Rruga e bllokuar Pejë-Rozhajë pritet të lëshohet pasdite për qarkullim

Peja

Rruga e bllokuar Pejë-Rozhajë pritet të lëshohet pasdite për qarkullim

Më: 7 maj 2018 Në ora: 09:39
Rruga Pejë-Rozhajë

Rruga Pejë-Rozhajë e cila është e mbyllur për qarkullim për shkak të rrëshqitjes së një mase të madhe të dheut pritet të lëshohet për qarkullim sot pasdite.

Një ditë më herët u bë e ditur se kjo rrugë rajonale që të dërgon për në shtetin fqinj, Mal të Zi, R 106, Pejë-Kullë, është bllokuar nga rrëshqitja e një masivi të madh të gurëve dhe dheut, në segmentin mbi doganë.

Intervenimi i Ministrisë përmes kompanisë ka qenë i menjëhershëm, por pa efektin për të mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve.

Zyrtarë në Zyrën e Ankesave të RTV Dukagjinit thanë se rruga pritet të lëshohet për qarkullim sot pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat