Spitalit të Pejës i mungon Rezonanca Magnetike

Peja

Spitalit të Pejës i mungon Rezonanca Magnetike

Më: 5 maj 2018 Në ora: 10:57
Spitali i Pejës

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Skender Dreshaj ka zhvilluar një takim pune me drejtorët e Drejtorive Komunale të Shëndetësisë në Komunat Pejë, Istog, Klinë Deçan e Junik me qëllim të koordinimit më të mirë të punës mes Spitalit të Përgjithshëm në Pejë si institucion shëndetësorë i nivelit sekondar dhe drejtoritë e Shëndetësisë nga komunat e rajonit të Pejës.

Drejtori i Spitalit, Skender Dreshaj njoftoi të pranishmit për punën tremujore që është bërë në Spitalin e Pejës, duke theksuar se sipas të dhënave afër 50% e pacientëve të shtrirë gjatë kësaj periudhe janë nga Komuna e Pejës, ndërsa, pjesa tjetër ka qenë nga komunat Istog, Klinë, Deçan e Junik.

“Këto shifra janë tregues se puna e Spitalit të Përgjithshëm i takon të gjithëve dhe secili nga ne duhet të bashkëpunojmë për të qenë sa më mirë në shërbim të pacientëve dhe popullatës”, ka thënë ai.

Në këtë takim u diskutuan shumë tema që kanë të bëjnë me organizimin më të mirë të punës dhe u konkluduan disa veprime që do të ndihmojnë në përmirësimin e punëve të ndërsjellta.

Drejtorët e Drejtorive Komunale të Shëndetësisë u pajtuan me nismën e Spitalit që takimet e tilla koordinuese të mbahen në mënyrë të rregullt periodike duke bashkërenduar aktivitetet në vazhdimësi.

Drejtorët e Drejtorive Komunale, Petrit Loci në Pejë, Hekuran Sejdiu në Klinë, Mujë Osmanaj në Itsog, Ibrahim Selmanaj në Deçan dhe Zenel Kuqi në Junik, përkrahën iniciativën e Spitali të Përgjithshëm në Pejë që të filloj një fushatë lobimi për t’u pajisur me Rezonancë Magnetike, e cila është domosdoshmëri për diagnostifikimin më të mirë të sëmundjeve por që do të ndihmonte banorët e Rajonit të Pejës në kryerjen e këtij ekzaminimi në Pejë, në kohë sa më të shpejtë dhe pa shpenzime siç po ndodhë tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat