Ndihma nga Suedia për Pejën

Peja

Ndihma nga Suedia për Pejën

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 14:45
Ndihma nga Suedia për Pejën

Buros, 8 shtator- Me nismën e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, para dy vitesh, nëpërmjet Shoqatës lokale ”Dardania”, e cila është anëtare në këtë Union, ka filluar bashkëpunimi nëpërmjet komunës së Pejës dhe qytetit industrial Buros të Suedisë. Udhëheqësit e këtyre dy komunave, të mbështetur nga udhëheqja e shoqatës ”Dardania”, kanë shkëmbyer vizita të ndërsjella dhe kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në disa sfera.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, nga qyteti i Burosit mbrëmë është nisur për në Pejë një kamion me mjete shkollore dhe të administratës.

Këto ndihma përbëhen duke filluar prej kompjutorëve, karrigëve, bankave shkollore, materialit tjetër administrativ e deri tek bicikletat për trajnimin fizikë. Kryetari i shoqatës ”Dardania”, Muharrem Binaku, thotë se anëtarët e shoqatës përpos se kanë bërë grumbullimin e këtyre mjeteve, ata kanë ndihmuar edhe për ngarkimin e kamionit.

Shpenzimet e transportit nga Burosi deri në Pejë i ka siguruar komuna e Burosit. Kryebashkiaku i Burosit, i cili kohë më parë ka vizituar Pejën, thotë se ne në Suedi kemi shumë mjete mësimore dhe mjete të punës, të cilat nuk i shfrytëzojmë më. Edhepse ato janë të përdorura, janë në funksion të plotë dhe mund të shërbejnë edhe më tutje, psh në shkollat e komunës së Pejës. Ndihmat e qytetarëve të Burosit për Pejën do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, thotë Ulf Olsson.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat