Gjykata në Deçan: Zeqë Haskaj nga Irzniqi dënohet me 1.5 vit burgim për veprën penale të vjedhjes

Peja

Gjykata në Deçan: Zeqë Haskaj nga Irzniqi dënohet me 1.5 vit burgim për veprën penale të vjedhjes

Nga: Adem Lushaj Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 19:01
Gjykata në Deçan

Zeqë Haskaj nga Irzniqi i Deçanit, është dënuar me 1.5 vite burgim, pasi që akuzohej  nga Prokuroria e shtetit, për dy vjedhje që kishte kryer gjatë vitit 2017, e që sipas nenit 325, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, paraqet vepër penale. Ky vendim është marr në Seancën gjyqësore të mbajtur në Gjykatën e Deçanit, nga gjyqtari Sulltan Dobraj, bazuar në Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Pejës, e përfaqësuar nga prokurori Suada Hamza.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e shtetit, i pandehuri Haskaj, akuzohet se me qëllim të përfitimit të jashtëligjshëm, kishte vjedhur pasuri të luajtshme (gjësende të ndryshme), gjë që sipas Nenit 325, paraqet vepër penale të vjedhjes.

Gjyqtari Dobraj, pasi kishte bërë administrimin e provave të prezantuara nga Prokuroja e shtetit dhe deklaratave të pandehurve, e ka dënuar të pandehurin me 1.5 vit burgim (një vit e gjashtë muaj burgim) dhe 600 euro gjobë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat