Sot më 24 maj u bënë 1 vit pa më të dashurin djalin, vëllaun ,axhën dhe dajën tonë
Nuk qenka lehtë që të marrësh lapsin e të shkruash sa mallë dhe dhimbje kemi për Ty.
Kaloi një vit që më nuk je në mesin tonë , malli për Ty na shtohet çdo ditë.
Më djeg malli i shkretë që s'të shoh me sy Biri im , më mungon përqafimi yt , kur të kujtoj qaj me lot ,eh vdekje që birin tim e more e shpirtin tim rëndë e rëndove , nuk mundem më as të mendoj qe këtë jetë pa Ty të jetoj.
I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ty.
Me lot në sy e mallë në shpirt të kujtojnë: Nëna Cyma ,vëllezërit Xhaviti, Muzliu e Esati, motrat Mejremi, Eminja, dhe Ganimetja si dhe mbarë familja Mehaj nga Istogu dhe Belgjika.