Kosova është e para - 4 xhudistet e Kosovës, krenari kombëtare

Opinione

Kosova është e para - 4 xhudistet e Kosovës, krenari kombëtare

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 20:12
Skënder Sadri Kapiti

Kosova, Shteti i Ri shqiptar edhe sot e në vazhdimësi ka dhe do të ketë nevojë për kontributin e  shqiptarëve të mëdhenj që bëjnë vepra të mëdha. Njerëzit e mëdhenj dhe vepërlartë e lartësojnë kombin, krenarinë dhe imazhin kombëtar. Ata hyjnë në histori sepse bëjnë historinë.  Ata që e kanë Shqipërinë të parën, e kanë edhe Kosovën të parën; dhe ata që e kanë Kosovën të parën  e  kanë edhe Shqipërinë të parën.

Për Kosovën ,për lirinë, për pavarësinë e saj sa shumë kanë sakrifikuar, sa shumë jetë njerëzore kanë dhenë jetën ; sa shumë lot, vuajtje  dhe dhimbje njerëzore ka pësuar populli heroik i Kosovës  për  bërjen , për ndërtimin dhe për bashkimin  e kombit.

Sa krenar ndjehemi si shqiptar, kur  trajneri i madh, Driton Kuka  dhe  xhudistet e mëdha, sportistet e mëdha shqiptare Majlinda, Distria, Loriana  dhe Nora e  vendosën Kosovën të parën në Grand Prix në Uzbekistan, shtet ku u mbajt aktiviteti i xhudos i cili nuk e ka njohur akoma Shtetin e Kosovës.

Këto 4 heroina e vendosën Kosovën në krye dhe mbi shtetet e kombet e tjera duke   e ngitur në kulm imazhin dhe prestigjin  e Kosovën dhe të  të gjithë Kombit  shqiptar.

Pra, ashtu si dhe herët e tjera më parë, në garat dhe eventet e tjera ndërkombëtare të xhudos edhe këtë radhë heroinat e Kosovës e shkruan historinë e saj me Ar.

Dhe  pyesim  sot, se kush më shumë se sa sportistet e talentuara të xhudos së  Kosovës kanë dhënë e bërë kaq shumë për krenarinë, për lavdinë dhe për imazhin kombëtar  dhe për  njohjet e ndërkombëtarizimin e Kosovës?

Këto janë më se heroina sepse ato i kanë detyruar madje edhe  shtetet të cilat nuk e kanë njohur  akoma Shtetin  e Kosovës , prej këtyre heroinave  edhe ato  shtete jane detyruar që t’i njohin  dhe t’i respektojnë simbolet e shtetit shqiptar të Kosovës.

Shqiptarët të parën duhet ta kenë Shqipërinë dhe Kosovën , Kombin shqiptar.

Ky mësim, ky vizion, ky patriotizëm real , ky  përkushtim  dhe kjo përgjegjshmëri kombëtare  vjen si frymëzimin edhe nga  shembulli kombëtar i këtyre  heroinave, të cilat e kanë bërë Kosovën një superfuqi globale, superfuqi të botës më të madhe, të  asaj sportive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat