Rreth dy orë e gjysmë ka qëndruar trupi i personit të vrarë në vendin ku ka ndodhur krimi.
Një person është vrarë mbrëmë rreth orës 22:00 në Pejë, afër Fabrikës së Bukës.
Kallxo merr vesh se viktima është K.S., 32-vjeçar, baba i 4 fëmijëve.
Viktima është gjetur i vrarë me armë zjarri në një veturë.
Rreth orës 00:40, trupi i viktimës është tërhequr nga ekipi i Mjekësisë Ligjore dhe është dërguar për obduksion.
Policia e Pejës e konfirmoi këtë rast.