Terrorizmi global, Serbia eksportuese e terrorizmit

Opinione

Terrorizmi global, Serbia eksportuese e terrorizmit

Nga: Agim Vuniqi Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 20:58
Agim Vuniqi

Logjika terroriste e ndërtuar dhe e kultivuar nga shteti bekohej dhe vazhdimisht kishte mbështetje nga Kisha Ortodokse Serbe duke i dhënë asaj karakter politik dhe fetar ku ortodoksizmi serb rivalorizonte qëllimet një shekullore të "Dorës së Zezë" që në fokus kishte pansllavizmin dhe Serbinë e madhe.

Anëtaret e rinjë betoheshin " ...para zotit, në nderin dhe jetën time do të ekzekutoj të gjitha misionet dhe komandat pa pyetje. Unë betohem para zotit, në nderin dhe jetën time që do t'i marrë të gjitha sekretet e kësaj organizate në varrë se bashku me veten"

Zgjedhjet për presidentin serb dëshmnuan se Serbia nuk kishte lëvizur asnjë pëllëmb nga politika militariste e kriminelit nr. 1 në botë Millosheviqit, sidomos kjo shprehej "ashiqare" në minoritetin serb në Kosovë që votoi për radikalin Vuçiq.

Në Institutin për Siguri të ish RSFJ-së (Kraljice Ane b.b. 11000 Bgd.) dyshohet se është eksperimentuar me shqiptarë në vend të mijëve. Në kuadër të institutit i cili  gjendet në Banjicë në drejtim të Vozhdovcit, në afërsi të Spitalit ushtarak VMA janë të vendosura laboratoriume në të cilat hyrja ishte rreptësisht e ndaluar

Historikisht nuk është aspak e rastësishme që fillet e terrorizmit global janë vazhdimësi e organizimeve të fshehta sekrete dhe terroriste, që nga vrasja e perandorit austriak Franc Ferdinandit që ishte vrasja më e madhe e realizuar nga një organizatë terroriste që shkaktojë edhe Luftën e Parë Botërore.

Në një artikull të Michael Shackelford të titulluar "The Black Hand, the secret Serbian Terrorist society", jepë detaje për shtrirjen e terrorizmit serb. Fillet janë që nga tetori i vitit 1908, vetëm dy ditë pas aneksimit të Bosnie e Hercegovinës nga AUSTRIA. Shumë njerëz disa syresh të ranguar në pozita të larta si ministër, zyrtarë dhe gjeneralë, mbajtën takimin në hallën e qytetit në Beograd. Ata formuan shoqatën gjysmë sekrete "Narodna Odbrana" (Mbrojtja popullore) të cilës i dhanë karakter pansllavist në fokus dhe organizim. Qëllimi i grupit ishte të regrutojë dhe ushtrojë partizanët për luftë të mundshme në mes të Serbise dhe Austrisë. Ata gjithashtu ndërmorrën një propagandë anti Austriake dhe organizuan spiujë dhe saboterë për të operuar brenda krahinës (provincës) së perandorisë Kjo organizatë terroriste fshehte karakterin e njëmendët duke u koncentruar në edukim dhe propagandë brenda Serbisë, duke u përpjekur ta paraqiste vetën si organizatë kulturore.

Propaganda e fuqishme por edhe ndihma shumë e madhe ushtrisë, e xhandarmërisë dhe qeverisë serbe (në prapavi Rusisë) mundësojë krijimin e organizatës së parë terroriste me reperkusione globale, lindjen e "Dorës së Zezë". Dhjetë prej tyre u takuan me 9 maj, 1911 për të formuar Ujedinjenje ili smrt (bashkimi apo vdekja), e njohur gjithashtu si Dora e Zezë. Qëllimi kruesor i grupit ishtë formimi i Serbisë së madhe, duke shfrytëzuar dhunën si mjet politik. Dora e Zezë bëntë trajnimin e guerilës dhe saboterëve duke aranzhuar vrasje politike. Dora e Zezë në fillim ishte e organizuar në atë shkalle të 3 deri 5 qelulave, organizativisht dëgëzohej në komitetet e rretheve, në krye të së cilës ishte komiteti qendror në Beograd. Në piramidë të kësaj organizate ishtë dhjetësha udhëheqëse e Komitetit ekzekutiv herë pas herë me më shume ose me më pak anëtarë. Anëtaret e rinjë betoheshin " ...para zotit, në nderin dhe jetën time do të ekzekutoj të gjitha misionet dhe komandat pa pyetje. Unë betohem para zotit, në nderin dhe jetën time që do t'i marrë të gjitha sekretet e kësaj organizate në varrë se bashku me veten". Grupet satelite u formuan në Slavoni, Bosnje ë Hercegovinë dhe Istër. Grupi i Bosnjes u emërua Mlada Bosna (Bosna e Re). Puna e "Narodna Odbrana" (Mbrojtja Popullore ishte mjaft efektive ashtu që më 1909 Austria bëntë presion furioz në qeverinë serbë për të ndale rebelimin.  Rusia nuk ishte tërsishtë e gatshme të qëndronte prapa Serbisë pasi që gjerat do të vinin në "shutdown", kështuqë Beogradi jashtë vullnetit  ishte forcërisht i shtyerë të lëshojë pe.

Millosheviqi ishte ai që riaktivizoi dhe instrumentalizoi këtë formë të organizimit terrorist që kontrollohej drejtpërsëdrejti nga ai, duke krijuar lidhjet institucionale me ushtrinë jugosllave dhe policinë federale të ish RSFJ, duke zbatuar strategjinë e "tokës së djegur" dhe duke bërë lëvizje të dhunëshme të popullatës përmes spastrimeve etnike që realizoheshin nga organizatat terroriste si "Beretat e kuqe", Tigrat…, të udhëhequra nga Legia, Arkani, Shesheli, Kapetan Dragani etj., akcionet e të cilave koordinoheshin nga ushtria dhe "MUP-i" Federal dhe ai i Serbisë.

Logjika terroriste e ndërtuar dhe e kultivuar nga shteti bekohej dhe vazhdimisht kishte mbështetje nga Kisha Ortodokse Serbe duke i dhënë asaj karakter politik dhe fetar ku ortodoksizmi serb rivalorizonte qëllimet një shekullore të "Dorës së Zezë" që në fokus kishte pansllavizmin dhe Serbinë e madhe. Indoktrinimi me ortodoksizmin fundamentalist kishte shtrirje të gjërë, ushqehej vazhdimisht edhe nga emigracioni serbë dhe ishte  drejtpësëdrejtë i lidhur me qeverinë serbe. Dora e krimit shtrihej edhe në Evropë duke vrarë ata që politikisht i kundërviheshin terrorizmit serb si vrasja politike e vëllazërve Jusuf e Bardh Gërvalla dhe Kadri Zeka në Gjermani, atentati mbi Enver Hadrin në Belgjikë e shumë vrasje politike në Kosovë, duke mos kursyer edhe oponentët politikë si: Çurulia, Kundak Stamboliq etj. Propagandimi i krimit dhe terrorizmit shtetëror si akt patriotik përfshinte tërë shoqërinë serbe pa përjashtim, aty këtu dëgjihej zëri i vonuar i ndonjë intelektuali që ishte "zë nga shkretira" për sjelljet devijane të shoqërisë serbe. Shtypi dhe televizioni serb në vazhdimësi "edukonte" dhe indoktrinonte popullatën me urrejtje patologjike kundër jo serbëve, kjo pasqyrohej edhe përmes rezultateve të anketimit të opinionit serbë të shprehura në përqindje dhe urrejtja kundër të tjerëve ishte në shkallë shumë të lartë dhe se indeksi i urrrejtjes kundër shqiptarëve arrinte edhe në 92%. Rezultatet tregonin se serbët nuk janë të gatshëm të jetojnë në një shoqëri multietnike, kërkesë immediate e BE-së. Vrasja me thikë e kryeministres suedeze Lind nga një serb ishte dëshmi e kohës se sa kishte shkuar larg krimi dhe terrorizmi serb.

Pozicioni i përafërt i diplomacisë ruse me aleatët afarist Francë, Gjermani... (ishte refleksion i interesave të përbashkëta afariste-kredi bankare, ndërtimtari dhe riparime, kapnin vlerën prej dhjetëra miliardë dollarësh) gjatë luftës në Irak, ishte shkasë për ftohjen e marrëdhënieve diplomatike me partnerët e koalicionit SHBA-Britani e Madhe, me ç'rast Rusia shfrytëzoi raportet e rikrijuara në marrëdhëniet ndërkombëtare duke rikthyer Serbinë në gati të gjithë organizmat ndërkombëtar. "Terapia ruse" nuk ishte e mjaftueshme për politikën dhe diplomacinë serbe, e zhytur thellë në "ujërat e pista", ngase krimi dhe korrupcioni kishte përfshirë thellë shoqërinë serbe, që kulmoi me vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq. Qevera aktuale shfrytëzoi gjendjen e jashtëzakonshme për të eliminuar oponentët politikë, por edhe për të shfrytëzuar pushtetin për interesa individuale dhe klanore. Zgjedhjet për presidentin serb dëshmnuan se Serbia nuk kishte lëvizur asnjë pëllëmb nga politika militariste e kriminelit nr. 1 në botë Millosheviqit, sidomos kjo shprehej "ashiqare" në minoritetin serb në Kosovë që votoi për radikalin Vuçiq.

Një shkrim i botuar më heret në "Epoka e Re" lidhur me rastin e eksperimetimit me shqiptarë në vend të mijëve nuk shkaktojë ndonjë shqetësim në opinionin shqiptarë, kjo ngase ishte pritur me skepticizëm dhe dyshim një informatë e tillë, sigurisht edhe për shkak të mosëzbardhjes së burimit të informacionit dhe identifikimit të personit që kishte plasuar informatën.  Personi qe kishte dhënë të dhënat (më poshtë në tekst), të cilat është vështirë të verifikohen, por të njëjtat mund t'i hulumtojë komisioni profesional dhe i pavarur që do ta autorizonte Gjykata ndërkombëtare për krime lufte, në Hag, e formuar enkas për hulumtimin e rasteve ku është shkelë e drejta ndërkombëtare dhe është kryer krimi kundër njerëzimit. Safet Pashagiqi është boshnjak, nga Velika Klladusha, gjatë luftës në Bosnje ka operuar në Krahinen e Cazinit, ishte komandant i sigurimit të Fikret Avdiqit, ishte epror ushtarak në APJ,  jeton në shtetin Georgia të SHBA-së. Biseda është zhvilluar në bazën ushtarake në Fort Polk të Luzianes, gjatë stervitjes ushtarake që ka shërbyerë per trajnimin e ushtarëve amerikanë dhe dislokimin sa më të suskseshëm të forcave amerikane në kuadër të KFOR-it. Vëndin të cilin e përshkruan personi në fjalë e përshkonte hekurudha nëntokësore, ku ishte stacionuar treni i kalter (që nga periudha e diktatorit komunist Tito)

Autori ka kërkuar nga S.P. i cili gjatë luftës ishte komandant i sigurimit në njërën nga territoret e banuara me boshnjak që t'i bëjë publike këto të dhëna por ai nuk ka pranuar nga rreziku se po që se kuptohet identiteti i tij do të ekzekutohet nga shërbimi sekret serb, prandaj autori bartë përgjegjesinë për të gjitha detajet e bisedës, e që janë interpretim i shënimeve të autorit që i ka marrë nga bashkëbiseduesi, në prezencën e tij, duke shpresuar se kështu do të ndihmohet në zbardhjen e fakteve për të zhdukurit. 

Në Institutin për Siguri të ish RSFJ-së (Kraljice Ane b.b. 11000 Bgd.) dyshohet se është eksperimentuar me shqiptarë në vend të mijëve. Në kuadër të institutit i cili  gjendet në Banjicë në drejtim të Vozhdovcit, në afërsi të Spitalit ushtarak VMA janë të vendosura laboratoriume, dhe atë në katet e poshtme, personi që ka dhënë shënimet ka punuar në katin e 7- nën dhe, dhe supozon të ketë edhe 5 kate të tjera në të cilët hyrja ka qenë rreptësisht e ndaluar. Në bazë te bisedës qe ka patur me një instruktorë serb, te cilin ai dhe një ushtarak tjetër e kanë dehur më parë ka pohuar se në laboratoriumet e institutit është eksperimentuar me shqiptarë në vend të mijëve, sidomos gjatë eksprimenteve në radioaktivitet duke shqyrtuar efektet radioaktive në njerëz (të rrezeve X, ultraviolete, gama etj). Pasë eksperimentimeve është bërë edhe asgjësimi i kufomave(?)

Instituti është i lidhur me koridore të fshehta nëntoksore me Spitalin ushtarak VMA në kuadër të cilit punonte Shkolla për mbrojtje kundërdiverzante "KDZ" (në të cilën bëhej trajnimi i vijuesëve dhe ku mësoheshin detektorët rentgen, ndezësit e eksplozivëve diverzantë, materiet ndezëse, helmet e luftës-nervor (imperit). Rentgenët punonin në principin e bombave radioaktive me elemente radioaktive. Para hyrjes nga ana e prapme ishte e vendosur magazeja me municion shkollor dhe gjësende të tjera jo të rëndësishme, më pastaj është një hapësirë e gjelbruar dhe e kufizuar me tela gjembor, përgjatë të cilës në brendi shihen qentë e trejnuar dhe që janë vazhdimisht në lëvizje, kjo pjesë përcillej edhe me kamera nga brenda (nga kjo anë nuk ishte parë të hyjë apo të dal ndokush, detaje që krijonin përshtypje nga jashtë- si të zakonshme, por që ishin tepër sekrete). Ai supozon se tunelet nëntoksore përfshijnë një sipërfaqe relativisht të madhe, ndërsa ndërtimet janë kryerë që nga koha e Titos, dhe qasje në to kane pasur vetëm për personat shumë të besueshëm. Supozohet gjithashtu se fillet e manipulimit me personat e zhdukur shqiptare kane gishtin tregues këtu, dhe dyshon se me shumë të burgosurë shqiptarë (që konsiderohen të zhdukur) është eksperimentuar dhe se kufomat e tyre janë asgjësuar(?).

Shumë ngjarje nga Kosova nuk janë ndriquar ende, meqë për këtë mungon vullneti i zyrtarëve serb, është vështirë sidomos të zbulohen dokumente relevante për krimin serb, disa nga ato që u zbuluan në varrezat e Batajnicës, dhe "afera" e frigoriferëve me kufoma mbesin rastet më monstruoze të krimit serb, e për të cilat ende nuk janë zhvilluar hetimet.

Kryeprokurorja Karla Del Ponte kishte akuzuar qeverinë serbe para Keshillit të Sigurimit se nuk po bashkëpunonte mjaft me Tribunalin. Po në atë kohë në raportin vjetor që kishte parashtruar në New York për punën e prokurorisë së Hagut, ajo theksonte që kishte arsye të besonte se "nga 17 të kërkuarëve që janë në ikje, më tepër se gjysma në mesin e tyre edhe Ratko Mladiqi janë të vendosur në Serbi e Mal të Zi", gjë që më vonë u dokumentua më bugosjen dhe gjykimin e tyre.    

Në gjykimin e Slobodan Milosheviqit, si dhe në të tjerat, mungonte vullneti i pushtetit t'i dorëzonte dokumentet kruciale,  të cilat do të ofronin fakte për përfshirjen e ish pushtetit të Beogradit në vrasjet e kryera në Bosnje e Hrecegovinë dhe në Kosovë.

Del Ponte kishte kritikuar edhe Republikën Serbe zyrtaret e se ciles siç tha ajo nuk kishin burgosur asnjërin nga të ikurit e akuzuar. Radovan Karaxhiqi është i njohur për atë që ndërron vendet duke lëvizur në mes të Republikes Serbe dhe Malit të Zi, thoshte Del Ponte dhe shtonte se zyrtarët e RS fshehin arkivat të cilat u duhen Tribunalit. Si duket ka elemente me ndikim në policinë dhe ushtrinë e RS të cilat ofrojnë përkrahje dhe mbrojtje aktive të ikurëve dhe të akuzuarëve per krime lufte. Dhe ky mashtrim ndodhte para syve të opinionit ndërkombëtarë dhe diplomatëve të BE-së dhe OKB-së.

Po të mos ishte SHBA-ja dhe aleati i saj bësnik Britania, sot të gjitha arat ë Kosovës do të ishin me varreza masive. Millosheviqi i përkdheluri i Moskës ngrihte dolli në Beograd me priftërit rus, nga të cilët kishte bekimin për të djegur Kosovën në emër të ortodoksizmit, të njëjtën gjë nuk harroi ta ripërseritëte popi Amfilohije gjatë varrimit të krueministrit të vrarë serbë Gjingjiq, duke vajtuar për eshtërat e shume xhelatëve serb, dukë derdhur "lotë krokodili" për popullin irakian dhe duke sulmuar Amerikën.

Serbia e cila kishte një bashkëpunim ushtarak me Irakun, Liberinë dhe Libinë, ua shiste armatimin jo vetëm konvencional dhe ishte eksportuese e drejtpërdrejtë e terrorizmit. U bënë publike edhe kontraktimet që kishte Serbia me Irakun pas burgosjes së Sadam Hyseinit, sigurisht e mbani në mend! Bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak në mes të këtyre vendeve daton që nga koha e diktatorit komunist jugosllav Tito, shumë nga punët ndërtimore, të kontraktuara, i ka vazhduar regjimi i Millosheviqit, ngase  qeveria serbe u pranua nga shumë vende si pasuese dhe "trashëguese" e ish Jugosllavisë. Dihet publikisht se shumë nga koridoret nëntokësore dhe tunelet në Irak I kanë ndërtuar sipërmarrësit serbë. Prandaj ishte e natyrshme klithma serbe ne demonstratat e Beogradit "Slobo-Sadame", ky ishte treguesi me real i lidhjeve serbe me terrorizmin në përmasa globale.

Diktatori, i cili u ndëshkua disa here për shkeljen e ligjeve ndërkombëtare, sidomos gjatë luftës irako-iraniane (duke përdorur helmet kimike për shkatërrimin e njerëzve masovikisht) dhe gjatë invazionit në Kuvajt, për të qeverisur me rezervat e naftës për të forcuar pozitën ë tij në Lindjen ë Afërt, ngase Iraku shumë shpejtë do të shtrintë ndikimin dhe do të eksportonte dhunë edhe në shtetet e përafërta si Arabia Saudite, Siria, Jordani, Irani, Turqia, duke shfrytëzuar sferat e ndryshme të shteteve përrreth, ato të ndikimit rus dhe freng, më në fund u dorëzua turpësisht, ashtu siç kishte kriminalizuar popullin irakian gjatë qeverisjes brutale diktatoriale.  Lidhur me ngjarjet rreth luftës në Irak, laurati i shpërblimit Nobel Imre Kertes konstatonte që në emër të shkaqeve të politikës ditore shfryhen ndjenjat antiamerikane, me pasoja afatëgjata. "Mendoj që Evropa jeton me vetëdije të trrejshme" vlerësonte Kërtesi dhe shtoi se "ajo bëhet se Unioni Evropian  nuk është bashkim eksploatimi, dhe se vetëm SHBA eksploaton botën dhe krijon globalizimin". Duke konstatuar se "edhe Evropa këtë e bëni dhe se zhvillimi i saj jetësor përqëndrohet në ato përparesi që i kishtë marre nga bota e tretë, e katërt dhe e pestë", ai këtë ë plotëson me konstatimin se "këtë e konsideron krizë ashtu që intelegjencia e majtë këtë nuk e merrë parasysh". Kërtesi konkludon se "pa  SHBA nuk do të arrihej çlirimi nga diktatura e Hitlerit dhe Stalinit".

Në paraqitjen televizive premieri britanik Bler e bëri publike i pari zënien e Sadamit. Më heret ai pat deklaruar se në luftë janë angazhuar trupat ushtarake të të gjitha njësive përfshirë aviacionin dhe këmbësorinë. Largimi i diktatorëve kudo në botë do të thotë mireqënie për popujt liridashës.  Popullata e planetit varet nga ndihma në ushqim, me mijëra fëmijë vdesin në vjetë për shkak të mungesës së ushqimit dhe sëmundjeve ndërsa me qindra mijera janë të larguar nga shtëpitë e tyre apo janë të vrarë. Porosia e liderëve botëror nga Parisi përqojej si mesazh se nacionalizmi  është pandam i patriotizmit  Mesazhi jepte shpresë, që njerëzitë të besojnë në liri dhe në demokraci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat