Bashota premton katër drejtori komunale për femra në mandatin e ardhshëm

Peja

Bashota premton katër drejtori komunale për femra në mandatin e ardhshëm

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 21:42
Sokol Bashota, ka premtuar se në mandatin e ardhshëm qeverisës, katër drejtori komunale do t’i ndahen femrave.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka premtuar se në mandatin e ardhshëm qeverisës, katër drejtori komunale do t’i ndahen femrave.

Ai tha se Gruaja Demokratike e Kosovës, me prezencën e madhe po konfirmon fuqinë e pashtershme të PDK-së, e cila është garanci e fitores në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“Gruaja Demokratike e Kosovës, është shtyllë e fortë e PDK-së, promovuesja më e mirë e gruas kosovare dhe rolit të saj vendimtar në proceset e ardhshme", ka thënë Bashota. 

Ai është shprehur i sigurt në fitoren e PDK-së me 22 tetor dhe kjo do të thotë edhe forcim i rolit të gruas në vendimmarrje.

Kryetarja e Gruas Demokratike, Flora Brovina është shprehur e kënaqur me prezencën e madhe në këtë tubim dhe është shprehur e bindur në fitoren e Bashotës në Klinë.

"Po vërtetohet se PDK-ja është " Forca e Ndryshimit", sepse këtë e dëshmuam në etapa të ndryshme para dhe pas luftës. Një nga ta është edhe kandidati juaj Sokol Bashota. Forca e Ndryshimit dhe avancimit të gruas është PDK-ja", ka thënë Brovina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat