Një qytetar nga Peja është ankuar se kur po e lëshon ujin, lavamani po i mbushet me guralecë.
Ky shqetësim, sipas këtij banori po i përcjellë krejt banorët që jetojnë në lagjen “Rrokaqielli” në Pejë . Ai në adresë ka dërguar edhe disa fotografi.
“Jemi banor te lagjes rokaqjelli ne Pejë. Na duhet çdo dit qe ti pastrojmë gypat e ujit pasi qe nga Ujësjellësi na vjen me shumë gur se sa ujë, ku dhe e dëshmoj. Çdo i dyti ankohemi nga gurë ne veshkë dhe fotot ju lutem ti publikoni”, ka thënë ky banor.
Ndërkohë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” e furnizon me ujë këtë pjesë të qytetit të Pejës.