Familja Lajçi nga Peja mbeti pa kulm mbi kokë pasi shtëpia ku jetonte tash e 18 vjet, pronë e një serbi, u nxor në shitje.
Ata nuk kanë mundësi financiare për të paguar qira, derisa zyrtarë nga zyra e kryetarit të komunës, premtuan se të hënën, Gazmend Muhaxhiri do ta takojë kryefamiljarin, në mënyrë që kësaj familje t’i gjendet një zgjidhje.