HYSEN (Daut) ALIMEHAJ

Perkujtime

E martë, 16 prill 2024

HYSEN (Daut) ALIMEHAJ

Më: 25 maj 2016 Në ora: 22:06
(23.03.1959-25.05.1998)

Sot me 25.05.2016 përkujtojmë masakrën e parë në rrafshin e Dukagjinit ku në mesin e 9 bashkëfshatarëve ishe edhe ti Baba Ynë.


Kaluan 18 vite pa Ty Baba, ku vajtën ëndrrat qe kishe apo ato u vranë bashkë me Ty, tu ngri buzëqeshja dhe loti ne sy. Të kërkojmë në çdo dhomë, në oborr e rreth shtëpisë, të shohë si hije çdo gazmend dhe çdo mërzi Ti si Yll zbret aty pranë qatisë, na uron e na ngushëllon dhe zbardhon si e bukura ditë. Baba të vranë çetniket ne ditët më të bukura të Majit ku sapo mbushe 39 pranvera, na le jetim atëherë kur ne patëm nevojë më se shumti për ty. Ofshamat e 24 Majit e dridhen Tokën e i qan Zemrat tona, u ngritën në qiellin e çeltë, u shpërndan si re të bardha, u bënë mburojë Lirie. Po si nuk çmendemi, po si gyrbetin e përballojmë, pse nuk jemi sot pranë varrit tënd atë fytyrë tënden baba të gdhendur ne gur mermeri ta përqafojmë. Në dritën e Hënës, në rrezet e Diellit, Ti thith nektarin e dheut te Kosovës së Lirë.

I përjetshëm është malli dhe dashuria për Ty babë.

Jemi krenar qe jemi bijat dhe bijtë tu amanetet dhe dëshirat tua do ti mbajmë me krenari.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

E përkujtojnë: Bashkëshortja Mona, vajzat Elizabeta me familje nga Gjermania, Merveta nga Kanada, djemtë Zyferi dhe Dauti nga Amerika, reja Igballi dhe mbesa vogël, Herolinda.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat