Personalitet me virtyte të larta njerëzore, besnik i frymës dhe filozofisë së Ibrahim Rugovës

Peja

Personalitet me virtyte të larta njerëzore, besnik i frymës dhe filozofisë së Ibrahim Rugovës

Nga: Valdet Hysenaj Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 16:28
Akademia perkujtimore

Vlerësohet dhe lartësohet kontributi i aktivistit politik Bashkim Muriqi me rastin e Akademisw Përkujtimore me rastin e shënimin të  5 vjetorit të  ikjes së tij

Në prani të kryetarit të komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri, nënkryetarit z. Shkumbin Gashi, kryetarit të Asamblesë komunale z. Islam Husaj, deputetes së Parlamentit të R. së Kosovës  Besa Gaxherri, drejtorit të DRKS z. Engelbert Zefaj, aktivistit politik Shpëtim Hajdaraj, mysafirëve anekënd Kosovës dhe diasporës, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve, pensionistëve, përfaqësuesve të subjekteve shtërore, komunale, politike, kulturore, përfaqësuesve të institucioneve të komunës së Pejës

U mbajt Akademi Përkujtimore kushtuar Bashkim (Ramë) Muriqit, me rastin e shënimin të  5 vjetorit të  Ikjes së tij  Akademi kjo e cila u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë dhe me Aktivet e LDK nga Rugova

Moderatori, z. Valdet Hysenaj, ndër të tjera tha: Jemi mbledhur sot këtu, për të nderuar veprën dhe kontributin e Bashkim Muriqit, për proceset e shtet ndërtimit të vendit, si njëri  ndër figurat më të çmuara të LDK-së, në Gjermani dhe më gjerë.

Image

Vinte nga Rugova e legjendave, e miteve, e luftërave, e besës, e bukës… vinte nga shkëmbinjtë e ngritur si shtatore e ujëvarat që burojnë prej tyre, vinte nga Koshutani i shumë luftërtarëve të lirisë, që nga Zhuj Selmani, Sali Jaha, Hysen Bajri, Kadri Bajri, Sak Faslia,  e dhjetëra të tjerë si këta, të njohur në histori, nga të cilët trashëgoi shumëçka

Ishte:

Atdhetar, humanitar, kombëtar, solidar, begatues i fondit të Republikës së Kosvës, i fondit vendlindja thërret, njeri i urtë, prind i mirë, mik i çmuar, fisnik, i dashur, i guximshëm, njeri i fjalës dhe punës, kreator dhe nismëtar manifestimesh të ndryshme, veprimtar për ruajtjen e identitetit kombëtar, për ruajtjen e  gjuhës, traditës, kulturës, flamurit … personalitet me virtyte të larta njerëzore, një gur i çmuar në hierarkinë e organizimit të LDK në Gjermani, djalë Rugove, i çmuar dhe i nderuar nga presidenti historik  Ibrahim Rugova, sepse deri në ikjen e tij, i mbeti besnik denjësisht  frymës dhe filozofisë së tij,  të tillë e njohëm dhe do ta kujtojmë gjithnjë, anise mungesa e tij është e rëndë, por edhe krenare, sepse vepra dhe jeta që bëri Ai, na frymëzon për të ecur vertikalisht si Ai.

Andaj, me një minutë heshtje ftoi tëpranishmit që të nderonin veprën e tij dhe për të vazhduar:

Është kryetari i KK Pejë, z. Gazmend Muhaxheri, që vazhdimish po nderon veprimtarët, vlerat, punën, përkushtimin e secilit,  me pjesëmarrjen e tij, veprime këto që tregojnë qartë se denjësisht përfaqëson interest e të gjithë qytetarëve të Pejës, pa dallim strukturimi a rreshtimi politik, andaj moderatori fjalën ia kaloi kryetarit Muhaxheri i cili i përshëndeti të pranishmit duke çmuar dhe vlerësuar lartë jetën dhe veprën e Bashkimit.

Sërish moderatori Hysenaj vazhdoi: 

LDK – ka humbur një margaritar të çmuar, dhe në këto çaste përkujtimi, që po e ndajnë me familjen Muriqi, me një fjalim rasti, modest, do të paraqitet “Zonja e hekurt” e Rrafshit të Dukagjinit, deputetja Besa Gagjerri të cilën e ftoi që të marrë fjalën.

Zonja Gaxherri para të pranishmëve prezantoi të dhëna biografike, të detajuara, të sakta dhe të veçanta për punën, jetën dhe aktivitetin politik të Bashkim Muriqit, duke e lartësuar dhe cilësuar si n jërin ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit historic dr. Ibrahim Rugova.

Të gjitha ngjarjet me peshë dhe datat e shënuara përcjellen përmes AFA Rugova, si ruajtës, vazhdues dhe kurorëzues i thesarit të traditave,gjë që bëri që AFA të prezantonin në këtë akademi.

Image

Anëtarët e AFA vlerësojnë veprat e secilit, duke i mbajtur të gjalla në mendjet tona, përmes këngës, e asaj ja tha mirë këngëtari Shaban Demaj, me një kënkë kushtuar pikërisht Bashkimit … me tekst të Argjend Muriqit .

Për lexuesit Valdet Hysenaj plotësoi edhe këto të dhëna:

Bashkimi qe shembull se si duhej punuar dhe dashur Kosova.

Kur Kosovës i duhej, ai asaj ia kushtoi  tërë qenien e tij, duke e mbështetur shtetin përmes mbështetjes pa rezervë që ai ia bënte Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Ishte  dhe mbeti përkrahës i pa rezervë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kur Kosovës i duheshin armë, Bashkimi ishte prezent! Kur asaj i duheshin të hollat, Bashkimi ishte prezent! Kur në Kosovë kërkoheshin ndihma humanitare, prapë ishte prezent.

 Familja, miqtë e tij, Rugova, Peja e Kosova do të mburren gjithnjë me atë djalë, në pamje të parë i thjeshtë, modest, por me veprën e tij  do të mbetet gur themeli i kalasë Kosovë.

Shtëpia e tij, qe odë burrash për shtetarë e pushtetarë, të të gjitha strukturave dhe rreshtimeve politike, dukë përkrahur kështu çështjet madhore kombëtare.
Ai, me energjinë e tij të pashtereshme, diti të mobilîzojë bashkatdhetarët tanë në Anhalt të Gjermanisë,  ku ai jetonte, për të gjitha proceset ëe kërkonte atdheu, në ditët e vështira të tij.
Me besnikëri dhe suksese drejtoi Shoqatën Bamirëse Humanitare Nëna Tereze

Me siguri qe familja e Bashkimit e ndien mungesen e tij,  por bashkatdhetarët tanë, të pjesës lindore të Gjermanisë kanë humbur gjithashtu veprimtarin e dalluar, me të cilin ata mburreshin për me tepër se dy dekada.

Nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Senegal na kishte arritur një telegram ngushëllimi si vijon:  

Ambasada e Republikës së Kosovës në Senegal

Ambassasde de la République du Kosovo au Sénégal

Dakar, më 14 dhjetor 2017

E nderuara familje e Bashkim Muriqit, vllaut tim që çështja dhe jeta më dhuruan,

I nderuari kryetar i Komunës së Pejës, zotëri Gazmend Muhaxheri,

Të nderuar/a të pranishëm/e, në këtë sallë, e cila mba emrin e idolit dhe heroit tonë kombëtar e mikut tim, gjithashtu të çështjes, Jusuf Gërvalla,

Sa jam i mallëngjyer që sot, në 5-vjetorin e shkuarjes në amshim të Bashkim Muriqit,  nuk mundem me qenë prezent pranë jush për të ndarë emocionet që ju përshkojnë, kur të përmendet emri dhe vepra e Bashkim Muriqit. Shkaku është se sot, largë Kosovës, po mundohem të përkryej amanetin e tij dhe të Presidentit Ibrahim Rugova, duke e përfaqësuar vendin tonë këtu në Afrikë, në mënyrën më të denjë të mundshme.

Peja, e në këtë rast Rugova, ka qenë, është dhe do të mbetet vatër e personaliteteve si Bashkim Muriqi, që i kanë dhuruar qenien e tyre, mundin dhe dijen pavarësisë së Kosovës.

Do të keni dhe do të kem emocione gjithashtu, kur do të flitet se ai është njëri prej atyre që ia kemi borxh sot lirinë, fjalën dhe të menduarit shqip në vendin tonë.

Bashkimi im e i Juaji, ishte vazhdues i linjes së kryeneqësisë patriotike të rugovasve tjerë si, Sali Jaha, Çelë Shabani, bajraktari i Rugovës Sak Fazlia, Zhuj Selmani, Sali Rama, Ker Sadria, Zhuk Haxhia, deputetit e komandanti Smajl Hajdaraj e më në fund, por edhe trim elegant në mendje e akte politike, po aq kryeneqës, presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova.

Bashkimi mbetet në kujtimet e të gjithë atyre që e kanë njohur, si djal i rrept në mendje e veprime kur ishte fjala për Kosovën. Për atë edhe e kam adoptuar si vlla që nuk ma ka bërë nana, por çështja e Kosovës. Kjo ka shumë rëndësi për mua.

Peja, Rugova e Kosova i kanë borxh shumë djemve si Bashkim Muriqi!

Për ketë, i shpreh lavdi të përjetshme atdhetarit të devotshëm të çështjes së Kosovës, Bashkim Muriqi!

Ramadan Gashi

Ambasador i Republikës së Kosovës në Senegal

Po ashtu telegrame ngushëlluese kishin arritur edhe nga familja e Ibrahim Rugovës,nga Anton Çuni, Armend Zemaj, nga diaspora  etj.

Djali i Bashimit pranoi nga kryetari i komunës z. Gazmend Muhaxheri një mirënjohje POST MORTUM

Në emër të familjes Muriqi, të pranishmit i përshëndeti i vëllai Zenun Muriqi

Dhe krejt në fund  Hysenaj kujtoi një  thënie të një dietari botëror : “Të gjithë i  kanë borxh atdheut më shumë se atdheu atyre”, duke përfunduar se BASHKIMI nuk kishte pasur rastin ta kishte lexuar këtë thënie, por një gjë të tillë e kishte parim jetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat