Në Kosovë është ndërtuar kultura hipokrite e të mbajturit të pushtetit me të gjitha mjetet

Opinione

Në Kosovë është ndërtuar kultura hipokrite e të mbajturit të pushtetit me të gjitha mjetet

Nga: Ragip Guraziu Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 09:43
Ragip Guraziu

Se Kosova vuan nga dergja e tmerrshme e politikëbërjes dhe politikës, prandaj nuk mund të pritet më shumë e as gjendje tjetër nga kjo që është. Në Kosovë është ndërtuar kultura hipokrite e të mbajturit të pushtetit me të gjitha mjetet, qoftë me gënjeshtra e mashtrime, premtime të pambajtura, siç është instaluar edhe kultura e ardhjes në pushtet, po kështu me të gjitha mjetet. Dhe, kjo është njëra ndër arsyet pse shumica e qytetarëve po tregohen pesimistë se edhe zgjedhjet në të ardhmen,qfar do qofshit ato, nuk do të sjellin absolutisht asgjë të re, përveçse rritjen e problemeve dhe skamjet e shtuara të qytetarëve do të vazhdojnë të rëndojnë edhe më rëndë jetët e tyre.

Të gjithë kemi pasur ëndrra të tjera për Kosovën, e të cilat kanë mbetur vetëm ëndrra, për shkak të politikës së papërgjegjshme. Po kjo politikë na ka sjellë deri këtu ku jemi sot. Situata të papërshtatshme, ndarjen e taboreve politike, hajnia e pasuria në pyetje, por po mendoj se dikush do të pendohet pasi të shkojë pas grilave, se kjo jetë luksoze e tyre me hajni e korrupsion nuk do t'u shkojë më dhe ata me një jetë të tillë nuk do munden të përballojnë  burgut.

Duhet kaluar shumë e shumë kohë për t’i harruar të bëmet e të gjithave qeverive dhe institucioneve tona shtetërore,sidomos pas luftës së UÇK-së,dhe pas pavarësisë së Kosovës,ku tani edhe në këtë kohë qeveria e tanishme,pozitë e opozitë, prioritet e kanë pushtetitin e mbrotjen e shtetit.

Tani tek gjeneratat e reja është ngulitur mendja se nuk po ia vlejka me ra dëshmorë më për atdheun tëndë,falë këtyre,që shkatrruar këtë liri të cunguar,që pas lufte ra në duart e kriminelëve të tërbuara,në duart e grabitçarëve,hajnave , të vrasëve, tregtarëve,që le të kuptojë se më të vërtet,tani më zi se në komunëzëm,po I respektojnë serbët udhëhqësit tanë,pasi I ka zënë nema e të këqijave që I bënën vendit të tyre për këto 20 vite dhe tani po ju duket Kosova e madhe po falin tokë Kosove,për të pështuar pramanicat e tyre nga Gjykata Speciale.

Kushtetuta u shkel nga të gjitha Qeveritë e deritanishme

Kushtetuta akti më i lartë  juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit, tani ky dhjetë vjetor na lë të kuptojmë se kush më pak e kush më shumë, u shkelë Kushtetuta dhe u shtri përtokë mu nga ata që e shpallën,të gjitha qeverit e deritanishme dhe institucionet tona shtetërore, veriun e Mitrovicës e lanë pas dore.

Hajde; Kush do marrë guximin nga institucionet tona të flasë për këtë aktë më të lartin juridik të shtetit të Kosovës, se nuk është shkel,dhe është zbatuar në pikëpikmëri në Kosovë?!

Preambula thotë: po ku jemi në këtë dhjetë vjetor të zbatimit të saj?!

Kushtetuta gjithashtu thotë se "Republika e Kosovës nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj, dhe nuk do të synoj bashkim me asnjë vend ose pjesë të një vendi.", ky është një mesazh i qartë ndaj pretendimeve irredentiste (bashkim me Shqipërinë, ose aneksimin e zonave shqipëtare brenda territorit të Serbisë). Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene. Që do thotë nuk ka bashkim me Shqipëri dhe pretendimet për të kërkuar dhe bashkuar trojet tona brenda Serbisë?!

Kujt t'i besojnë qytetarët tani?!

Vendorëve që për dhjetë vite, të gjtha qeverit e deritashme,si dhe institucionet tona shtetërore e shkelen dhe po e shkelin me dy këmbët, rasti i fundit, pa shkuar më tutje, Demarkacionin me Malin  Zi,u dëmtuam me 82000 hektar tokë, e deri kur kështu?!

Thuhet se ''Vendet e QUINT-it kanë qenë prej kohësh miq të vërtetë të Kosovës, përfshirë këtu edhe në kohërat më të vështira. Që nga mbështetja jonë për ndërhyrjen e NATO-s, sakrifikimin e ushtarëve tanë në Kosovë, njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme në zhvillimin tuaj, ne kemi punuar shumë për të mbështetur vendin tuaj. Suksesi juaj është në interesin tonë. Megjithatë, ne do të këmbëngulim gjithmonë që Kosova të mbështesë drejtësinë.

Po të ishte kështu, pse tani  edhe në këtë 10 vjetri të Kushtetutës , pse në veri të Kosovës gjithçka frymon Serbi, shkilet Kushtetuta me dy këmbët, simbolet etj. Tani minoriteti serb në Kosovë ka standarde mbi standarde, e çka i duhet Kosovë ende të sakrifikojë për serbët. Besimin e kanë humbur qytetarët edhe tek ndërkombëtarët...

Sa i përket kufijve, kemi humbur me Maqedoninë, Malin e Zi, e kur kemi parasysh edhe Serbinë, atëherë qytetarët e Kosovës, nga një politik dështuese vendore dhe asnjë qeveri deri më tani nuk ka dal në mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës, por gara ne mes veti se kush po jem më shumë e kush më pak. Tani edhe ju shtetet e Qunitit ku ishit deri tani për t’i mbrojtur qytetarët shumë të pafajshëm. Kisha dashur përgjigjeje nga të gjitha këto...

Prape qytetarët do i vuajnë pasojat, siç i vuajtën dhe po i vuajnë ende dhe do ti vuajnë, si nga ndërkombëtarët por edhe nga një politik total dështuese vendore..

Thuhet nga Shteteve të Qunitit ;''Nuk ka asnjë arsye për të penguar punën e Dhomave të Specializuara dhe ftojmë secilin kryesues të institucioneve, udhëheqës të partive apo deputet, të heqin dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo ri-negocuar çfarëdo pjese të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Një veprim i tillë vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe rrezikon të gjitha të arriturat e Kosovës. Kjo i vënë interesat e individëve mbi interesat e shoqërisë kosovare. Ne e dënojmë një gjë të tillë, dhe kushdo që mbështetë një gjë të tillë, do të veprojë qëllimisht kundër partneritetit të Kosovës me vendet tona. Ftojmë të gjithë liderët të Kosovës dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të ngritin zërin kundër kësaj iniciative dhe me sinqeritet të plotë të informojnë qytetarët e Kosovës për pasojat e rënda negative, përfshirë këtu edhe procesin e integrimit ndërkombëtarë dhe Euro-Atlantik të Kosovës, nëse Kosova vazhdon në këtë mënyrë. Në të njëjtën kohë, presim që të gjitha shtetet të ndjekin penalisht ose të bashkëpunojnë në plotni, në gjykimin e krimeve të supozuara, të kryera në Kosovë''.

''Krijimi i Dhomave të Specializuara ishte mënyra e vetme për Kosovën të dëshmoj përkushtimin e saj për drejtësi dhe sundim të ligjit, dhe të vazhdojë të pranoj mbështetjen ndërkombëtare. Me ndihmën tonë, Kosova ka shënuar përparim në shtatë vitet e fundit për arsye të përkushtimit të saj për drejtësi ndërkombëtare. Vendimi i Kuvendit në vitin 2015 për të krijuar Dhomat e Specializuara ishte shenjë e qartë se Kosova refuzoi kulturën e mosndëshkimit''.

Me këtë janë në pajtim shumica e qytetarëve dhe subjekte politike,intelektual etj,por për të bëbet e juaja ndaj Shtetit të Kosovë duke favorizuar serbët dhe duke zaptuar veriun e Mitrovicës që në fillim me KFOR-in Franqez,pasojat po i vuan qytetari as ju e as politika apo qeverit e deritanishme të Kosovës.

Kushtetuta akti më i lartë  juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit, tani ky dhjetë vjetor na lë të kuptojmë se kush më pak e kush më shumë,u shkelë Kushtetuta dhe u shtri përtokë mu nga ata që e shpallën,të gjitha qeverit e deritanishme dhe institucionet tona shtetërore,e si mundet të oiplikohet në Veri të Mitrovicës.

Tani, Kosova ende pa Ushtri,ende pa viza,ende pa u prenua ne BE,ende pa sovranitet në veriun e Mitrovicës,falë shkeljes se Kushtetutës së Kosovës për dhjetë vite,si nga vendorët po ashtu edhe nga të tjerët,ndërkommbëtarë me misionet e tyre që janë këtu për sundimin e ligjit,dhe në dëmë të qytetarëve të Kosovës,shumë të pafajshëm që i kanë humbur shpresat se dita ditës po dëmtohemi në territore,dhe do dëmtohemi ende kur kemi parasyesh demarkacionin edhe me Serbinë me këto institucione tona që e kanë bërë praktikë nënshkrimet e tyre të bukura për dhenjen e territoreve,shteteve tjera përrreth,që edhe vet ato shtete që përfituan territore dhe të tjerat në pritje,nuk kanë ëndrruar që kaq lehtë do fitojnë territore të pamerituara nga ne.

Ndryshe, dhjetë vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa më e madhe e kësaj Kushtetute rrjedh nga plani i ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet tona shtetërore qeveritare do bëjnë plane kush në rendë të përfitojë nga ne territore bakshish....

Tani e zeza më e madhe për këtë vend është se gjenerata e gjenerata,ua keni gërditë luftrat më, (qoftë larg nga goja ime), me ba vaki naj luftë e re me ju imponue Kosovë dhe qytetarëve të saj,as një qime të flokut nuk do jen gati ta japin,se matrapazët e luftës së UÇK-së,me hajnit,korrupsionin,krimin etj,naj kanë gërtit luftarat,me veprat e tyre në liri.

Se Kosova vuan nga dergja e tmerrshme e politikëbërjes dhe politikës, prandaj nuk mund të pritet më shumë e as gjendje tjetër nga kjo që është. Në Kosovë është ndërtuar kultura hipokrite e të mbajturit të pushtetit me të gjitha mjetet, qoftë me gënjeshtra e mashtrime, premtime të pambajtura, siç është instaluar edhe kultura e ardhjes në pushtet, po kështu me të gjitha mjetet. Dhe, kjo është njëra ndër arsyet pse shumica e qytetarëve po tregohen pesimistë se edhe zgjedhjet në të ardhmen,qfar do qofshit ato, nuk do të sjellin absolutisht asgjë të re, përveçse rritjen e problemeve dhe skamjet e shtuara të qytetarëve do të vazhdojnë të rëndojnë edhe më rëndë jetët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat