Kontigjenti italian në mbështetje të arsimit

Peja

Kontigjenti italian në mbështetje të arsimit

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 09:56
Kontigjenti italian

CIMIC (Bashkepunimi qytetaro ushtarak) i Grupit luftarak shumëkombësh Perëndim – Njësia shumëkombëshe e udhëhequr nga italianët e përbërë nga italianë, sllovenë, austriakë dhe moldavë – është angazhuar në aktivitete të ndryshme në të mirë të instituteve shkollore vendore, me qëllim që të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e kushteve në të cilat nxënësit e Kosovës do të kalojne vitin shkollor që sapo ka filluar.

Fillimisht, gjatë periudhës së pushimeve verore, ekipet e specializuara që i përkasin grupit GSA (Grupit Mbeshtetes te Aderimit) - njësia që kryen mbështetjen logjistike e kontigjentit italian në Kosovë - ka kryer dezinfektimin e disa shkollave në rajonin perëndimor të Kosovës, nder te cilat shkolla "Tetë Marsi" në Pejë, "Haxhi Zeka" në Istog, "Edmond Hoxha" në komunën e Junikut dhe "Haxhi ZEKA" në fshatin Zahaq, institutet që në përgjithësi mirëpresin pothuajse 3000 fëmijë. Shkollat janë struktura ku është i domosdoshem kontrolli i kujdesshëm i çdo lloji të dëmtuesi: këto vende, ku qendrojne fëmijët, sistemi i imunitar i  të cilëve është ende në fazë zhvillimi dhe konsolidimi, përfaqëson një  çështje kritike shumë të rëndësishme për shëndetin publik.

Përsëri, me fillimin e vitit shkollor, në shkollat e mesme dhe fillore të Pejës dhe Zahaqit janë dhuruar materiale të ndryshme mobilimi (kryesisht banka, karrige, tavolina dhe dollapë) dhe është paraparë për në ditët në vijim “inagurimi i një projekti CIMIC të filluar pak kohë më parë, që ka mundësuar rinovimin e të gjitha dyerve dhe dritareve të institutit të Budisalcit (për një total prej 45 dyersh e dritaresh).

Ky lloj aktiviteti eshte një nga projektet e shumta të kryera nga celula CIMIC (Bashkëpunimi Civilo Ushtarak) i kontigjentit italian në Kosovë, aktualisht në bazë të Regjimentit të 5të Alpin të komanduar nga koloneli Ruggero CUCCHINI, aktivitete shumë të rëndësishme pasi kontribuojnë në mënyrë shumë domethënëse për të mirën e komunitetit dhe mbështetjen e shërbimeve thelbësore për popullatën: arsimi, në këtë rast, është një bazë esenciale për zhvillimin e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat