Kërkohet paraburgim për dy vëllezër nga Peja që grabitën një person duke e rrahur

Peja

Kërkohet paraburgim për dy vëllezër nga Peja që grabitën një person duke e rrahur

Më: 3 prill 2024 Në ora: 12:13
Gjykata Themelore në Pejë

Drejtoria Rajonale e Policisë – Sektori i Hetimeve në Pejë, në Prokurori ka parashtruar kallëzimin penal ndaj të pandejurve N.D dhe J.D, vëllezër nga Peja, të dyshuar për një grabitje të kryer ndaj M.K.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur duke e sulmuar në mënyrë brutale të dëmtuarin, përderisa ky i fundit ishte nën ndikim të alkoolit, ndërkaq të pandehurit kanë ikur menjëherë pas grabitjes.

Prokurori i shtetit ka ardhur në përfundim se asnjë nga masat tjera për sigurimin e të pandehurit në procedurë, nuk janë të mjaftueshme, andaj më qëllim të zhvillimit të suksesshëm të procedurës penale, sipas tij, është i nevojshëm caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurve.

“Andaj, nga të sipërshënuarat kërkojmë nga ju që të mbahet seanca e dëgjimit lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit, në të cilën do të marrin pjesë prokurori i shtetit, të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre”, thuhet në arsyetim.

Të pandehurit kanë thënë që i dëmtuari ua ka pasur borxh 250 euro dhe ato ia kanë marrë, ndërkaq i dëmtuari M.K ka deklaruar se ata ia kanë marrë 1 mijë e 200 ose 300 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat