Deçan: Kafshët e ngordhura hedhën në afërsi të shtëpive të banimit

Peja

Deçan: Kafshët e ngordhura hedhën në afërsi të shtëpive të banimit

Nga: Adem Lushaj Më: 4 shtator 2016 Në ora: 17:50

Ngordhja e kafshëve nga sëmundja gungore në Komunën e Deçanit, pos dëmeve materiale, është duke shkaktuar edhe rrezik të përhapjes së epidemive të ndryshme, ngase nuk merren masat e duhura mbrojtëse, qoftë edhe me groposjen e tyre.

Qytetarët ankohen se institucionet nuk po merren me shqetësimet e tyre, përkundër asaj që kanë kërkuar intervenime urgjente për largimin e lopëve të hedhura në afërsi të shtëpive të banimit.

Raste të tilla janë të paraqitura edhe në Strellc, përkatësisht afër shtëpive të familjes Istrefaj. Njëri nga familjarët, Bujar Istrefaj, duke u shprehur i shqetësuar për atë çfarë ka parë në afërsi të shtëpisë së tij, ka treguar se për rastin në fjalë, ka njoftuar inspektorët komunal të Deçanit dhe policinë e Kosovës të Stacionit të Deçanit.

“Jo më larg se 500 metra janë të hedhura lopë të ngordhura, e të cilët nuk e dimë se nga kanë ardhur, ndaj jemi detyruar të njoftojmë inspektorët e Komunës dhe Policinë e Kosovës”, ka njoftuar Istrefaj, sipas të cilit, nëse vazhdojnë që këto kafshë të ngordhura të mbesin aty,  banorët nuk do janë në gjendje të jetojnë në shtëpitë e tyre.

Gjithnjë sipas tij, inspektorët dhe policia, pos keqardhjes që kanë treguar për rastin, nuk kanë ndërmarr ndonjë aktivitet për largimin  e tyre apo groposje, siq edhe parashihet si masa mbrojtëse.

“Nuk e dimë se kush i ka sjell këtu, ngase nuk i kanë as shenjat identifikuese që parashihet ti kenë, ndaj, tash për tash, mbesim në mëshirën e zotit”, shprehët Bujar Istrefaj, i cili shpreson se do merren masa të duhura në mbrojtje të banorëve të atyshëm dhe gjetjen e atyre që kanë hedhur këto kafshë në afërsi të shtëpive të tyre. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat