Në Pejë organizohet ekspozitë për pajtimin e gjaqeve - Bota Sot
Në Pejë organizohet ekspozitë për pajtimin e gjaqeve

Peja

E martë, 23 tetor 2018

Në Pejë organizohet ekspozitë për pajtimin e gjaqeve

Më: 24 prill 2018 Në ora: 10:51
“Fushata e Pajtimit të Gjaqeve”

Iniciativa për Histori Gojore organizon ekspozitën “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve”. Kjo ekspozitë vjen si përmbyllje e hulumtimit dyvjeçar të iniciativës për të njëjtën temë. Hulumtimi është fokusuar në ngjarje dhe kujtime të treguara nga protagonistë të kampanjës - ish të rinj të burgosur politikë, klerikë të besimeve të ndryshme, shkrimtarë e studiues.

Qëllimi i hulumtimit ka qenë regjistrimi i kësaj përvoje unike e cila ka ndodhur në Kosovë në fillimet e regjimit shtypës të Millosheviqit. 

Fushata për Pajtimin e Gjaqeve ka qenë thirrje për pajtim dhe unitet ndër shqiptarët e Kosovës në kohën kur fajet për vrasjet e protestuesve shqiptarë nga ana e policisë serbe nëpër protestat e shqiptarëve kundër shtypjes së regjimit, iu mvisheshin shqiptarëve nga propaganda e atëhershme serbe, nën pretekstin se gjoja policia nuk po i vret shqiptarët, por ata po i shfryzojnë trazirat për të “qëruar hesapet” mes vete. 

Erëmirë Krasniqi, udhëheqësja e hulumtimit, ka punuar në konceptin kuratorial të ekspozitës “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991”. Koncepti i ekspozitës përdorë tregimtarinë si parim organizativ dhe huazon struktura narratologjike nga intervistat që bazohen në metodologjinë e historisë gojore. Koncepti kuratorial i ekspozitës Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990—1991 vë në qendër praktikat imateriale, dijen e cila është intimisht e lidhur me kujtesën, dhe si e tillë trajton një histori e cila ka lënë fare pak apo aspak objekte materiale.

Ekspozita do të hapet nesër në Galerinë e Arteve në Pejë dhe do të qëndrojë e hapur deri më 21 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test