Bërllokun nuk ka kush ta heqë

Peja

Bërllokun nuk ka kush ta heqë

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 14:37
Një shembull i tillë mund të merret fshati Gllaviçiqë, te seperacionet, ku kalon edhe Lumëbardhi i Pejës, ku ndodhet një sasi bërlloku, të cilin nuk e ka parë askush të arsyeshme për ta larguar.

Gjendja e ambientit në vendin tonë nuk është aspak e mirë dhe kjo njëherësh rrezikon edhe shëndetin e qytetarëve.

Pavarësisht aksioneve të shumta të ndërmarra në shumë pjesë të vendit për heqjen e mbeturinave, ka ende zona të cilat përballen me ndotje të ambientit.

Një shembull i tillë mund të merret fshati Gllaviçiqë, te seperacionet, ku kalon edhe Lumëbardhi i Pejës, ku ndodhet një sasi bërlloku, të cilin nuk e ka parë askush të arsyeshme për ta larguar.

Ndryshe, kohë më parë është bërë e ditur se në shtator do të fillojë edhe një aksion për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat dhe shpresohet që do të pastrohet edhe kjo pjesë në fshatin Gllaviqicë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat