Dy zyrtarë komunalë nën hetime për falsifikim dokumenti - Bota Sot
Dy zyrtarë komunalë nën hetime për falsifikim dokumenti

Peja

E premte, 20 prill 2018

Dy zyrtarë komunalë nën hetime për falsifikim dokumenti

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 20:19
Ilustrim

Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar për KALLXO.com se ka nisur hetimet ndaj dy zyrtarëve komunalë të Pejës në bazë të një kallëzim penal të parashtrua ndaj tyre nën dyshimet për falsifikim të një dokumenti.

Lajmin e ka konfirmuar për Kallxo, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Sipas tij, hetimet kanë nisur në bazë të një kallëzimi penal të parashtruar ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Pejës.

“Është pranuar një kallëzim penal i parashtruar kundër dy zyrtarëve komunalë të KK Pejë, dhe kanë filluar veprimet hetimore në këtë drejtim, ndërsa bastisje në lidhje me këtë rast nuk ka pasur”, thuhet në përgjigjet e zëdhënësit të Prokurorisë Speciale të Kosovës për Kallxo.

Në anën tjetër, drejtori i financave në Komunë të Pejës, Jeton Abazaj, tha për KALLXO.com se kallëzimi penal në prokurori është dorëzuar nga vetë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Rasti është iniciuar nga unë, kurse kallëzimin penal e ka parashtruar në prokurori kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri, ndaj dy zyrtarëve komunalë për falsifikim të dokumentit zyrtar. Për momentin organet kompetente po merrem me rastin që të vërtetohet se kush e ka bërë atë falsifikim të dokumentit zyrtar”, tha Abazaj.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale nuk ka dhënë me shumë detaje rreth këtyre hetimeve që po zhvillohen në ndaj dy zyrtarëve komunalë.

“Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes për momentin nuk mund t’ju japim më shumë informacion”, është përgjigjur Ekrem Lutfiu për KAallxo.com.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test