Sizane Selimi Sadiku

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Sizane Selimi Sadiku

Më: 21 maj 2016 Në ora: 21:40
20.02.1967-21.05.2015

 

Sot, me 21 maj 2016 u bë 1 Vit pa Ty e dashur Nënë, Grua dhe Vjehërr e dashur. Edhe pas 1 viti qenka shumë e vështirë të shkruhet ky kujtim për Ty. S’ka lot s’ka fjalë, as vajë që e përshkruan dhembjen dhe mallin që kemi për Ty. Vitet ikin e malli dhe dhembja veq sa shtohen edhe më shumë. Ti ishe gjithmonë vetvetja, e bukur, e ngrohtë, e dashur, bamirëse, një grua me plot dinjitet dhe një nene e përkushtuar 100% ndaj fëmijëve te saj dhe mburremi që të patëm dhe do të mbetesh heroina jonë përjetësisht.

Ti nuk ishe një nënë si gjitha tjerat, ti ishe dhe do të jesh gjithmonë një nënë e veçantë. Kujtimi yt do të jetë i paharruar...Shpirti yt u preftë në paqe. Ti do të jetosh gjithmonë midis nesh, sepse engjëjt si ti nuk vdesin kurrë!

Ne jemi duke u përpjekur të jemi te fort, ashtu siç ke qenë ti e fort dhe e guximshme.

Të kemi dashtë dhe të duam me gjithë zemrën dhe me gjithë shpirtin tonë.

Të kujtojnë e kurrë nuk do të harrojnë: Burri Miftari, djemtë Arbuloni dhe Arbnori, Vajza Arjeta, Reja Saranda dhe Nipi Joriku.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat