100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Opinione

100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Nga: Donika Hoti Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 17:09
Donika Hoti

Një shekull më parë u arritë marrëveshja për armëpushimin në botë, kjo marrëveshje u nënshkrua në mes Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe për ndërprerjen e luftimeve ushtarake në Frontin Perëndimorë gjatë Luftës së Parë Botërore, e cila në diplomacinë botërore njihet si  “Lufta e Madhe”, që filloi me 28 korrik të vitit 1914. 

Një vit më vonë, në Konferencën e Versajës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallet si  “Dita e Veteranëve”, pasi që është vlerësua se 16 milionë janë vrarë njerëz gjatë kësaj lufte. Betejat më mëdhaj gjatë Luftës së Parë Botërore janë zhvilluar në Francë dhe Belgjikë, e cila rezultoi me perfundimin e perandorive si perandorisë ruse, gjermane, osmane dhe austro-hungareze.

Kjo ditë në gjithë botën në veçanti në Australi nderohet si “Dita e Kujtimit” me një minutë heshtje në kohën 11 e 11 minuta sipas orës lokale, pasi që kjo datë kujtojnë nënshkrimin e marrëveshjes së Armëpushimit dhe përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Përfundimi i Luftës së Parë Botërore në aspektin gjeopolitkë dhe gjeostrategjikë konsiderohet si një shuarje e perandorive dhe krijimin e shteteve moderne, duke u shembur rregjimet e lashta të lindjes që mbizotëruan botën për disa shekuj dhe u transformuan në mënyrë rrënjësore, kur vendet fituese të luftës përcaktuan vijat e tyre kufitare në Konferencën e Vërsajës.

Si filloi Lufta e Parë Botërore? Me vrasjen e kryedukës Franc Ferdinandit, si trashgimtar i frontit të Perandorisë Austro-Hungareze në kryeqytetin e Bosnjës nga ulitrancionalist serbo-boshnjak Gavrilo Principi me 28 qershor 1914, pasi që kjo vrasje pati për qëllim krijimin e një Bosnje të Re në Evropën Juglindore. Ky akt në sistemin ndërkombëtar të kohës njihet si fillimi i konflikti mbarëbotëror në mënyrë të armatosur, duke u përfshirë të gjitha kontinetet e botës në luftë, duke u përballur dy fuqi më të mëdha si: Perandoria Austro-Hungareze dhe Perandoria Gjermane dhe në anën tjetër aleanca e Paktit Trefishtë përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Rusinë. Kjo luftë e cila njihet si “Lufta e Madhe”, që në mënyrë “de juro” filloi përfundimisht afro 2 muaj pas vrasjes së kryedukës Franc Ferdinandit me 4 gusht të vitit 1914.

Arsyeja pse njihet në diplomacinë botërore si “Lufta e Madhe”, është kjo luftë i kushtoi historisë së njerëzimit humbje të mëdha, pasi në këtë humbjen jetë 20 milionë njerëzve. Arsyeja tjetër është se kjo luftë ishte protagonistja kryesore e shpërbërjes së katër perandorive të botës si asaj Austro-Hungareze, Prusisë, Osmane dhe Ruse, të cilat kishin për qëllimi mbizotërimin e së politikës së qendrës. Me humbjen e Gjermanisë perandoritë koloniale dhe shtetet e Evropës Lindore fituan pavarësinë e tyre, si: Çekosllovakia, Estonia, Filanda, Letonia, Lituania, Polonia, së fundi edhe Jugosllavia.

Shkaqet e shpërthimit të luftës? Shkaqet kryesore të Luftës së Parë Botërore ishin të shumëllojshme, mirëpo më kryesorja mbetet se Britania e Madhe dhe Franca humbën mbizotërimin e tyre në aspketin ekonomik dhe atë ushtarak, ndërsa duke u zëvendësuar me krijimin e forcave të reja ushtarake dhe ekonomike të mbizotëruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe Japoninë. Me instalimin e një ekuilibri të ri ushtarak-ekonomik dhe politik, pikëpamjet e këtyre shteteve e kishte e qartë për një ndarje të re territorial të botës në zona, që të kenë ndikimin e tyre ushtarak-politik dhe ta bëjnë ndarja e re koloniale që përmes saj tregjet e reja dhe lëndëve e para të cilat e komplikkuan dhe më shumë politikën ndërkombëtare. Ky rivalitet diplomatik më i theksuar ishte në Azi, Afrikë dhe Evropë. Për t’i arritur cakun e objektivave e tyre ushtarake-politike në sistemin ndërkombëtar u krijuan dy fuqi të mëdha evropiane të ndarja në dy blloqe luftarake-politike të njohura si “Antanta” dhe “Forcat Qendrore”, të cilat ishin rivale me njëra-tjetrën.

Cilat ishin pasojat e Luftës së Parë Botërore? Lufta e Parë Botërore mbetët e pakrahasuar në aspektin e pasojave të mëdha dhe vlerësohet si një luftë e cila humbi gjithsej 9.4 milionë persona. Mesetarja si çdo ditë lufte del se kanë humbur jetë 6 mijë persona në botë. Sipas analizave të forcave rivale të kësaj lufte nga forcat Aleate ka humbur jetën 5.4 miliona njerëz, ndërsa nga Fuqia e Boshtit Qendror kishin humbur jetë 4 milionë njerëz. Thuhet se në mesin e tyre që të shërbyen gjatë Luftës ishin 15 milionë njerëz në botë që kanë përsuan në fatkeqësi duke e humbur ndonjë pjesë të gjymtyrës së trupit.

Ndër pasoja më të madh të Luftës së Parë Botërore konsiderohet “Masakra e Belgjikës”, e cila erdhi si rezultat i arritjes së trupave ushtarake gjermane në Belgjikë për arsyeje të frikës nga ushtarët guerilëve të Francës dhe Belgjikës, me ç’rast u masakruan banorët e qytetit të Adnene ku u gjetën të vdekur 11 trupa në Taminë dhe kanë 384 persona dhe në Dinant humbën jetën 612 persona. Me 25 gusht të vitit 1914 gjermanët vendosën zjarrin në qytetin e Leuvenit dhe dogjën librarinë e cila posedonte afërsisht 230.000 libra, vranë 209 civil dhe u evokuan detyruan 42.000 persona. Këto veprime ushtarake gjermane sollën dëm të madhë ndaj në tërë botë.

Gjatë Luftës së Parë Botërore u përdorë e gazit helmues përmes ushtarëve për arsyejtë përdorimit të shkeljes së “Deklaratës së Hagës” lidhur me gazrat asfiksuesë në vitit 1899 dhe Konventës e Hagës mbi Luftën Tokësorë të vitit 1907. Ushtria Franceze kishte aplikuar përdorimin e gazit helmues duke përdorur 26 mm të mbushura, ndërsa sasia e vogël e gazit ishte afërsisht 19 cm për fishek e cila nuk u zbulua nga ana Gjermanisë në nëntor edhe një urdhër të ri dhe u vendos nga ushtria franceze.

Arma më e fuqishëm e kësaj luftë ishte gazi helmues i aplikuar nga Fronti Perëndimor si sistem statik i mbyllur për të arritur përqendrimin efektiv. Gjermania e përdorte gazin ndaj Rusisë si kryesuese e Frontit Lindor në mungesë të kundërveprimeve efektive dhe rezulutoi me vdekjen e 56.000 qytetarëve me nacionalitet rus, një gjë të tillë e aplikoi dhe Britania e Madhe në e “Dytë të Gazit”, duke eksportuar gazë në Palestinë. Duke u bazuar në këtë sukses Rusia filloi prodhimin e gazit të klorit me prodhim fosgenit, mirëpo eksportimi i tij nuk pati sukses.

Kush ishte Gavrilo Principi? Gavrio Principi u lind me 25 korrik të vitit 1894 në Obljaj të Bosnjës me kombësi serbe i cili ishte njëri ndër nga nëntë fëmijët ku gjashtë prej tyre kishin ndërruar jetë në foshnjëri. Problemet e tij shëndetësore u evidentuan qysh në moshën e hershme. Princi Gavrilo ndjeki shkollimin e tij fillore në Sarajevë dhe Tulza të Bosnjë, pas largimit të tij nga Bosnja për të vazhduar shkollimin në Beograd, Principi u bashkua një shoqërie sekrete e cila njihet si “Dora e Zezë”. Kjo shoqëri për qëllim pati krijimin e një Bosnje të Re me mbizotërim të nacionalitetit serb dhe bashkimin e Bosnjë-Hercegovinën me Serbinë dhe shkatërrimin e sundimit të Austro-Hungarisë në Evropën Juglindore

Gavrilo Principi ishte një ndër tre përfaqësuesit e lëvizjës nacionaliste i dërguar nga Shefi i Departamentit të Intelegjencës të ushtrisë serbe dhe “Djatës së Zezë” për ta vrarë Arshdukën e Austrisë Franc Ferdinandin dhe bashkëshortën e tij Dukeshën Sofi si trashëgimtare e fronti mbretëror Austro-Hungarize. Kjo lëvizje nacionaliste pati mbështetje maksimale nga kryeministri serb Nikola Pashiçi. Për këtë veprim u arrestua nga policia e austro-hungareze dhe vonë arrestohet për arsye bashkëpunëtorët e tij i përkisnin një organizatë ultra-nacionaliste serbe. Në përfshirjen e tij në komplotin e vrasjes së Arsduka Franc Ferdinand për këtë arsyeje Austro-Hungaria kërkoi nga Serbia ta linte atë që ta formonte një komision hetimor në territorin e Serbisë për t’i shfaqur në sipërfaqje ushtarakët të cilit ishin të përfshirë në komplot. Mirëpo, Serbia refuzoi një gjë të tillë, pasi që në komision u parashikuar të jetë pjesë edhe anëtar nga policia austriake dhe në këtë rast  do ta shkelte sovranitet i saj. Me refuzimin e Austro-Hungarisë shpallet haptazi lufta me Serbinë dhe kjo dërgoi drejt fillimit të Luftës së Parë Botërorë.

Pas vrasjes së Franz Ferdinandit me 28 qershor të vitit 1914, arrestohet pas vrasejs të Princit Ferdinandit. Pasi që tentoi ta mbyste vetën dhe arresuta në stacionin policor për kryerën e këtij krimi. Gavrilo doli në gjykatë dhe u dekorua si nacionalist-jugosllav, kjo ndodhi me pranimin e fajësisë së tij dhe u dënua me 20 vjet në heqje lire. Sipas ligjeve të Austro-Hungarisë dënimi me vdekjes nuk u apliku, mëqenëse Gravilo ishte vetëm 20 vjeçar. Mirëpo, pas katër viteve të mbajtuara në burg, ndërroi jetë në moshën 23 vjeçare me 28 prill të vitit 1918, pasi që vuante nga sëmundja e tuberkuloza.

Çka i solli përfundimi i Luftës së Parë Botërore globit? Përfundimi i Luftës së Parë Botërore shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive të botës të cilat luftuan ndërvete për mbizotërimin e botës si: Perandoria e Austro-Hungareze, Perandorisë Prusisë, Perandorisë Osmane dhe asaj Ruse. Gjermania me përfundimin e luftës humbi mbizotërimin e saj në perandoritë koloniale dhe te shtetet evropiane sidomos të atyre lindore, si: Çekosllovaki, Estoni, Finlandë, Letoni, Lituani, Poloni dhe Jugosllavi, pasi këto perandoritë koloniale e fituan pavarësinë e tyre ndërkombëtare dhe u njohën zyrtarisht si shtete moderne.

Me përfundimin e “Luftës së Madhe” shënohet mbarimi i rendit botëror, mendohet se ky koncept mbetët arsyeja kryesore e shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore pas Luftërave Napoleoniane. Njëra ndër arsyejet e tjera për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore mbetët konflikti i interesave politike të ashpërsimit të luftës rival në mes të dy aleancave ushtarake si: Blloku Qendror dhe Antantës.

Me themelimin e Republikës së Wiermarit, e cilat erdhi si rezultat i mbarimit të Luftës së Parë Botërore dhe mbeti një përpjekje për të vendosur një stabilitet politik në Gjermani. Republika e sapo e formuar e Wiermarit, u ballafaqua me kriza financiare dhe protesta si kryengritje nga qeveria. Gjendja e keqe në aspektin ekonomik pushtoi Gjermaninë dhe e solli deri te dobësimi i qeverisë së Weimarit. Me ç’rast doli në skenën politike gjermane një personalitet i cili do ta troditë tërë botën nga Partia Kombëtare e Punëtorëve, që do të jetë Adolf Hitleri, që më vonë subjekti i tij politik do të shndërrohet në “Parti Naziste”, që u ndërtuar mbi konceptin e racizmit dhe pretendimeve të sigurimit të punëve të papunëve nazistë, duke i dhënë goditje përfundimtare qeverisë që bashkëpunuan me popullin hebrej dhe duke pontecuar se Lufta e Parë Botërore ishte humbur për shkak të një tradhëtie të sistemit të brendshëm politik. 

Në aspektin diplomatik përfundimi i Luftës së Parë Botërore sjelli një traktat paqe në një konferencë ndërkombetare e cila njihet si “Konferenca e Paqës së Vërsajës”, që në mënyrë “de juro” përfundoi lufta në mes Gjermanisë dhe Fuqive Aleate. Nënshkrimi i Traktatit të Vërsajës bëhet me 28 qershor të vitit 1919, pikërisht pas pesë vite të vrasjes së Franz Ferdinandit i cili vlerësohet si protagonisti kryesor i fillimit të Luftës së Parë Botërore. Edhe pse traktati për armëpushum u nënshkrua me 11 nëntor 1918, mirëpo Gjermanisë i nevojitet kohë gashtë muaj negociata me “Konferencën e Versajës” për të arritur një traktat të veçantë i cili do të njihet si “Traktati i Versajës”, ky traktat rregjistrohet në Sekretariatin e Lidhjes së Kombeve me 21 tetor 1919.

Përmes arritjes së negociatave të lartë cekura, formohet “Lidhja e Kombeve” si organizata ndërqeveritar në janar të vitit 1920, kjo erdhi si rezultat i Konferencës së Paqës së Vërsajës, e cila në mënyrë “de juro” i dha përfundim Luftës së Parë Botërore dhe njihej si organizata e parë të karakterit universal në botës. Si objektiv kyçe e pati përshirjen e parandalimit të luftërave nëpërmjet të sigurisë kolektive dhe çarmatimi i armëve. Pika tjetër kryesore e organizatës së Lidhjes së Kombeve mbetët zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare përmes instrumenteve të politikës së jashtme, e cila u parashikua në hartimin e 14-të pikave të Presidentit Vilson të propozuar në Konferencën e Vërsajës, qëllimi i saj ishte mbrojtja e kombeve të mëdha dhe atyre të vogla me zgjidhje paqësore të konflikteve në botë të bëhen në mënyrë kolektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat