashtme për disa shtet të tjera, njëri prej këtyre problemeve është migrimi i popullatës së një vendi në një vend tjetër, si pasoj e problemeve politike, e ekonomike të një vendi me kriza. Kosova edhe para edhe pas luftës ka probleme të theksuar, njëri prej tyre është edhe migrimi i popullatës drejt vendeve evroperëndimore. Ky problem i brendshëm i Kosovës gjithnjë e më shumë po bëhet problem i jashtëm i shteteve që nuk duan më emigracion ne vendet e tyre. Këto vende kanë dilema dhe po orvaten të ndihmojnë Kosovën qe të zgjedh problemet e saja, duke ndihmuar me fonde të shumta, por edhe përkundër shumë fondeve Kosova nuk po zhvillohet si shkak i politikës stagnuse, e cila merret më korrupsion me krime të organizuara dhe me gërrqe politike, si pasojë e mos njohjes së politikës. Komandantët kanë zaptuar jetën publike e pastaj edhe atë politike në vend, më këtë kanë deformuar drejtësinë dhe barazinë e përgjithshme, prej së cilës nuk mund të ketë zhvillim. Për këtë fakt Kosova stagnon, por nuk mund të tolerohet faktori politik ndërkombëtar që kritikat ndaj këti pushteti aversivë nuk i praktikon me sanksione. Sanksionimi i individëve politik që janë të dëmshëm është mënyra më e mirë e një lloj eliminimit politik, sepse më këtë individi gjithsesi kufizohet dhe mbase nuk mund të zgjerohet drejtë sferave kontrabanduese. Në këtë ka një dilemë të jashtme politike që është serioze për demokracitë e zhvilluar sepse individët autoritar përçojnë kriza dhe konflikte ndëretnike, me pasoja të rënda për shtetet. Dilema  si të kufizohen individët autoritar me tendenca totalitare nga vendet me kriza, mbete një synim politik që duhet të ndërtohet dhe të parandaloj rreziqet gjithnjë e më të mëdha politike.

Dilemat e sovranitetit

Kosova ende nuk ka një sovranitet të plotë nga të gjitha misionet ndërkombëtare të instaluar në Kosovë!. Rezoluta 1244-er ka një ekzekutim politik që sovranitetin e territorit  të Kosovës e bashkëadministron me përfaqësimin politik. Kosova nuk ka arritur të dëshmoj nderkombëtarisht se mund ta administroj gjithë vendin duke e ushtruar sovranitetin edhe pse disa kompetenca rreth formimit të ushtrisë mbeten pa përkrahje të plotë. Për të saktësuar diçka thelbësore se Kosova ka të drejtën legjitimuese ndërkombëtare që sovranitetin e territorit ta vet menaxhoj, kjo e drejtë i është njohur juridikisht edhe në GJND. Pra, një lloj sovranitet i plotë nga Serbia, ndërsa Serbisë i është ndaluar çfarëdo tendence për ta rimarr një sovranitet mbi Kosovën pas tërheqjes së saj nga Kosova si agresore.

Stagnimi politik dhe klasa politike e Kosovës, e pasluftës pa njohje e domosdoshme politike kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, të mëdha qe zor se mund të riparohen nga aty ku nisën. Fajtor kryesor mbete Hashim Thaçi, i cili me dinakërinë politike ka shtrirë rrjetin e tij kriminal dhe korruptim në vend. Ka ngritur dhe ka eliminuar figura të ndryshme politike në mënyrë qe prapë vet të mbete i fuqishëm, tani kur kjo i është pamundësuar ai po dëmton vendin, po dëmton sovranitetin. Fakti se Hashim Thaçi ka vendosur të dëmtoi sovranitetin e vendit me insativat ruso-serbe e bënë atë njeriun më të rrezikshëm në vend. Duhet pranuar që politikisht Serbia ka arritur të shënjojë një fitore diplomatike kundrejt Kosovës, duke e mashtruar veçanërisht presidentin Hashim Thaçi. Kjo fitore serbe dhe ky mashtrim i Hashim Thaçit, i cili me vetëdije a pa të, ka krijuar vakum politik të panevojshëm ndërkombëtar për Kosovën, një dhe më pas disa ide të tjera farse politike, të pashpjegueshme, të paqartë fund e krye, janë dhe mbesin të pamundur për tu realizuar ngase funksioni i tij prej presidenti nuk ka fuqi kushtetuese ti përtërij idetë e tija politike pa mbështetje të gjerë. Veprimi i Thaçit, ka dëmtuar Kosovën jashtëzakonisht në arenën ndërkombëtare, ka parandaluar vendimin e vendeve e mundshme që mbase do të mund ta rrisnin numrin e njohjeve për shtetësinë e Kosovës ndërkombëtarisht. Insativat e fshehta të Thaçit me presidentin serb Vuçiq, që të ketë një marrëveshje përfundimtare politike me Serbinë, është marrëveshje që pretendon të prek kufijtë aktual dhe ata kufij mbi të cilën është pranuar pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës. Serbia me marrëveshjen me Kosovën synon të hapi kutinë e pandorës, e cila do të mund të riskanoj edhe me shtetet tjera si në Bosnje, në Kroaci, në Maqedoni dhe mbase edhe në Mal të Zi. Gatishmëria e Thaçit  për të pasur një marrëveshje përfundimtare me Vuçiqin, gjithsesi me tendenca për të ndryshuar kufij dëmton sovranitetin e Kosovës, automatikisht e benë edhe Serbin të ketë hise në këtë marrëveshje. Gjithsesi nënkupton lëkundjen e sovranitet ngase fillon të negociohet për ndryshime, korrigjime territoriale dhe çfarëdo negociate mbi sovranitetin e plotë, është edhe një kontest i ri.

Nuk kemi luksin politik që sovranitetin e njohur ndërkombëtarisht ta vemi në një kontest të ri politik, i cili mbase mund të rigjeneroj konflikte të reja etnike dhe për të cilat konflikte nacionalizmi i vendeve përreth fërkon duart. Shqiptaret nuk kanë nevojë të nguten në këto zhvillime, koha nuk nxjerr favore të mëdha ngase ka një zhvendosje të mbështetjes ndërkombëtare për çështjen tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat