Lumturije Thaqi Hoti

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Lumturije Thaqi Hoti

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 00:26
1.03.1973 - 3.12.2015

Sot, më 3.06.2016, bëhen gjashtë muaj pa Ty bashkëshorte, nënë e dashur

Nënë, nënë e dashur, fjala më e ëmbël e kësaj bote, po jetojmë me hijen tënde, me kujtesën tënde, me fjalët tua. Assesi nuk po mundemi të pajtohemi, që u ndave nga ne shumë herët, mu atëherë kur kishim nevojë më së shumti. Mbetëm jetimë, mbetëm pa sytë e ballit, pa fjalën e shpirtit nënë. Shpirti po të kërkon, po na mungojnë ledhatimet tua, sytë e tu kur na shikoje e na udhëzoje. Lotë dhe lotë, ditë e natë, bijmë në gjumë dhe zgjohemi me zërin tënd. Shumë po duam edhe në ëndërr të shohim e të kënaqemi sikur kur ishe me ne fizikisht, edhe me dritën e diellit, edhe me dritën e hënës po hidhërohemi, që po na merr çmalljen që e kemi për Ty. Nënë, moj nëna jonë, sa shumë që të duam. Po flasim edhe fotografitë, po flasim edhe me shkronjat, por zërin nuk po ta dëgjojmë, e diçka në shpirt po troket, bijat e bijtë e mi, vazhdoni rrugën e jetës me edukatën time dhe të babit e familjes, e bëhuni shembull për të mirë. Edhe babin, edhe gjyshin, gjyshen, dajtë, kur po i shikoj, edhe më shumë po na djeg shpirti, se mbetëm jetima. Do të mbajmë me vete, sikur sytë. Për jetë do të kemi në zemër e kujtime.

Të përkujtojmë, bashkëshorti Bashkimi, vajzat Dafina dhe Beltina, djemtë: Liridoni dhe Haxhia nga Xërxa e Rahovecit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat