Bardhyl, kush e vrau Kolonel Ahmet Krasniqin?

Opinione

Bardhyl, kush e vrau Kolonel Ahmet Krasniqin?

Sinan Kastrati Nga Sinan Kastrati Më 9 nëntor 2018 Në ora: 08:15
Ahmet Krasniqi dhe Bardhyl Mahmuti

Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti “u betuan” se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e Ahmet Krasniqin!

Në qershor të vitit 2000 shkova në Kosovë, pas 8 (tetë) vjetëve në Mërgim.
Deria atherë nuk guxoja të shkoja, sikurse shumë shqiptarë të tjerë.
Kisha shumë dilema, të shkoj apo të mos shkoj. Babain e kisha ende gjallë dhe kjo ishte arësyeja kryesore pse shkova.
Takova shumë miq, ish shokë të studimeve, kolegë të punës, familjarë e farefis.

Mos fol e mos shkruaj se nuk na çel sabahi.

Të gjithë flisnin me drojë duke shikuar në të dy anët se kush është aty, a mos është ndonjë njeri i padeshiruar dhe mua më bënin vrejtje: -Mos fol e mos shkruaj se nuk na çel sabahi. 
Në Suedi në çdo tubim që mbahej kërcnoheshin shqiptarët “ai që nuk paguan në fondin e “Vendlindjes” nuk ka çka lyp në Kosovë. 
Dje ishte 8 Nëntori që dikur e kendoninm këngën 8 “Tetë nëntor dyzet e tetë, hapi partia t`parin kongres”.
Dha pa dashur më ra në sy një shkrim “Vrasja e kolonelit, ky njeri duhet të ftohet nga Gjykata Speciale: “Do ta vrasim Ahmet Krasniqin”. U bëra kurreshtar të dija se kush është ai njeri. Fillova ta lexoj pa u ndalur. Autorin e njihja. Ishte një miku im i vjetër, I studimeve, Sefedin Krasniqi. “njeriu” tjetër ishte Bardhyl Mahmuti, I cili ishte bërë I njohur për të keq kur para një mase të madhe të njerëzve në shoqatën “Liria” në Malmö, më 21 shtator të vitit 1988 kishte thënë “Do ta vrasim edhe Kolonel Ahmet Krasniqin”.

“Betimi” i UÇK-së dihet

….. Dhe unë nuk kisha tjetër çka të bëjë pos që ta denoncoj publikisht ate që kishte thën Bardhyli. As kjo nuk ishte aq kollaj. 
Shkrimi im bëri bujë të madhe. Ai u botua në shumë portale brenda e jashte Kosove. Pati edhe edhe reagime kundër shkrimit tim. Më i zëshmi ishte Hajdin Abazi dhe disa nga argatët e tij pa pagesë.”Reagoi” edhe Bardhyl Mahmuti.
Redaksia e agjensisë së lajmeve “Presheva jonë” në Zvicërr arriti ta kontaktoj ish përfa¨qesuesin politiktë uçk-së, mr. Bardhyl Mahmutin
Kërkuam mendimin e tij rreth këti publikimidhe dëshironim të dinim se a kishte diçka të vërtetë rreth kësaj çështje. Përgjigja e z. Mahmutit ishte pa ambiguitet: “Po shihet se dikush po ka kohë të merret me gënjeshtra dhe manipulime. Betimi i uçk-së dihet dhe në asnjë rast nuk mund të gjen askush betime tjera që e zhvendosin qëllimin në luftë brenda shqiptare .... “.
Në një takim të mëvonshëm me Naim Abazin (njeri i madh i kohës po edhe tash), pasi u prezantova, më pyeti: 
- Ti je Sinan Kastrati? 
-Po i thash.
- Ti ke shkruajtur për Hajdin Abazin dhe ato që ke shkruajtur nuk janë të vërteta.
-Mirë iu gjegja unë, po ti pse nuk reagove? Dhe pyetja tjetër që unë ia bëra ishte: -Po Bardhyl Mahmuti a ka thënë në shoqaten tuaj “... kemi me e vra edhe Kolonel Ahmet Krasniqin”?
-Po, këte e din e gjth Bota.

Fondi i Xhevapit dhe i Sevapit

Kështu do të thonte ish përfaqsuesi i Kosovës në Suedi, Dr. Shaqir Shaqiri, që e kishte delegua “qeveria e bujarit”, marionetë e lpk-istëve.
Pra të gjithë “njerëzit udhëheqës” që “përfaqsonin” Kosovën, ishin murtat

Shaqir Shaqiri, përfaqësues i Kosovës në Suedi deklaronte se shqiptarët në Suedi duhet të paguajn në fondin e “Xhevapit” (Vendlindjes) ose të Sevapit (3%-shit).
Shqiptarët ishin bërë “Pikë e pesë”. Nuk dinin çka të bëjnë dhe një ditë, pasi edhe e njihja Shaqirin e thërras në telefon dhe i them : -“Shaqë, pse po krijon huti .... te shqiptarët? Ai mu lut që ti shkruaj dhe as sot e asaj dite nuk mora përgjigje e Shaqa, dikur “ambasador”, nuk e pa të arsyeshme të flet sikurse shefat e tij (“bujari” apo ata të “vatanit”).

Vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat