Djalli, demoni dhe dreqi i mallkuar

Opinione

Djalli, demoni dhe dreqi i mallkuar

Nga: Fatmir Lohja Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 09:42
Fatmir Lohja

Djalli, demoni dhe dreqi i mallkuar është e njejta fjalë,por në dialekte e gjuhe të ndryshme. Per fetaret është shejti që futet tinëzisht në menjden e njerëzve, per t’i devijuar nga   rruga e Perëndisë. Nga mburraveceria, politikanët shqiptarë ,akuzojnë njëri-tjerin me termin e mësipërm,sepse veten e konsiderojnë bijtë e Perëndisë.

 Profesor Fausiti,i Getes së madh, është i vetmi përsonazh që kërkoi ndihmë botërisht nga djalli, me qëllim e mirë për të shendoshur shoqërinë,por nuk arriti ndonjë rezultat mbreslënës për realizimin e qëllimeve të tija.

Politikanët shkojnë në faltore me rastin e festave të ndryshme fetare,me qëllimin për të dalë në televizor dhe për t’u marrë  votën besimtarëve.Predikuesit nuk i durojnë,sepse i kanë bërë lanet me kohë. Nuk u dalin haptas si kundërshtar, se janë vetëquajtur desident të komunizmit, që në moshën pesëvjeçare.Dihet që faltoret i prishi partija komuniste dhe predikuesit i arrestoi pseudodemokracija popullore.

Djalli akuzon demonin  e dreqin,se bëjnë sikur zihen, për të mbyllur skandalet e shoqërisë. Demoni akuzon dreqin edhe djallin,se kërkojnë ta bëjnë lesh dhie ,Ilirinë e   bekuar nga Perëndija,lart në qiell. Dreqi i mallkuar akuzon rivalët se e kanë mendjen vetëm te xhepat e tyre. Disa predekues,me zë të ulët, shprehin bindjen e “gabuar”, se kinse ky vend po drejtohet nga politikanë që nuk  kanë as dinë, e as imanë,prandaj standartet e jetesës janë më të ulta në Europën Plakë. Ka akuza të tjera, sa të reja, sa të vjetra, për të sulmuar kundërshtarin ,për të dalë vetë qelibar.

Politikanët e nderuar,këto pikpamje nuk i shprehin vetëm në gadishullin Ilirik por edhe në kancelaritë e botës mbarë. Kur shkojnë në Perëndim betohen për Mbretin Jezukrisht,ndërsa në vendet arabe për Allahun Muhamet. Në këto aktrime nuk ndjenë vështirësi, se zemra nuk i rreh për asnjërin.E tregojnë deklarat e tipit :” Më përparë do të bashkëbisedoja me dreqin e mallkuar se me iksin! Beshkëbiseduesi ka djallin në bark,prandaj nuk merrem vesh me atë. Jemi më katolikë se Papa……”

Në rastin e festave fetare,me tavolinat e mbushura plot,nga sinqeriteti, politikanëve të nderuar u rrëshqet shrehja.”Kujton hajvani se është më i djallëzuar se unë!” Një predikues më shpjegoi:” Kjo shprehje tregon,se e kanë djallin brënda vetes, dhe e kërkojnë fare kot te kundërshtari. Prandaj të vetquajturit  bir të Perëndisë, nuk  praktikojnë asnjë keshillë të tij, sepse nuk lexojnë Librat e Shejtë, ku është e shkruajtur e zeza mbi të bardhë , se si duhet të veprojë robi në jetën e përdishme:” Duajeni njëri- tjetrin,sepse të tërë jeni fëmijët e mi! Hiqeni djallin nga mendja,se nuk do të keni më luftra,por bashkëbisedim! …..”

Nuk repikova si zakonisht, sepse mendja ime, nuk mund të hidhte poashtë asnjë fjalë të predikuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat