Antidiplomacia dhe gënjeshtra serbe

Opinione

Antidiplomacia dhe gënjeshtra serbe

Gëzim Muçolli Nga Gëzim Muçolli Më 12 nëntor 2018 Në ora: 23:48
Ivica Daçiç del para gazetarëve duke u mburrur me rezultatet e punës së tij donkishoteske.

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç  del para gazetarëve duke u mburrur me rezultatet e punës së tij donkishoteske.

Ai vazhdon të lobojë zemërplasur kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës duke kërkuar strehë dhe bashkëmendimtarë nëpër të gjitha skajet e botës deri në ishujt më të tretur të Oqeanisë.

Me buzëqeshjen e tij ndjellakeqëse del edhe duke gënjyer vetveten , gënjen popullin e vet për të përmbushur detyrën kombëtare siq e pohon edhe vetë Babai i kombit serb akademiku me shkollë të ,mesme Dobrica Qosiq.

Gënjen ministri Ivica i lindur në Prizren duke menduar se rrena shitet si pasuli në akshampazaret ballkanike. Gënjen shefi i diplomacisë serbe Daçiç duke mos harruar asnjëhere mësimet praktike dhe ideologjike të qenjes kombëtare serbe të ngritur mbi konstruktin e gënjeshtrës.

Pra thënë shqip, Ivica Daçiç po rren.Njësoj siq e arsyetonte gënjeshtrën në të gjallë të tij Dobrica Qosiq kur thoshte:

"Ne gënjejmë që ta mashtrojmë veten,që ta mashtrojmë tjetrin, gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë nga turpi,që të trimërojmë,që ta fshehim mjerimin tonë,gënjejmë nga nderimi, gënjejmë për shkak të lirisë.

Rrena është pamje e patriotizmit serb dhe vërtetim i intelegjencës tonë të lindur.

Rrejmë me kreativitet, me fantazi dhe në mënyrë inventive"!

Pra rrena është detyrë shtetërore serbe për të mbijetuar duke ditur problemet e komplekseve të identitetit të rremë serb.

Ivica Daçiç, ministër i punëve të jashtme dhe ministër i rrenave i Serbisë kujton se i rren edhe shqiptarët madje kujton se do ta mashtrojë gjithë botën.kujton se do ta shesë rrenën sikur çorbën dhe gullashin e kuzhinës serbe.

Kujton Ivica i vogël se duke rrejtur ditë e natë dhe duke e përsëritur vazhdimisht rrenën e njëjtë ajo do të zmadhohet dhe do ta besojë bota. Ivica harron se shqiptarët i njohin rregullat dhe ligjet e të drejtës internacionale, poaq sa i njeh ai vet dhe i gjithë aparati i tij shtetëror i konstruktimit të rrenave me qëllim minimin dhe shkatërrimin e sovranitetit të Kosovës duke punuar përditë për delegjitimimin dhe mohimin e pavarsisë së Republikës së Kosovës.

Harron ministri rrenacak se sipas të drejtës ndërkombëtare :

"Njohja e pavarsisë është një akt unilateral i kryer nga një subjekt i veçantë ose kolektivisht nga më shumë subjekte, nëpërmjet të cilit merret qëndrim mbi një situatë të dhënë faktike ose të së drejtës.

Njohja e një shteti mbi të gjitha ka valencë politike, duke dëshmuar vullnetin e shteteve preekzistuese të mbajnë raporte me shtetin e njohur. Ajo del nga pikëvështrimi juridik sepse shtetet që procedojnë njohjen në këtë mënyrë dëshmojnë se konsiderojnë që ekzistojnë kushtet e parapara nga e drejta ndërkombëtare për formimin e shtetit të ri, kështu që njohja prodhon një efekt përjashtues, duke ia pamundësuar Shtetit që e ka njohur që më vonë të kontestojë gjendjen e njohjes ose që shteti i njohur ka defekte të personalitetit juridik.

Pra akti i njohjes së pavarsisë së një shteti është akt politik i vullnetshëm dhe i pakthyeshëm.

Akti i njohjes i shpallur njëherë sipas ligjeve të së drejtës ndërkombtare nuk ka mundësi dhe nuk mund të zhvlerësohet kurrë më.

Prandaj mos i besoni pinokios serb të veshur me pushtetin e ministrit për punë të jashtme i cili në vend se të punonte për krijimin e raporteve të mira mes dy shteteve të reja që deri dje popujt e tyre për njëqind vjet ishin në marrëdhënje konflikti dhe lufte, vazhdon të punojë sipas sistemit pashiqian dhe qosiçian që do të vazhdojë të grumbullojë material djegës për fillimin e luftës së ardhshme në Ballkan, përkundër projektimeve , dizenjimeve dhe fotografive për album të zonjës Mogherini, lehtësuese në procesin e paqes midis Serbisë dhe Kosovës.

Vlen ti kujtohet Pinokut të Beligradit dhe miqëve të tij nga ndonjë qeveri e korruptuar e ndonjë shteti të largët, të cilët ende kanë nostalgji për Jugosllavinë e Titos, se rrota e historisë nuk kthehet prapa megjithë dashakeqjen dhe zemërimin për luftën e humbur. ndoshta mund t'iu vijë në ndihmë shprehja latine e filozofit Seneka, i cili pohonte se "era nuk fryen kurrë në drejtimin e duhur për atë që nuk di se ku po shkon ( Ignoranti quem portum petat nullus suus ventus est)!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat