“Fjaltë si Demushi e punën si kërkushi”, dualën shpejtë në shesh!

Opinione

“Fjaltë si Demushi e punën si kërkushi”, dualën shpejtë në shesh!

Nga: Hafiz Shala Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:56
Hafiz Shala

Eshtë e pakuptueshme por edhe më tragjike e pabesueshme, kur e shofin shkatërrimin e Republikës së Kosovës nga sunduesi i saj, Hashim Thaqi, i cili tërësishtë u vu në shërbim të Serbisë për nevojat e tijë personale . Pra, për të mbetur në pushtet dhe ma kryesorja që t’i shpëtojë Gjykatës Speciale, për krimet që e ngarkojnë nga dëshmitarët qofshin edhe publik përballë nji prokurorie të shtetit e kapur nga kupola e krimit në krye të shtetit.

Ky njeri,Presidenti,është i “vdekur” politikishtë sepse duke tentuar që të mbijetojë politikishtë, po mundohet që të mbijetojëe dhe të vazhdojë në liri edhe pas gjithë atyre veprave kriminale, për cka ngarkohet e posaqërishtë ato për të cilat ngarkohet nga Senatori Zviceran Dick Marty, i cili këto ditë ja përkujtojë Thaqit që është në pritje të “padisë” ndaj tijë për shpifje sic pretendonë ai.

Pa u renditur në mbrojtje të Senatorit, që mundë të jenë edhe qëllimëkëqia dhe i ngarkuar edhe ndoshta më paragjykime ndaj UCK-së qoftë i ndikuar nga Serbia dhe Karla Del Ponte, por, sic po deklarohet, nuk kishte dhe as që ka pretendim ta gjeneralizojë Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, por individet për të cilët ende qëndronë në ato pozita se,ata individ të sipërpermendur nga ai: Hashim Thaqi,Xhavit Haliti,Kadri Veseli dhe të tjeret të ashtuquajtur ”peshq të mdhenjë”, të ngarkohen për krimet e bëra ndaj shqiptarve, para, dhe gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Pasi drejtësia në Kosovë nuk qe në gjendje të përballet me krimet dhe kriminelët në Kosovë, athere i vetmi “shpëtim” do të ishte Gjykata Speciale për Krime Lufte, e cila u aprovue në Parlamentin e Kosovës bile edhe me angazhimin e pashoq të Presidentit Hashim Thaqi, duke deshtë që t’i bëjë me dije edhe vendorve dhe ndërkombëtarve se ky, na qenka i pafajshëm dhe njiherit edhe i gatshëm që të ballafaqohet me këtë gjykatë.

Por, bllofet e tij qenë jetëshkurter sepse, akuzat publike dhe sjellet e tij karshi interesave të Kosovës në bisedimet me Serbinë si shpëtimtare nga Gjykata Speciale, të bëjnë që ta rrisin dyshimin se ky, le që është në shërbim të nji shteti armik, por, me tërë zellshmërinë ai po punonë dhe i mbronë interesat e ketijë shteti armik.

Kjo, u vrejtë shumë kjartë kur Qeveria i vuri taksa të reja për 10% në prodhimet serbe, kur Presidenti reagojë si masë e cila nuk do t’i ndihmojë procesit të bisedimeve, ndërsa asnjiherë nuk e ngriti zërin që ti kundërvehet Serbisë për pengesat që publikishtë i bënë Kosovës në anetarësimin në organizatat nderkombëtare kundër marrëveshjes së arritur të cilat Serbia asnjihere nuk e respektonë e zbatonë.

Gjendja e këtijë Presidenti i ngjanë atijë filmit “Dead Man ëalking” nji dramë Amerikane e krimit në vitin 1995 me aktoret e njohur të Hoollyvudit, Susan Sarandon dhe Sean Penn, ku ky i fundit në rrolin e të dënuarit me vdekje të Matheë Pancelot, i cili kishte vrarë ciftin e ri dhe duke pritur në radhën për egzekutim me vdekje, i lutet motrës së tij Helen Prejean(Susan Sarandon) që të provojë ti ndihmojë me apelin e fundit duke insisituar se është i pafajshëm për vrasjen e ciftit të rinjë.

Prejeane, motra e tij, fillonë me vizita tek familjarët dhe të afermit e të dy të rinjve dhe të të afërmive të tyre të rinjë duke shpresuar që të mësojë më shumë për rastin. Pasi gjërat filluan të duken zi për Pencelot, Prejan bëri cdo gjë që ajo mundë të bënte por, duke e parë se krimi kishte ndodhur, i mbeti, vetëm t’a ngushllonte dhe t’i jepte forcë që ta pranojë dënimin për krimin e kryer.

Presidentit, nuk i mbetet asgjë tjetër, sepse, as Serbia e as ndokush tjeteër nuk mundë t’a shpëtojë dhe duhet të pajtohet për akuzat që e rëndojnë dhe të ndalet t’a dëmtojë Kosovën në bisedimet e paautotizuara nga Parlamenti respektivishtë nga sovrani-populli i Kosovës,  sepse, shpëtimi nuk është aty.

Si të ndalet ky president i cili kalojë haptas në anën e Serbisë?!

U provuan disa mundësi legjitime përmes Rezolutave të Parlamentit që fatëkeqësishtë nuk u votuan në mungesë të gadishmërisë së kundërvënjes së këtijë njeriu qoftë me fajin e pozitës në rendë të parë, por edhe të opozitës së cdakorduar e të percarë, qoftë nga partitë politike në pushtet e opozitë te cilat u diktojnë Deputetve si të votojnë ose mos të votojnë, dhe, gjendja ka ardhë aty ku cdo gjë është e bllokuar dhe nuk mundë të dalin nga ky “labirinth dhe kurthë” e vetëkrijuar të cilën në këtë gjendje shifet si parrugëdalje.

Pas masave të vendosura të importit nga Qeveria Haradinaj ndaj Serbisë, që në nji mënyrë është nji kundërvënie të veprimeve të Presidentit në favor të Serbisë, që, do të ishte momenti i duhur dhe po të ishte edhe e vendosur që Qeveria të ja ndalojë bisedimet e Thaqit me Serbinë.
Edhe, duke ju drejtuar SHBA-ve dhe BE-së, me shkrim te qendrimi i Qeverisë së Republikes së Kosoves rreth idesë për korigjim e shkëmbim të teritoreve më Serbinë, për të cilën iniciativë nuk pajtohen as partitë politike të pozitës dhe opozitës.

Mbasi,  që kjo ide e papërkrahur nga asnji organ shtetëror, përposë disa përfaqesuesve të disa shteteve evropiane që lëshojnë deklarata të pamatura, konfuze dhe ambiguale, po e inkurajojnë Thaqin duke u thirrur në ate se as Amerika e as Evropa nuk është kundër korigjimit të kufijve nese ajo është rezultat i marrëveshjeve të dy shteteve.

Bashkimi i Lugines me Kosovën, është nji iluzion infantil i tij, që kjo të ndodhë nga Serbia pa i dhënë asajë, në rendë të parë veriun me asets me vitale të shtetit të Kosovës, ose me aprovimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompeteca egzekutive që është në faktë, humbje “legjitime” e pjesës veriore me vetëshpalljen e Autonomisë se veriut dhe më vonë bashkangjitje më Serbinë e cka jo tjetër.

Ky, Presidenti, po punonë e bashkpunonë më Vuqiqin për intersa të Serbisë si nji mentor i tij, i cili i përmbahet të gjitha atyre kërkesava që Vuqiq ja kërkonë! gjithnji me kërcënime se ai mundë të jëtë shpëtimtari i tij, nga ajo që ngarkohet nga Gjykata Speciale, duke e kursyer atë më ato fakte që Serbia disponon për të dhe bandën e tij që u përmendë në fillim.

A mundë t’i besohet Ramush Haradinajt, për nji hap të guximshëm? dhe do të thoja heroik?!

Nga e kaluara e tij, e luftëtarit Ramush Haradinaj dhe kontributi i tij, në luften clirimtare për clirimin e Kosovës, ndoshta në këtë moment duhet të ishte njeriu i vetëm që do t’i ndërprente këto trende të dëmshme, të rrezikshme dhe luftënxitese të Presidentit Thaqi, i cili me kërcënimet se po qe se nuk arrihet marrëveshja me Serbinë, mundë të këtë konfliktë ne mes të dy shteteve fqinjë, ai duhet ndalur!

Sepse, kështu sipas tij mund të ndihmohet vetëm Serbia që të anëtaresohet në BE që ta njof Kosovën, që janë ”bindjet” e tij të pabazuara, duke lënë anash atë se Kosovës nuk i ngutet, sepse duhet që ta ketë të kjartë se për cka po bisedohet dhe pse mos ti kushtëzohet Serbisë, për bisedimet e ardhshme të cilat deritani u zhvilluan në menyrë stihike, pa planë dhe pa analiza të mirëfillta për atë që është biseduar deritani. Pra aspak trasparente deri tani!

Deklaratat e zotit Haradinaj, kur ti degjoshë, të japin shpresë dhe guxim që të veprohet pa u ndalur dhe atë menjiherë.

Nga praktika e Demarkacionit me Malin e Zi, disi të sjellë në dyshim se deklarat e zotit Haradinaj, të merren si me rezervë anipse cdokush i pelqën dhe do t’i përkrahte. Deklarata e Haradinajt dhe veprimet e tij, të guximshme dhe të vendosura, ishin për cdo respekt. Por, në fundë zoti Haradinaj u dorëzue dhe ajo shprehja popullore se:” fjaltë si Demushi e punën si kërkushi” dualën shpejtë në shesh.
Si ta kthejë besimin të populli zoti Haradinaj Kryeministër i Republijes së Kosoves?

Vetëm me veprime të vendosura, të paluhatshme dhe shumë transparente. Atë që e thash në fillim, duke ju drejtuar publikishtë dhe me shkrim qendrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës : “ Qendrave të vendosjes duke jau përkujtuar edhe njihere se cka i solli Serbia Kosovës në luftën e fundit dhe, a do të ndalet Evropa që tërë kohën të qendrojë në anën e Serbisë. Sepse, e kaluara me politikat diskriminuese dhe jorespektues te Evropës, po na e rikujtojnë atë Evropën e vjetër që asesi të c’këputet nga ai mentalitet anakronik duke na trajtuar si qytetar të rendit të dytë, duke na mbajtur mbyllur në nji rezervat i quajtur Kosovë”.

Nëse zoti Haradinaj e merr nji hap të guximshëm dhe heroik në mbrotje të Republikës së Kosovës, do të hyjë në histori si clirimtar dhe shpëtimtar i Kosovës.

Zoti Kryeministër, tani je para aktit vendimntar historik,ku Ju mundë të jeni protagonisti që do të mbahesh mendë pergjithmonë : “O për mirë ose edhe për keq!” Postet vijnë e shkojnë, por.....Kosova do te jet aty ku është …..!

*Autori është anëtar i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane - por opinioni i tij është tërësisht personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat