Aksion pastrimi në Gurrakoc të Istogut

Peja

Aksion pastrimi në Gurrakoc të Istogut

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 08:18
Foto arkiv

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të organizohet aksion pastrimi në Gurrakoc të Istogut.

Aksioni fillon nga ora 12:00, ndërsa përveç ekipit të Let’s Do It Kosova, do të marrë pjesë Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, nënkryetari i Komunës së Istogut dhe zyrtarë tjerë komunal.

Dje aktivitet pastrimi është organizuar në Vushtrrin ku u pastruan deponi ilegale dhe ambienti përreth.

Gjatë këtij aksioni u pastruan 4 deponi ilegale brenda qytetit me makineri, dhe u larguan 70 thasë mbeturina përgjatë rrugëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat