Hipokrizia e Unionit Evropian dhe loja e saj me shqiptarët

Opinione

Hipokrizia e Unionit Evropian dhe loja e saj me shqiptarët

Nga: Lirim Gashi Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 13:18
Lirim Gashi

Të çlirojnë me bombat e mister Uranit për me t'i lënë disa tonelata kancer mbrapa, të pranojnë me planin e mister Ahtisarit për me t'i lënë disa tonelata bela brenda shtetit dhe t'a vjedhin veriun përmes dinakërisë elegante të Shërbimit Sekret Francez dhe Kryeagjentit të tij udbash Hashim Thaçit. 

Hashim Thaçi i përdor agjentët e instaluar paraprakisht nga UDB-a në krahun e luftës dhe paqës për t'a sabotuar luftën e pak më vonë me ndihmën e shefave të agjenturave komplotiste dhe armiqësore për të cilat punon avancohet në lider politik dhe kryekriminel ekonomik të shtetit, ndërsa bashkpunëtorët e tij të ngushtë i avancon në shefa të Prontomafisë së tij . 

Këto shërbime armiqësore dhe komplotiste i fusin spiunët dhe agjentët e tyre shqipfolës në luftë vëllavrasëse politike dhe ekonomike me metodat e UDB-es dhe e pamundësojnë zbulimin e vrasjeve me të njëjtat metoda.  

I lejojnë ekstra pesë shtete mos me t'a pranu shtetin, për m'i fuqizu trojanët e huaj dhe vendor në pushtet dhe të fusin me kryespiunin francez në krye të shtetit dhe zëvëndësit e tij udbash në bisedime me Serbinë. 

Këta agjentë mercenarë në krye të shtetit, lërë më që nuk i kushtëzojnë negociatat me Serbinë me dëmshpërblime të luftës, kthimin e të pagjeturve të masakruar, tërheqjen e saj nga veriu, autonominë e Luginës dhe njohjen e Kosovës, por pranojnë kompromise vetëvrasëse siç janë regjionalizimi i Kosovës, Asociacioni i Komunave Serbe, fusnota, Gjykata Speciale dhe Lista Serbe. 

E Serbia përmes kryespiunit francez dhe zëvendësve të tij udbash në pushtetin tënd, t'a vjedh, kriminalizon, copëton shtetin, lobon për tërheqjen e njohjeve dhe t'i paralizon organet vendimmarrëse, sepse t'a fut listën e përbërë prej kriminelëve më të poshtër dhe më të tërbuar serb në Kuvendin e Kosovës për me blloku të njëjtin në vendimmarrje.  

Të njëjtit njerëz në bashkëpunim me kriminelët e Umnik-ut  dhe nënpunësit e korruptuar ndërkombëtar e vjedhin dhe e copëtojnë Kosovën, ndërsa EU i lejon, sepse më shumë kanë ndikim dhe bëjnë trysni në vendimmarrjen e saj Franca dhe pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, se sa USA dhe Anglia . 

Luftën e ndërsyer vëllavrasëse politike dhe ekonomike të njëjtat agjentura e shfrytëzojnë si pretekst, shkak dhe alibi për t'a themeluar një Gjykatë Politike të cilën e pagëzojnë si Speciale për t'a diskredituar luftën e shenjtë të popullit për liri dhe përmes propagandës efikase mediale e arrijnë efektin absurd e çoroditës që një pjesë e konsideruar e popullit t'i gëzohet synimit të saj fashist e gërditës.  

Pastaj e njëjta EU të thotë jepja pak tokë Malit të Zi nëse don me t'i hek vizat, e ti ja jep, por vizat edhe mëtutje mbesin në fuqi si garaci për kushtëzimin e radhës . 

Dhe për të qenë absurdi më i madh dhe ironia më astronomike e njëjta EU hipokrite nëse vazhdon kështu nuk ka nevojë të  çuditët pse shqiptarët në të ardhmën më shumë do t'i besojnë Erdoganit dhe Putinit se sa Evropës dhe Mogerinit. 

EU me politikën e saj mashtruese t'a shndërron shtetin në lëmë të thiut dhe në fund të thotë hiq dorë prej tij se s'po din me mbajt, ndërsa Erdogani të thotë mos i beso Evropës së në të njëjtën mënyrë edhe mua nënën ma ka kajt. 

Ne duhet t'i themi njëherë e përgjithmonë stop lojës së Unionit Evropian dhe lojës së Serbisë, Turqisë  e Rusisë me fatin tonë, fatin e fëmijëve tanë dhe fatin e trojeve tona etnike dhe për të qenë stopi më efikas duhet t'a kërkojmë një mbështetje më të fuqishme nga USA, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli . 

Mirëpo para së gjithash ne duhet t'a bashkojmë mendjen dhe zemrën e atyre shqiptarve që e duan atdheun më shumë se vetveten për t'i shpëtuar jo vetëm trojet tona etnike nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, por edhe dinjitetin tonë, lirinë dhe jetën.

Ne ende nuk e dimë se a jemi, apo s'jemi shtet, sepse sot na thonë po e nesër jo. 

Si është e mundur që EU, SHBA dhe mbi njëqind shtete të tjera t'a pranojnë Kosovën në kufijtë ekzistues dhe ti e dizajnon një flamur që i pasqyron po të njëjtit kufijë e pa kaluar shumë kohë të njëjtat shtete që të kanë çliruar dhe t'i kanë pranuar kufijtë ekzistues të detyrojnë për t'u futur në bisedime për ndryshimin e po këtyre kufijve me vrasësit, masakruesit, dhunuesit dhe shfarosësit e popullit tënd, pa i detyruar paraprakisht të njëjtit për t'i respektuar kufijtë ekzistues dhe për të kërkuar falje për masakrat, gjenocidin, tmerrin, dhunimet dhe dëmshpërblim për dëmet e luftës që t'i kanë shkaktuar ?

Përkundrazi EU nën ndikimin dhe trysninë e Shërbimit Sekret Francez, propagandës mashtruese serbe e ruse dhe pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën i lejon, fuqizon dhe trimëron vrasësit, shfarosësit dhe dhunuesit e popullit tënd për të kërkuar prej teje pa fije turpi dhe ngurrimi dorëheqje nga 30% të territorit tënd, thua që Kosova ishte agresore e Serbia viktimë ? 

Dhe pastaj thonë dinjiteti i njeriut është i pa cenueshëm? 

Po, i pa cenueshëm është gjithsesi dinjiteti i vrasësve, dhunuesve dhe shfarosësve tanë, por jo edhe dinjiteti ynë.  

Dinjiteti ynë është cenuar, shkelur dhe nëpërkëmbur me shekuj nga fuqitë e mëdha botërore dhe shërbetorët e tyre vendor dhe kjo shkelje po vazhdon, sepse e kemi lejuar dhe po e lejojmë që të bëjë shkollë e traditë. 

E ne u kemi ndihmuar jo vetëm panjerëzve vendor, por dhe atyre ndërkombëtar përmes pikëpamjeve dhe qëndrimeve tona pasive, naive dhe vazale që t'a shkelin e nëpërkëmbin dinjitetin tonë në mënyrë shumëdimensionale, në vend se t'ju themi fuqishëm stop me arsyetimin se edhe ne jemi njerëz e jo dele dhe lopë.

Dhe jo vetëm kaq, por ta kanë caktuar si ndërmjetësuese në bisedime zonjën Mogerini një femër me biografi politike skurrile dhe famoze të cilës nuk i besojnë mbi 90% të italianëve.

Jemi, apo s'jemi shtet, kemi apo s'kemi dinjitet ?

O shqiptarë të dashur kujt i nevojitet kjo verbëri e jona dhe ky vegjetim i yni si i bimëve të brymosura?  

Neve aspak, e Serbisë, Turqisë, Unionit Evropian dhe Rusisë gjithsesi për t'a  përdorur si alibi kur të na thonë : Ju nuk jeni për shtet. 

Nëse nuk bëhemi bashkë ne që e duam atdheun tonë më shumë se vetveten, do t'i rrezikojmë jo vetëm trojet tona etnike, por do t'a humbim edhe dinjitetin tonë, lirinë dhe jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat