Burrnia: Si definohet, si kuptohet dhe si praktikohet burrnia tek ne!?

Opinione

Burrnia: Si definohet, si kuptohet dhe si praktikohet burrnia tek ne!?

Nga: Hafir Hoxha Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 22:02
Hafir Hoxha

Unë njëri prej 8 fëmijëve të prindërve të mi isha lindur dhe rritur në fshat deri në moshën 15 vjeçare kur vazhdova shkollimet ushtarake në Sarajevë dhe Beograd .

Gjatë fëmijërisë kam mësuar shumë nga prindërit dhe familja, dhe të tjerët, kam mësuar ndër të tjerat t`i shërbej burrave në oda me bukë, qaj, kafe, kam mësuar të punojë tokën, kopshtin, kam mësuar të lëvroj, kosis livadhet, të mpreh thikën, cokas kosën, të shkoj në mal për dru, të kujdesem për bagëtinë, të murosi, ujis, krasis, mbjellë, shortoj etj etj

Më vonë në shkollime ushtarake jam mësuar të hekurosi dhe pastroj rrobat, të ekzistoj në natyrë pa ushqim të gatshëm, me gjera që gjenë në natyrë duke i mësuar bimët ushqyese, kam mësuar të lidhë kollaren, të vallëzoj , të shkoj në kino, operë, teatër .

Pasi krijova familjen edhe bashkëshortja punonte, lindën tre fëmijë isha prezent tek kryet e gruas deri kanë lindë fëmijët.

Aty kuptova dhe mësova ç`është NËNA, gruaja dhe nga ato qaste ndryshe mendoj për to edhe po nëse as një pik qumështi mos të kisha pi nga gjiri i nënës e kuptova, SE KURRË HAKESH NUK MUNDEM T`I DAL NËNËS EDHE PO VETËM NESE MË KA LINDË!

E mos të flas për angazhimin e saj derisa na rriti, prandaj pasi gruaja punonte bile një orë në dit më gjat se unë , atëherë edhe unë u mësova që të kujdesem për fëmijët tan dhe jam mësuar t`ua ndërroj pampersat , ti pastroj dhe ti veshi ata, u mësova t`ju përgatis ushqim, ti ushqej deri të vinte gruaja nga puna fëmijëve asgjë nuk u mungonte  kur gruaja nuk ishte në shtëpi.

U mësova të komandoj në ushtri, të përgatis luftëtarë, çlirimtarë, u mësova të flas dhe komunikoj me të gjitha nivelet intelektual të njerëzve dhe 4 gjuhë të huaja, u mësova të udhëheqë njerëz, t`ju pri detyrave të ndryshme në situata të llojllojshme  dhe të rrezikshme, u mësova t`i shërbej vetes time, prindërve, familjes, shokëve , vrasësve, shefave, eprorëve të mi .

U mësova të ulem në krye të vendit në oda të burrave .

U MËSOVA T`I SHERBEJ KOMBIT DHE VENDIT 

Prandaj me këtë ritëm të jetës edhe sot vazhdoj ti praktikoj këto mësime, këto veti i barti edhe tek fëmijët tanë dhe nuk më vjen turp të tregoj se di të gatuaj, hekurosi, vallëzoj, punoj, këndoj, bërtas, qortoj, kritikoj, dashuroj, mësoj etj.

Po e publikoj këtë mendim sepse mendoj  se nuk është BURRNI  me i lanë fëmijët e tu të uritur, të zhytu , të zhveshur,

Prindërit,  familjen , shokët mysafirët  ti lash keq për një ndihmë e shërbim që duhet bër e gruaja seshte në shtëpi mendoj se është turp e s`është burrni .

Nuk është pa burrni  kur këto aftësi i bëj publike edhe këtu në FB.

Pra, BURRNIA E KA KUDO VENDIN DHE ROLIN E VET e jo me u distancuar nga aktivitetet e përditshmërisë jetësore dhe duke e pru vetën në atë nivel të paaftësisë që t`i shërbesh trupit tënd dhe të jesh dembel dhe i pa aftë për vetën tënde, familjen dhe rrethin vetëm të mos prishet  « BURRNIA«  

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat