Imeraj: Me rrënimin e objekteve të shkollave, po humbim gjurmë të historisë së arsimit

Peja

Imeraj: Me rrënimin e objekteve të shkollave, po humbim gjurmë të historisë së arsimit

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 23:56
Rrënimi i objektit të vjetër të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë

Kryetari i degës së Nisma Socialdemokrate në Deçan, Shkodran Imeraj ka reaguar ndaj rrënimit të objektit të vjetër të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë në fshatrat Isniq dhe Rastovicë të Deçanit.

“Me rrënimin e objekteve të vjetra të shkollave, siç është rasti i shkollave të Isniqit dhe Rastovicës, ne po humbim gjurmë të historisë së arsimit shqip”, ka thejsuar Imeraj.

Reagimi  i Imerajt:

Rrënimi i objektit të vjetër të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë në fshatrat Isniq dhe Rastovicë të Deçanit nga ana e Komunës së Deçanit, është veprim i pa matur mirë dhe i pa pranushëm.

Me rrënimin e objekteve të vjetra të shkollava, siç është rasti i shkollave të Isniqit dhe Rastovicës, ne po humbim gjurmë të historisë së arsimit shqip.

Objektet e tilla të cilat kanë histori me shumë se gjysëm shekulli, është dashur të ruhen dhe të restaurohen apo të përdorën qoftë për çerdhe për të cilat ne kemi tëpër nevojë apo edhe për muzeume të ndryshme.                     

Apeloj tek Strukturat udhëheqëse të Komunës së Deçanit që veprimet e tilla mos të ndodhin në objektet e rëndësisë së veçantë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat