Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.B., për shkak se kishte kanosur personat zyrtar në sallën e Gjykatës Themelore në Pejë-Dega në Klinë.
Më datë 14.11.2018, rreth orës 09:35, në sallën e Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Klinë, H.B. kanosi prokuroren e shtetit dhe gjyqtaren në lidhje me punën e tyre, duke iu thënë me fjalët “do të ju vras”.
Në momentin kur zyrtarët policor provojnë ta arrestojnë, i pandehuri nuk iu bind urdhrit verbal të policisë dhe rezistoi gjatë kohës së arrestimit duke i fyer dhe sharë policët.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit