Dërrasa që e pret gozhdën

Opinione

Dërrasa që e pret gozhdën

Nga: Bekim Rexhepi Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 06:23
Bekim Rexhepi

Me këtë karikaturë të pushtetit nuk mund të përfaqësohen interesat e shumicës, ato çfarë sot mund të përfaqësohen nga ky pushtet, janë derivate dhe interesa sipërfaqësore që më shumë ngjasojnë se janë edhe vendim kryekëput të listës serbe për Kosovën.

Dialogun e konceptoj si dërrasë dhe marrëveshjen si gozhdë, duhet pasur kujdes se kush po i bije gozhdës, a është ky mjeshtëri më i mirë që do me ngul. Besoj se nuk ka mbet shqiptar që ka dije dhe nuk ta thotë se mjeshtri ynë është ngulësi më i keq i gozhdave, gozhdat e ti shpesh janë ngul keq, e shtrembët, madje jo në vendin e duhur, pak përtej cilit, e shumë keq janë dukur edhe në vlerësimin e përgjithshëm.

Nuk mund të lejohet asnjë përfaqësuesi që me ca vendime personale të mund të kufizojë sovranitetin e vendit. Por as edhe kontradikta nuk mund të ndihmoj, të japi lirinë absolute përfaqësuesit që politikisht të negociohet gjithçka për diçka, sepse kjo nuk mund të jetë e pranueshme as nga logjika, për më tepër rrezikon të fus në konflikt masën e gjerë dhe duke e kthyer gjendjen e luftës në prag të derës.

Vendimi i një përfaqësuesi që kapërcen vullnetin e shumicës dhe epet pas idesë së arsyes se tij, ka të ngjarë të jetë një vendim i solidaritetit të ashtuquajtur politik, madje gjithnjë e më shumë artificial dhe kontraktual. Kur përfaqësuesit ndeshen apo nuk kanë një legjitimitet të sovranit, atëherë mund të cilësohen edhe si korente politik, të devalvuar në kohë.

Kosova për fat të keq, mban këto korente politike për shkak se ka një devalvim në kohë, dhe e vështirëson akomodimin politik me legjitimitet të sovranit. Derisa kemi një gjendje të tillë gati 50-50, nuk mund të ketë një liri të plotë politike që të mund të merren vendime të mëdha që prekin vullnetin e sovranit. Duhet ndalur çdo përfaqësuese politik që të marri vendime të njëanshme, mbi këtë peshë politike dhe jashtë rregullave të ati kompeticionit të përbashkët politik e shtetëror.

Paqja është përjashtim dhe jo rregull, atëherë pse duhet të përjashtohemi nga paqja si jo rregull. Po të kishim faktor të rëndësishëm që paqen e konsolidojnë, ajo nuk do të ishte e vështirë për tu vendosur, kjo pamundësohet kur palët nuk kanë interes të njëjtë të vendoset. Pala e Kosovës ka vënë një interes dytësor para ati primar, duhet të ndodh se pari domeni i efektit të politikës që e pranon fajësinë e tjetrit, e dëmit të luftës dhe mbi këtë kërkim falje, pastaj edhe mund të ndërtohet pajtimi.

Ndërsa pala Serbe orvatet, gjithnjë e më shumë të pengojë dhe të zhurmoj për padrejtësitë, e një humbje që gjithnjë sipas saj mund të ishte fitore dhe mbase edhe mund të rikthehej në fitore. Ky është një përjashtim me rregulla të mbivendosura për paqen, nuk mund të ketë paqe me këta faktor që mund të kamuflojnë fatet e popujve.

Teshat n’tel, e shi po bije

Në fillim kur është bërë koalicioni mes subjekteve më të mëdha, ndarja e pushtetit nuk është menduar qartë e politikisht, Thaçi synonte të marrë presidencën, ngase e dinte se ishte e garantuar për pesë vite ulësja e presidentit. Ndërsa, ulësja e kryeministrit nuk ishte e garantuar për katër vite, kjo edhe ndodhi Mustafës, kur kryeministria ra dhe koalicioni u zhbë. Por, presidenti mbeti edhe pas zgjedhjeve edhe pas formimit të qeverisë së re. Më këtë lojë politike PDK-ja me një dinake arriti ta demoloj politikisht LDK-në.

Tani LDK duhet të rikonstruktohet në udhëheqje dhe duhet ta provojë rrugëtimin e ri, si e vetme, e ka të vështirë, por me Vetëvendosjen ka gjasa dhe shanse të rikthehet serish në drejtimin e institucioneve shtetërore. Rrëzimi i qeverisë aktuale është një mundësi më e madhe se herëve tjera, një mundësi politike e ndryshimit të gjendjes jolegjitime të shumicës shqiptare, sepse qeveria aktuale rri në pushtet me votat e Serbisë. Të saktësojmë se; të deleguarit serb në Listën Serbe janë të emëruar në Beograd dhe gjithnjë me direktiva të qeverisë serbe ata punojnë ne institucionet tona. Pra, nuk ka arsye politike që një qeveri e tillë, ta mbaj ende pushtetin dhe kinse me legjitimitet, ky nuk është legjitimitet faktik por i kamufluar brenda listës serbe, sepse nuk përmban të deleguarit e minoritetit serb të Kosovës. Si i tillë ky kompeticion  serb brenda institucioneve tona është pranuar si arbitraritet nga interesa dytësore politike e personale.

Kjo gjendje e palegjitimitet nuk do të duhej të vazhdoj, ende të qeverisë me vendin, madje si një përfaqësim i vullnetit politik dhe i duhur sepse edhe serbet janë qytetar të Kosovës. Serbet e Kosovës nuk kanë shprehur vullnetin e tyre të lirë ne zgjedhjet e organizuara nga shteti i Kosovës, ata kanë pasur zgjedhjet e tyre nga instruksionet serbe madje edhe lista e të emëruarve ka pasur pajtimin e Serbisë. Serbet nuk kanë pasur të emëruarit e tyre që të mund të përfaqësonin direkt interesat e tyre, por kanë përfaqësuesit e shtetit serb në institucionet tona që do të përfaqësojnë vetëm interesat e Serbisë si interesa të të gjithë serbëve, që janë edhe interesa të serbëve të Kosovës.

Më këtë arbitraritet politik nuk do të duhej të vazhdoj punën kjo qeveri, madje asnjë lider shqiptar nuk do të duhej të mashtronte sovranin me këtë karikaturë të pushtetit nuk mund të përfaqësohen interesat e shumicës, ato çfarë sot mund të përfaqësohen nga ky pushtet, janë derivate dhe interesa sipërfaqësore që më shumë ngjasojnë se janë edhe vendim kryekëput të listës serbe për Kosovën. Kjo i bije sikur me i qitë teshat n’tel e shi po bije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat