Dëshmon polici që gjeti armën me të cilën dyshohet se u vra Mentor Zekaj - Bota Sot
Dëshmon polici që gjeti armën me të cilën dyshohet se u vra Mentor Zekaj

Peja

E mërkurë, 22 gusht 2018

Dëshmon polici që gjeti armën me të cilën dyshohet se u vra Mentor Zekaj

Më: 12 prill 2018 Në ora: 18:38
Pamje nga gjykimi

Në gjykimin për vrasjen e Mentor Zekajt dëshmi sot dhanë edhe tre dëshmitarë.

Për vrasjen e Zekajt, që ka ndodhur vitin e kaluar në Pejë, po akuzohet ish-shoku i tij, Kreshnik Haliti.

Zyrtari policor, Blerim Tigani, gjatë dëshmisë se tij tha se gjatë bastisjes se shtëpisë së Kreshnik Halitit e kishte gjetur revolen mbi një dollap, të mbështjellë me qese.

Ai tha se pasi kishin hapur qesen kishin vërejtur prezencë të lagështisë brenda saj dhe tek arma.

“Gjendja faktike e armës kur është hapur qesja është vërejtur prezencë e lagështisë. Po ashtu, te pjesa e sipërme e armës ka pasur edhe pika të korrozionit”, tha Tigani.

Fotografitë e vendit të ngjarjes gjatë bastisjes në shtëpinë e Kreshnik Halitit në Novosellë të Pejës, kur u konfiskua arma, u paraqitën gjatë seancës përmes video-projektorit.

Gjatë seancës se sotme dëshminë e ka dhënë edhe ekspertja e ADN-së, Hidajete Muharremi, e cila tregoi për konkluzionet e nxjerra nga raporti i përpiluar rreth dëshmive të kërkuara për ekzaminim.

Përveç ekspertes, si dëshmitar sot u dëgjua edhe Agim Trakaniqi, i cili ia kishte shitur shtëpinë e tij familjes së viktimës.

Dëshmitari Trakaniqi ishte propozuar nga i akuzuari që të dëgjohet dëshmia e tij rreth pagesave të kësteve të shtëpisë nga familja Zekaj.

Trakaniqi sot tha se shtëpinë e tij e kishte shitur në shumë prej 180 mijë euro dhe se pagesat i janë bërë përmes bankës.

Seancat e radhës të këtij gjykimi nga trupi gjykues u caktua të mbahen më 15 dhe 16 maj të këtij viti./Kallxo

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test